FOTO: Historia interesante e shpikjes së tenxheres me presion në vitin 1679

2 Mars 2018, 11:33Lifestyle TEMA

Ndodhi në vitin 1679 nga studiuesi poliederik francez, Denis Papin pas një sëri studimesh mbi avullin. Papin depozitoi patentën e “tretës”, një enë me një mbyllje hermetike që ashtu siç shkruante ai vetë i bënte të tretshme shumë ushqime, mes të cilave edhe mishrat më të fortë.

I nxitur nga dëshira për t’i pajisur të varfrit me një instrument për t’ua bërë të ngrënshme edhe ushqimet më të forta, Papin krijoi një enë shumë të ngjashme me tenxheren e sotme me presion.

Shpikja e tij kishte edhe një valvul sigurie me një funksion shumë kompleks që lejonte nxjerrjen e avullit. Për fat të keq, kostoja e lartë bëri të mundur zhdukjen e saj deri shekullin e kaluar kur tenxherja me presion njohu një sukses të dukshëm.

Si funksionon tenxherja me presion? E thjeshtë. Normalisht duhet të ngrinim flakën, por në të vërtetë sido që të jetë intensiteti i flakës temperatura e ujit (e ushqimit) nuk i kalon 100 gradë.

Koha e zierjes së ushqimit është më e shkurtër. Për të shpjeguar motivin duhet ditur se kalimet e ujit (i ngurtë, lëng dhe avull) varen nga presioni dhe nga temperatura.

Në kushte normale vlimi ndodh në temperaturën 100 gradë. Kur presioni është më i lartë siç nodh në tenxheren me presion, uji zien në temperaturën mbi 100 gradë. Nëse presioni atmosferik është më i ulët si p.sh në male uji zien në temperatura më të ulëta.

Temperatura më të larta. Tenxherja me presion e shfrytëzon këtë parim: mbyllja pothuaj hermetike e tenxheres ndalon daljen e avullit që vjen nga zierja.

Avulli akumulohet në brendësi të enës duke krijuar një mjedis me temperatura më të larta. Temperatura e vlimit, pra e zierjes rritet deri në 120 gradë duke zvogëluar për pasojë kohët e zierjes së ushqimeve. (bota.al)

2 komente në “FOTO: Historia interesante e shpikjes së tenxheres me presion në vitin 1679”

  1. Semi says:

    Sishte interesante.

  2. daja says:

    Kur presioni rritet, rritet dhe pika e vlimit te ujit o gazetar. Ne tenxheret e presionit me 1.2 atmosfere presioni, pika e vlimit te ujit ashy 120 grade celcius, prandaj e mishrat e forte zihen me mire, e jo nga avulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje