REPLIKAT/ Andi Bushati: Zamir Mane, krye-oligarku që “drejton” Shqipërinë. Mane: S’kam përfituar asnjëherë nga pushteti

2 Mars 2018, 09:26Sociale TEMA

Si po thellohet sot pabarazia në botë, ku vetëm 6 kapitalistët më të pasur zotërojnë gjysmën e pasurisë së globit dhe si po pëthyhet ky fenomen në Shqipëri? A po shkon vendi drejt një sitemi oligarkik të pushtetit të pakicës mbi shumicën? A janë ky grusht njerzish që mbajnë nën kontroll qeveritë dhe fabrikojnë ligje që u shkojnë për shtat vetëm atyre dhe janë në dëm të pjesës tjetër të shqiptarëve?

Biznesmeni më i njohur shqiptar, Samir Mane, është vënë përballë gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati në emisioni të “Të Paekspozuarit”, për të diskutuar për këto tema.

Në qendër të debatit kanë qenë pyetjet e nxehta nëse është ai një oligark? Nëse qëndron ai në majë të piramidës të një sistemi oligarkik? E gjithë biseda mbi një orë e 30 minuta është zhvilluar mbi këtë temë: Zamir Mane që mohonte faktin e të qenit një oligark dhe gazetarët që sillnin shembuj për të kundërtën.

Andi Bushati e vlerësoi Manen si një oligark. “Duhet të përcaktojmë termin. Oligark nuk është vetëm njeri i pasur, por edhe ai njeri që përfaqëson pushtetin e një pakice që ndikon edhe mbi qeverinë dhe mbi vendimet që kanë pasoja mbi shumicën. Unë mendoj se Shqipëria është një vend oligarkik. Mane është në majë të kësaj kulle dhe si i tillë, mendoj se ai është një oligark”, tha Bushati.

Por Mane nuk e pranoi këtë.

«Unë nuk kam marrë pjesë asnjeherë në një tender publik, asnjë koncesion, nuk kam përfituar nga asnjë lloj ligji nga qeveritë deri tani. Unë jam një bisesmen i suksesëshëm në pjesën më të madhe të aktiviteteve të mija. Unë nuk e pranoj që jam oligark, por komenti im është që fjala oligarkë në raport me biznesmet e mia nuk ngjit fare. Prezenca e kompaniteve të mia në këtë vend i kanë sjellë shtetit 40 milion euro në vit, këto të ardhura janë që i shkojnë shtetit nga kompanitë e mia”.

Gazetarët kanë sjellë me shembuj ndërtimin e një kulle në Tiranë Parc Gate dhe investimin Green Coast në Palasë për të sjellë shembullin se kompanitë e Manes janë favorizuar nga qeveritë se ai ka marrë jeje në kushte kur për biznesmenës e tjerë ishte në fuqi moratoriumi i lejeve të ndërtimit dhe se ai është një nga ata që i ka qepur ligjet si një kostum « sur misure » për vete dhe se ka përfituar nga ligji i Ramës për investirorët strategjikë për të zgjidhur problemet me pronarët e tokave.

Pse u kthye Zamir Mane nga Viena në Shqipëri ?

Andi Bushati e pyeti biznesmenin Samir Mane, se përse ai la Austrinë për Shqipërinë dhe këtu gjeti parajsën, në një kohë që mijëra njerëz largohen nga ky vend.
Bushati: “Jetojmë në një vend ku sondazhet thonë se shumica kërkojnë të largohen nga Shqipëira, për të pasur një jetë më të mirë. Si ka mundësi që ju ishit mirë në Austri dhe erdhët këtu për të shumfishuar paratë tuaja, ndërkohë që të tjerët duan të ikin? Pse ky vend qenkësh i begatë për ju dhe padrejtë për shumicën e shqiptarëve ? A mos do të thotë kjo se Shqipëria është me fat vetëm për ata që kapin politikën dhe kanë mbështetjen e saj” ?

Zamir Mane: “Dhe ne jemi të surprizuar nga ky sukses që kemi arrtur. Unë kam ardhur në Shqipëri jo se jam patriot i madh, por sepse atje na Austri ku punova unë filluan reduktimin, dhe prandaj erdha në Shqipëri për të rifituar. Në Austri nuk mund të bëja dot Qendër Tregtare, këtu po, sepse nuk kishte, po kështu edhe supërmarketet. Unë ndërtova supermarket vetëm me rafte 300 mijë euro, dhe e shita 30 milion euro. Ky është suksesi im. Investimet e mia më të mëdha do të fillojnë në Maqedoni, dhe mendoj të investojë deri në 300 milionë euro, punoj në Kosovë, në shumë vende të tjera, pse kjo do të thotë se edhe në Maqedoni apo Bosnje kam mbështetje politike ? Unë mendoj se jo”.

Sipas gazetarëve ka shumë shembuj që tregojnë se oligarkët me fuqinë e pushtetit dhe parasë së tyre ndikojnë mbi politikanët që këta të fundit të marrin vendime që shkojnë në dëm të interesit të shumicës së qytetarëve.

“Politika është skllave e oligarkëve. Erion Veliaj është shembulli më i mirë për këtë. Një kryetar bashkie i cili fillimisht u thotë njerzve më jepni votën se do keni zero ndërtime në qytetin tuaj, pastaj kapet peng nga oligarkët dhë bën në praktikë të kundërtën e asaj që ka premtuar në fushatë është shembulli tipik i kapjes së shtetit. Ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave, a nuk është kjo një provë se kush e drejtron relishtë këtë vend”? – ka pyetur Bushati.

Zamir Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla. “Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”.

Mik i Berishës apo i Ramës?

Sipas Ylli Rakipit suksesi dhe pasuria e Zamir Manes lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me faktin se ai është njeriu që i flet në vesh kryeministrave dhe që ndikon në vendimarrje duke qënë miku i shtetarit të radhës, si në rastin e Berishës, po ashtu edhe të Ramës
Por, vetë Samir Mane ka thënë se për shkak të punës është takuar me kryeministrat e fundit të vendit, por e ka mohuar miqësinë me ta. “Do që të them që jam mik i Sali Berishës dhe i Edi Ramës, kur nuk jam? Puna më ka bërë që t’i takoj këta njerëz, por nuk janë miqtë e mi. Biznese me lidhje politike mund të ketë, por ky nuk është rasti im”, deklaroi ai.

Gjatë bisedës njeriu i shpallur si biznesmeni më i pasur i vendit mohoi kategorikisht akuzat se ai është njeriu që fshihet pas koncesionit 20 milionë eurosh të pullave fiskale. Ai mohoi gjithashtu edhe faktin që ka shqetësuar kohët e fundit ambientalistët se ai po planifikon të ndërtojë në zona të mbrojtura si laguna e Nartës apo Parku kombëtar i Butrintit. Nisur nga debate i madh që u bë në studio lidhur me ndërtimin e Green Coast në Palasë ai tha se nuk ka ndërmend të investojë më në jug të vendit për sa kohë nuk është zgjidhur njëherë e mirë problem i pronësisë.

Mane dha gjithashtu lajmin se së shpejti, çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësi të bëhet aksioner në bizneset e tij.

“Ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompania Balfin do të ketë shumë aksionerë, 10-20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia” shpalli ai në fund të emisionit.

14 komente në “REPLIKAT/ Andi Bushati: Zamir Mane, krye-oligarku që “drejton” Shqipërinë. Mane: S’kam përfituar asnjëherë nga pushteti”

  1. Sajmuti i oligarkise says:

    Qe je oligark o saj Mir kete e dine edhe budallenj e para e punes !se dyti mos e moho kurre kete te paren per te vashduar ! Se treti ne nuk dime shumen sa ka perfituar familja berishe apo Ilir muta pa ardhur tek Rama qe kalaja ishte e ngritur dhe vashdon te ngrihet pasi milioni i pare eshte veshtire Ok sajmut

  2. Daniel says:

    Ky njeri ka qene dhe eshte mesuar nga Kujtim Kapollari. Por Mane edhe pse me i dobet ne ato vite se Kapollari shkoi shume para me ndimen e politikes. Ndersa Kapollari u persekutua dhe u burgos nga politika. Mane gjeti shtrate te ngrohte ne Shqiperi ku nuk paguej tatim dhe eshte i pasur. Tatimi qe paguhej ne Shqiperi ishte paraja ne dore qe i jepej tatimorit e jo shtetit. Shtetit i takon te pasqyroi me dekumenta se sa ka paguar per tokat dhe tatimin ne vite. Por kjo nuk ka te ngjare te ndodhe ne nje vende si Shqiperia. Rama nuk e bene dote pasi i ka shitur pikturat. Populli te zgjohet ne protesta jo per Saliun ,por per te mbydhur difektin qe lejoi ne vite ku te gjithe ishim njesoi dhe u diferencuam padrejtesishte.

  3. Endri says:

    Po kur nuk perfiton pse rrin duke ftu per dreka e darka qeveritare e kryebashkiak. Ndryshe nuk ka se si.

  4. Albi_I says:

    Sa te cuditshem militantet. Shkojne e komentojne lart e poshte, po nuk dine ca te shkruajne te nje njeri qe tregon qarte qe perfitonte qofte nga Berisha e qofte nga Rama.

  5. Era e Malit says:

    Ky eshte padyshim Oligarku nr 1 ne Shqiperi.
    Ky eshte personi qe ia blen dhe ia shet vetes nga 10 here, me emra shoqerish te ndryshme serbe, belge, greke etj rrjetin Euromax & Carrefour & Intershpar etj sa here duhet te kaloje ne centrifugen e lavatriçes dhjetera miliona euro te vetat dhe te pushtetareve.
    Ky eshte personi qe bashke me Armando Duken (Neptun & Gotech) me mbeshtetjen totale te qeverise Berisha, duke mos paguar asnje takse doganore, perzune gjigandet italiane Euronics dhe Troni nga tregu shqiptar i elektro-shtepiakeve duke i nxjerre nga tregu se shisnin 50 % me lire. Tani e ndajne tregun se bashku dhe i kane ngritur çmimet.
    Ky eshte personi qe ka plot koncesione ne ortakeri me Berishen dhe Ramen dhe ndan parate me ta duke vjedhur shqiptaret. Ky fshihet pas shoqerive te pullave fiskale, pas asaj te ngjyrimit te karburanteve, asaj te skanimit ne pikat doganore, asaj qe merr gjithe kromin e Bulqizes dhe e shet jashte pa paguar asgje ne arken e shtetit.
    Zyra e tij juridike pergatit te gjitha ligjet qe u çohen ne tavoline per firme ministrave dhe kryeministrit e me pas parlamentit.
    Ky eshte personi qe se bashku me Kastratin dhe Olsi Ramen do te marre ne kontroll gjithe agjensite doganore.
    Askush nuk i beson pallavrave te tij si taksapagues me i madh me 40 milion euro. Le t’i nxjerre letrat Arben Ahmetaj te cilin e ka futur ne xhep dhe ishte ky qe e rikonfirmoi si minister sepse Rama e kishte fshire nga lista si kryehajdutin xhuxhmaxhuxh.
    Me Bashen dhe Lali Erin ka bare pazare te felliqura me lejet e ndertimit qe u ka marre duke shkelur çdo lloj ligji urban.
    Keto jane vetem nje pjese e horrliqeve qe ben bashke me pushtetaret dhe qe i di gjithe Shqiperia pavaresisht se i mohoi ne menyre qesharake mbreme ne Top Channel.

  6. Lili says:

    Po ky e gjeti hazer stokun e manganezit qe e pervetesoj edhe e shiti,vjedhje ashiqare e pasurise kombtare,me leje te politikes edhe austria ishte vetem vendi ku ish komunistat kishin lidhjet e tyre te vjetra per traffiqet e tyre,qysh prej kohes se komunizmit.
    Pse se pyet kush ku ka punuar ne Vienne.

  7. buj says:

    GJITHE NDIHMA, SUPORTI I BE, EDHE BORXHI PUBLIK MERRET PER KETE SAJMIRIN, ZAMIRIN APO SAMIRIN CAR KAKEN E QUAJNE… TE GJITHA RRUGET TE COJNE TE ( TEG )KY, A ESHT PROVE KY SLOGAN QE QEVERITE PUNOJNE PER KETE?.. EDHE KJO QE NUK ESHTE SHOK E MIK I ASKUJT KJO DIHET, VETEM PARTNERE JANE!. POR NJE GJE ESHTE E SIGURT, NJE KALA E NGRITUR ME HILE DO BJERE ME HILE…

  8. ceni boston says:

    Po Fatos Nanos kush ja ka blere apartamentin ne Viene o Zamir?

  9. eni says:

    Nje gje eshte shume e qarte zilia dhe zmira te pjesa me e madhe e shqiptareve( injorant) ai qe eshte i afte i krijon kushte dhe terren biznesit te tij dhe punon me te bardh dhe te zinje me te pd apo te ps. cafre eshte kjo idjotesi me shumice te njerezit qe hakerrehet nga inati pse ai ka ber aq pasuri pa vrare e prere njeri…

  10. Albi says:

    Ky esht nje buf me dy sy qe di vetem artin e bythlepirjes.Po nuk e faj ti o Zamir faj kane ata qe kemi pasur e kemi ne maje qe u pelqen kur jua lepijne Po te kemi ne krye nga keta lloje do quhet sukses ky me shoke Eh kur ske kok ke byth

  11. Treviso says:

    Per zotin Mane ka ?????????????????????????????????????????????????????? ??????????????????? Me keto pikepyetje eshte mbuluar gropa pas pallatit te kultures e hapur nga ish biznezmeni Haredin Sejdia.

  12. arbeni nga tepelena says:

    hodhi 300 mije euro dhe fitoi 30 milion? kaq dhe ata te kokaines nuk besoj se do fitonin,apo eshte lapsus.si shum shum shum shum lart e ka fitimin.

  13. Ana says:

    Rakipi,Bushati e ndonje tjeter jane mesuar qe neper emisjone te ndryshme te flasin mbare e prape,pa argumente,nisur nga fakti qe shpif e shpif se dicka do mbetet,Ne kete emisjon,perballe bizesmenit Sajmir Mane u ndjene vertet keq,aq sa shpesh here terhiqeshin nga ato qe parashtronin.Kjo u duk aq shume,. sa ZMane ja u tha cope.Po ju me keto merreni ” Thone disa , degjojme te flitet,me thasheheme?Ishte gati te ikte nga studjoja ,se ju duk e pavend te merrej me gazetare, qe cdo gje ne debat e ngrinin ne dyshime,bile dhe ato pak fakte qe permenden si koncesione e tjera ,u dolen te paverteta dhe u ndjene keq.Une do ta quaja nje emisjon te deshtuar.

  14. Mentari says:

    Futi ato budallenj ne kompanite e deshtuara te tuajat 10000 apo 20000 dhe meru parate dhe pastaj zhduku nga shqiperia dhe jeto si King si hajdutet e tjere.Nuk investoj asnje lek tek kompanite Bankrup te tuajat se ndryshe nuk ke pse I shet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. M
    Maria

    Samir mane eshte i zgjuar sepse ka arritur aty ku eshte vetem nga zotesia dhe zgjuarsia e tij. Ju e shani ate sepse nuk beheni dot si ai. Respekt mane.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje