SHBA ka humbur miliarda dollarë në tregti, Trump: Luftrat janë...

2 Mars 2018, 14:57Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “luftërat tregtare janë të mira”.

Ai i bëri komentet pasi vendimi i tij për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit ka shkaktuar reagime.

Trump, në një postim në Twitter, tha se SHBA-ja “ka humbur miliarda dollarë në tregti” dhe se luftën tregtare mund “ta fitojë lehtë”.

Të enjten, ai tha se importet e çelikut do të përballen me tarifa prej 25%, ndërsa ato të aluminit 10%.

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian thanë se do të ndërmarrin kundërmasa.

Meksika, Kina dhe Brazili thanë po ashtu se po shqyrtojnë hapa hakmarrës.

Kritikët thonë se tarifat e reja nuk do t’i mbrojnë vendet e punës në Amerikë dhe se ato do t’i rrisin çmimet për konsumatorët.

Lajmi bëri që tregjet në Evropë dhe Azi të bien të premten.

1 komente në “SHBA ka humbur miliarda dollarë në tregti, Trump: Luftrat janë…”

  1. Bimi says:

    Ti hane mender mu..n Trump. Fakt eshte qe Amerika ka cdo gje nafte, burime natyrore teknologji dhe jeton pa pasur nevoje per Evropistanin dhe Kinen. Evropistani le te investoje ne Halal food se se shpejti do drejtohet nga Arabia Saudite. E le te vazhdojne luften kunder ngrohjes globale e perrallave si keto. Amerika po ringrihet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje