Opozita greke akuzon Kotzias se i ka falur "detin" Shqipërisë, reagimi ndaj Bakojanis: Shqipëria po pret autorizimin e Presidentit

24 Shkurt 2018, 15:32Rajoni TEMA

Ish ministrja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë.

Bakojanis është shprehur se prej vitesh, Shqipëria dhe Greqia kanë patur marrëdhënie të shkëlqyera.

Ajo thekson se Shqipëria është një vend me perspektivë europiane dhe një retorikë e tillë greke ndaj vendit tonë nuk ndihmon në raportin mes dy vendeve.

Por ish-ministrja e Jashtme greke përmend edhe vizitën e fundit të Kotzias në Tiranë dhe deklaratat e “qarqeve në Ministrinë e Jashtme të Greqisë”.

Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT-në.

Kotzias: Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme.

Gazetari: Çdoni të thoni me këtë? Lajme të rreme…

Kotzias: Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…

Gazetari: Si për shembull?

Kotzias: Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve…

Gazetari: Ah, a ia dorëzuat?

Kotzias: … për zonën gri, thonë Demokracia e Re. Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë.

Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi.

Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë.

Gazetari: Ta bëjmë të qartë për botën që na dëgjon se po flisni për marrëveshjen me Shqipërinë, apo jo?

Kotzias: Po. Siç e dini, dhe veçanërisht për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne.

Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë.

Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin.

Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.

7 komente në “Opozita greke akuzon Kotzias se i ka falur “detin” Shqipërisë, reagimi ndaj Bakojanis: Shqipëria po pret autorizimin e Presidentit”

  1. PA EMER says:

    SHQIPTARET DUHET TA MESOJNE SE BAKOJANI NUK KA HALLIN E MAREVESHJES PER PROBLEMET ME SHQIPERINE , POR ME SHUME PERPIQET TE KRIJOJE MUNDESNE E SHTIMIT TE REPUTACIONIT TE VELLAJT TE SAJ QIRJAKO MICOTAQI , DERI SA TE KAPE FRONIN E KRYEMINISTRIT …!.. PRA GREQIA E DEMOKRACISE SE LASHTE ME “DINASTIRA ” TE REJA ..!

    1. ehhh says:

      “Demokraci e lashte” ? ? ? Deri ne 1976 Greqia ishte Diktature Fashiste!!!

  2. undefined says:

    Greket gjithmone kane tallur bythe me shqiponjat dykrenare. Ja shikoni kush buzeqeshi nga kjo marreveshje tradhetare e Rames dhe ju morracake shani Grekun si fajtor.

    1. yyp Xhixhi says:

      Une pashe tet’eme duke qeshur, pasi ja ngjesha mbreme Pisoglendi mou ?

  3. mirel says:

    Duket qarte shprehja e Kociut kur thote qe duhet te presin autorizimin e presidentit qe mareveshja te marre fuqi. Ne keto kushte greket kane qente 100 % koshiente qe mareveshja e pare nuk ka patur fuqi.
    Prandaj tere kete historine e humbjes se detit qe po e shet Ramiu si te vertete eshte mashtrim per te lare duart nga pazari me greket.
    Kotciu me pelqen. Rri rri dhe e thote nga nhe detaj te rendesishem

    1. uuuue says:

      IDIOT! Marreveshja e pare nuk ka patur fuqi pikerishte sepse Rama dhe opoziat atehere e detyruan Gjykaten Kushtetuese ta hedhe poshte. IDIOT, ti thua pikerisht kete, pastaj thua se Rama ja fut kot! TRUPESHK ?

  4. vaso says:

    Nuk ka asnje zhurme per detin.Po merren me ceshtjen “NOVARTIS”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje