Kosova së shpejti në BE dhe në NATO, qeveria në hënë, presidenti në venus ose jupiter

24 Shkurt 2018, 14:34Rajoni TEMA
Kosova së shpejti në BE dhe në NATO, qeveria në

Nga Enver Robelli

Natyrisht që demarkacioni duhet të miratohet.

Duket se matadorët politikë të Kosovës e kanë gjetur zgjidhjen. Duke pasur parasysh se të gjithë e duan shumë Kosovën, e këtu hyn, sipas kryetarit të Kuvendit, edhe «Lista Srpska», atëherë do të ishte befasi po të mos tejkaloheshin mëritë personale. Nëse nuk tejkalohen, ndoshta bie qeveria.

Ose ndoshta nuk bie. Në Kosovë asgjë nuk është e sigurt. Megjithatë, një gjë është e sigurt: edhe nëse të mërkurën hiqet nga qafa barra e demarkacionit, liria e lëvizjes në zonën e Schengenit nuk do të bëhet realitet.

Janë krijuar aq shumë pritje se këtu ekziston një automatizëm: ne miratojmë demarkacionin, ata atje në Bruksel e prekin sustën dhe hiqen vizat.

Kjo nuk është e vërtetë, madje është mashtrim i qytetarëve. Përveç politikanëve lokalë pjesë e kësaj valleje është bërë edhe ambasadori amerikan, i cili – ndonëse vendi i tij nuk është pjesë e Schengenit – në Twitter dhe në media flet si të ishte personi kyç për heqjen e vizave.

Mesazhet e tij ai shpesh i redukton në këtë porosi: mos i izoloni qytetarët. Ndërkohë zyrtarë të EULEX-it thonë se ekziston edhe një kusht për heqjen e vizave: luftimi i korrupsionit. Në këtë fushë, siç dihet, Kosova është kampione – në joluftimin e korrupsionit.

Brenda Bashkimit Europian ka shumë rezerva për heqjen e vizave. Ekziston frika se mijëra të rinj kosovarë të papunë do të mësyjnë botën perëndimore. Para disa ditësh presidenti i Kosovës në një intervistë me një gazetë bulevardeske zvicerane tha se sapo të hiqen vizat, të rinjtë gjenialë të Kosovës do të bëhen konkurrentë në tregun europian të punës.

Ky është një mashtrim, sepse heqja e vizave nuk nënkupton hapjen e tregut të punës për kosovarë në vendet e Bashkimit Europian. Por për politikanët sundues në Prishtinë këto janë detaje të parëndësishme, me rëndësi të bëhen premtime boshe.

Po aq bosh është premtimi se Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Se sa janë dëmtuar raportet e Kosovës me BE-në u pa gjatë festimeve me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.

Në Prishtinë nuk erdhi asnjë politikan europian i nivelit të lartë, asnjë ministër i Jashtëm i ndonjë vendi të BE-së, ndonëse politikanët e shtynë festën qendrore për të dielën, më 18 shkurt, me arsyetimin se shumë politikanë të huaj një ditë më herët ishin të zënë në Konferencën e Sigurisë në München.

Në fakt e vetmja arsye për shtyrjen e festës duket se ishte shkuarja e disa politikanëve të Kosovës në München për të mbajtur fjalime monotone në stilin «Kosova mbetet aleate e Perëndimit».

Për të shënuar përvjetorin e pavarësisë në Prishtinë erdhën politikanë të pensionuar, të cilët nuk luajnë më rol aktiv në jetën publike të vendeve të tyre dhe, rrjedhimisht, nuk kanë pothuaj fare ndikim.

Bernard Kouchneri dhe Klaus Reinhardti mund të na kujtojnë vitet e bujshme dhe të vështira të pasluftës, por jo më shumë. Kouchner ishte kritik për shkak se në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës nuk iu dha fjala asnjë europiani.

Ndoshta në mungesë të politikanëve aktivë fjalën duhej dhënë Kouchnerit apo gjeneralit Reinhardt, i cili do të mund të evokonte kujtime nga 195 ditët e kaluara në Kosovë mes tetorit 1999 dhe prillit 2000.

Në ditarin e tij të botuar pas shërbimit në Kosovë, Reinhardt shkruan se «është jashtëzakonisht vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë me të vërtetë këta njerëz (komandantët e UÇK-së) dhe ku i fusin gjithkund gishtat.

Figura e dyshimtë e Odisesë mund të jetë model i politikanëve dhe figurave të tjera përgjegjëse të këtushme. Duket se vendimtar është vetëm rezultati i arritur, jo rruga se si të arrihet aty. Çdo dredhi shihet si e arsyeshme.

Të kesh besim në deklaratat e tyre mund të jetë gjë e mirë, por kjo këtu është kryesisht gabim. Përherë duhet të pyesësh veten se çfarë mendime të fshehura mund të jenë të ndërlidhura me këtë. Konsiderohet e rëndomtë nëse tjetrin e mashtroni – pa marrë parasysh me çfarë metodash».

Kanë kaluar gati dy dekada prej se gjenerali gjerman i ka shkruar këta rreshta. Në vitin 2018 nuk ka shumë përparim sa i përket cilësisë së personelit politik.

Vizat do të hiqen menjëherë, është një nga premtimet. Sivjet, më 2018, Kosova aplikon për statusin e kandidatit në BE, është përbetuar kryeministri i St. Moritzit.

Tash edhe presidenti i paskësh thënë një televizioni japonez se Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Pasi të miratohet demarkacioni të mërkurën, rrogat mesatare do të bëhen 1000 euro. Kështu ka thënë kryeministri i St. Moritzit, ku 1000 euro kushtojnë tri gota me tri pika uiski.

Kosova së shpejti do të jetë në BE dhe në NATO, qeveria në hënë, presidenti në venus ose jupiter dhe të gjithë banorët e Kosovës të lumtur jo vetëm me 200 mijë vende të reja të punës, të cilat tashmë janë hapur.

6 komente në “Kosova së shpejti në BE dhe në NATO, qeveria në hënë, presidenti në venus ose jupiter”

  1. O says:

    Të vazhdoj kështu Kosova dhe të mos zgjoj djallin

  2. Pellazgos says:

    Zoti Enver,ky vend i pusht-uar nga ju islamiket eshte e veshtire te nderohet nga bota dhe nga vete juve.
    Ne qofte se ka kinez m e emrin Xhorxh apo Ibrahim atehere ka edhe Sulejmane Pellazge
    Ju jini kanceri i ketij vendi.
    Antigreqizmi dhe anti Pellazgjizmi duket ne cdo fushe
    Qe nga titulli i ketij shkrimi duket sa “injorante” jini.
    Cne ju akoma me Ducen dhe kunder Pirros se Epirit?
    Nuk te pelqen e verteta per Zeusin,Athinen Afrovitin Pellazgjike por Jupiter apo Venus!
    Si nuk u bete njerez xhanem?

  3. Baliu says:

    Jo ne Hene do shkoj Vlora Cikcaku qe para se te shkonte ne SHBA iu printe ketu paradave te LGBT. Kurse “elita pulitike” e tu Kosovs* ia ka siguruar vetes nje vend te “perhershem” ne mesin e te “bukurve dhe te pasurve”, sepse e kan perzon shkjaun duke bere koalicione qeverisese me shkie. Meqenese keta jan “e keqja me e vogel” mbas shkarkimit urgjent te Nexhat Dacit (ish kryetar i kuvendit, tash kryetar i akademise se shkencave)) dhe Bajram Kosumit (ish kryeminister, tash rektor i universitetit te Gjilanit), keta do ti fitojne “zgjedhjet e lira dhe demokratike” per 30 vjet rresht, sikur Hosni Mubaraku i Egjiptit.

    1. kurvaleshi says:

      Ore ju vlonjater ….. ( me qe erdhi rasti po e them) po si e lejoni ate Cicakun te mbaje emerin e qytetit tuaj , Vlora ???!!!! Po nuk keni marre (turp) kur thote per shembull i shoqi i saj , pershembull: I kom fut nje te qime (shkepme) mbreme Vlores , sa uje te zi i nxorra …. para e mbrapa e çapeleva Vloren time sa jom kenoq !!!!! A keni burreni ju vlonjater apo jo … a durohet kjo per qytetin tuej ???!!!!

  4. D O K L E A T I says:

    Po cka mendon ti zoteri.
    KOsovaret nuk e pijne viskin. Ne pijme qaj rusi. Ne oda te burrave ne Drenice.
    Se bashku me presidentin Hashimin dhe Trnaven.
    Hashimi asht idherua dhe nuk dekoron asnji shqiptare te krishtete.
    I pengi Ramushi qe nuk pin qaj rusi por caj rrushi.

  5. kurvaleshi says:

    Ore ju vlonjater ….. ( me qe erdhi rasti po e them) po si e lejoni ate Cicakun te mbaje emerin e qytetit tuaj , Vlora ???!!!! Po nuk keni marre (turp) kur thote per shembull i shoqi i saj , pershembull: I kom fut nje te qime (shkepme) mbreme Vlores , sa uje te zi i nxorra …. para e mbrapa e çapeleva Vloren time sa jom kenoq !!!!! A keni burreni ju vlonjater apo jo … a durohet kjo per qytetin tuej ???!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje