Vetëvendosje s'ndryshon qëndrim ndaj Demarkacionit

25 Shkurt 2018, 16:10Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe marrëveshja e re për Demarkacionin, që të mërkurën hidhet për votim në Kuvend, ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është krim e tradhti për vendin.

Me anë të një komunikate për media, ky subjekt politik opozitar thotë se “pas fjalëve të forta në seancën e së premtes në Kuvend, kryeministri Haradinaj qenka marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi. E kanë shtuar fjalën ‘si orientim’ për raportin e Komisionit ‘Bulliqi’, duke dashur ta krijojnë përshtypjen që edhe po e përfshijmë raportin që akuzon e rrënon Komisionin ‘Meha’, edhe të mos e marrim seriozisht atë”, thuhet në komunikatë.

Aty theksohet se ky pazar fjalësh ia humb Kosovës 8,200 hektarë tokë.
“Ky projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm, e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar”, thuhet ndër të tjera.

Vetëvendosje thotë se brenda vitit Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës ndryshoi qëndrim për demarkacionin.

“Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin e drejtuar nga Shpejtim Bulliqi. Siç duket, PDK-ja e LDK-ja janë në pajtim për ta shfrytëzuar ambicien vetjake të Ramush Haradinajn vetëm sa për t’i kaluar këto projekte të dëmshme. Më pas, kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë”, thuhet pos tjerash në komunikate e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve./rel/

4 komente në “Vetëvendosje s’ndryshon qëndrim ndaj Demarkacionit”

  1. O says:

    8.200 hektarë jan shumë, dhe Palestina s’do lejonte një supërfaqe të tillë të huajve

  2. mik says:

    Cila do qeveri ( parti apo individ ) i Kosoves qe ta pranoje dhe te zbatoje demarkacionin, asht qeveri ( parti apo individ ) tradhetare.
    Na, si komb Shqipetar, jemi ne kete gjendje, sepse te paret tane kan dhane tokat tona te “ .fqinjet “ bash si ne kete kohe.
    Ne cfar do lloj rrethanash, askujt nuk i falet nje tradheti e tille.

  3. Baliu says:

    Ani more qa ka lidhje, mos e kqyr pazarllakun, por kqyre kallabllakun. Duhet quar proceset perpara. Rrnoft rruga jone neper ara, qe gjithmone na qon perpara.

  4. bukoshi says:

    Tani, dy argatet me te mdhenj /merrcenare/ te Serbise : Hashim Thaqi dhje Alboin KUrti. jane ne gare per vend te pare. Por,tani, si po duket, Albini po prine per vendin e pare, i ndihmuar prej Lista serbe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje