Dosja "Duka", Arta Marku dhe shpresa për të nesërmen e futbollit

3 Mars 2018, 18:36Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Ditët e fundit në Europë ka nisur ndëshkimi për presidentët e Federatave të Futbollit për shkak të manipulimit për rizgjedhjen e tyre në krye të këtyre institucioneve. Bëhet fjalë për Federatën Kroate të Futbollit, ku presidenti Davor Shuker është shkarkuar nga ky post për shkak se Inspektoriati i Sportit në këtë shtet zbuloi se gjatë votimeve kanë votuar disa persona të cilët nuk duhej të kishin marrë pjesë në votim duke i cilësuar këto zgjedhje të pavlefshme.

Ndërsa, në shtetin Grek kanë kërcitur prangat ku janë arrestuar plot 58 persona për pjesmarrje të tyre në skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koriopolis”, që plasi në vitin 2011.

Në listën e të arrestuarve janë edhe ish presidenti i Asteras Tripoli dhe ai i Olimpiakos Volou, Akiles Beos, i cili ka qenë edhe kryetar bashkie në Volos dhe është dënuar me katër vite burg.

Po të bësh një krahasim me vendin tonë situata është akoma dhe më e rëndë. Ne kemi të bëjmë me një president Federate që përveçse e ka kthyer institucionin e futbollit shqiptar në një pronë private, ka ndërtuar dhe një sistem akoma dhe më të korruptuar sa i përket zgjedhjeve, duke u zgjedhur në krye të atij institucioni sa herë të dojë.

Ndërkohë, që në Kroaci homologu i Armando Dukës është shkarkuar për shkak se kanë marrë pjesë në votim persona që nuk duhet të votonin dhe është zbuluar pas zgjedhjeve, ne kemi një rast të paprecedent sa i përket zgjedhjeve të 7 shkurtit ku Duka u rizgjodh për herë të pestë.

Në atë proces votimi të datës 7 shkurt morën pjesë për të votuar 12 shoqata fantazmë të cilat janë krijuar nga Armando Duka duke vendosur në krye të tyre emra që janë vartës të tij, për t’i krijuar atij një super siguri në çdo katër vjet për tu zgjedhur qetësisht në krye të Federatës së Futbollit.

Ajo që është e rëndë këtu tek ne, është se këto 12 shoqata fantazmë u bën publike që pa nisur zgjedhjet që ishin ilegjitime, pasi nuk figuronin të rregjistruara në Gjykatë të cilat janë të faktuara nga vetë Gjykata e cila pas interesimit të mediave e shprehu qartë se këto shoqata nuk figurojnë rregjistruara. Dhe skandali u thellua edhe me shumë pasi përveçse nuk duhet të merrnin pjesë në votim, ata erdhën, fjetën një natë në Hotelin e paguar nga Armando Duka dhe të nesërmen votuan qetësisht si fantazma në favor të tij duke i dhënë 12 vota të paligjshme.

Përveçse zgjedhjes së Dukës në mënyrë të turpshme, po aq skandaloze ishte dhe votimi për Komitetin Ekzekutiv që është dhe qeveria e futbollit shqiptar, ku siç është zbuluar nga televizoni “Report TV” kemi të bëjmë më vota të falsifikuara, me kandidatë që kanë marrë votat e duhuara por që nuk kanë rezultuar fitues, si dhe me persona që kanë fituar dhe janë në konflikt interesi.

Por, ndërkohë që në vendet fqinje janë marrrë masat e duhuara, në vendin tonë Armando Duka vijon të drejtojë si “mbret” Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe pse ka disa vota jo të ligjshme që e bëjnë atë një president jo legjitim.

Fatkeqësia në këtë vend është se sistemet e drejtësisë ende nuk kanë nisur të funksionojnë, ndaj dhe të tillë persona vijojnë e rrinë të qetë në karrige që u sigurojë para dhe pushtet. Mjafton të kujtoni deklaratën e kreut të njësisë disiplinore dhe integritetit në UEFA, Emilio Garcia, i cili ka deklaruar:

“Udhëtuam disa herë në Shqipëri për këtë çështje, por kupton që harxhuam shumë kohë dhe para, pasi ishte me të vërtetë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase”.

Kjo deklaratë është bërë për çështjen e trukimeve të klubit të Skëndebeut ku Garcia i referohet mos bashkëpunimiet me prokurorinë shqiptare. Dhe po ta krahasosh me skandalin e futbollit Grek është po aq i rëndë sa atje.

Ne kemi të bëjmë me një klub që ka arritur të manipulojë në mënyrë mafioze plot mbi 50 ndeshje duke përfshirë këtu ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe në Kupat e Europës. Në listën e zezë janë dhe financuesit kryesor të këtij klubi duke nisur që nga Ridvan Bode, Ardjan Takaj, dhe Agim Zeqo, të cilët kanë bërë të mundur manipulimin e ndeshjeve. Dhe për skuadrën shqiptare është kërkuar përjashtimi për 10 vite nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë.

Ndërkohë, që në Greqi kanë nisur arrestimet, në vendin tonë jo vetëm që nuk ka asnjë hetim as nga prokuroria dhe as nga FSHF-ja (me këtë të fundit që është po aq e përfishrë në këtë skandal të trukimeve pasi presidenti i këtij institucioni është ortak dhe financues i kësaj skuadre) , por këta financues kanë nisur dhe presionin ndaj UEFA-s duke ngritur tifozët në protestë që të mos i ndërshkojnë. Dhe ndërkohë, që tifozët protestonin që presidentët e  tyre të mos ndëshkoheshin se kanë trukuar ndeshje, njëri prej tyre u bën dhe karshillëk me pushime në Vjenë më një deputet të një force politike.

Arta Marku ashtu siç thuhet se po merret seriozisht me disa dosje; duhet që të shplurosë dhe  dosjet e skandaleve të futbollit shqiptar të cilën pallati i drejtësise e ka pasur burim financiar; frikë dhe alergji deri më sot.

Nëse nuk e bën atëherë harrojeni thirrjen në shkallët e stadiumit “O sa mire me qenë Shqiptar” pasi futbolli do vazhdojë të ndiqet pas nga fantazmat e pa ndëshkuara të së shkuarës.

11 komente në “Dosja “Duka”, Arta Marku dhe shpresa për të nesërmen e futbollit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte e vetmja rruge qe do shpetoj futbollin shqiptar dhe do largoj maskarenjte !

    1. TKZ says:

      Po tani I zgjidhet hallet e shqiperise. Merruni pak me taksat qe po ia fusin popullit…

  2. MarkAdriatiku says:

    U ba vetingu, e hongren peshkaqenet…bravo, Llalla2 dhe Kapteri i Rilindjes.

  3. tifozi says:

    Ky eshte DUKA E DROGES te gjithe e dine qe eshte PESHK I MADH por nuk kane grepa per ti kapur.

  4. Arch Investor shpk , pastrim parash says:

    Ja faktet :
    Federata Shqiptare e Futbollit dhe Union Bank nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2016-2018, që rinovon mbështetjen e kësaj banke për Kombëtaren shqiptare të futbollit që prej vitit 2010.
    http://fshf.org/sq/fshf-dhe-union-bank-rinovojne-marreveshjen-e-sponsorizimit/
    Krijohet firma e perbashket KATO VORA ALBANIA, 16/02/2017 , 100 000 leke, 50 % me AIBA, Pjesemarrje ne kompani te tjera tregtare vendase dhe/ose te huaja. Shitje dhe blerjen e aseteve te paluajtshme. Dhenie me qira te aseteve te Shoqerise.
    Kush eshte aksioneri tjeter ?
    Sipas QKR -se eshte ALBANIAN COURIER
    Po pronare te ALBANIAN COURIER kush jane ?
    Sipas QKR poseduesi i 100 % te aksioneve eshte UNION GRUP SH.P.K
    Kush eshte Union Grup shpk ?
    Eshte grupi qe zoteron Union Bank nepermjet Unionit Financiar dhe vellezerit Niko dhe Edmond Leka qe gjithashtu jane pronare te Unionit financiar.
    Pra Presidenti i FSHF Armand Duka eshte ortak me 50 % me sponsorizuesit e FSHF-se ne kompanine KATO VORA ALBANIA.
    Se cfare lidhje kane vezet e AIBA me nje sherbim postar hajde gjejeni. ?
    Po ti shikoni levizjen e parave do habiteni.
    Skema vazhdon ….

    1. I nderuar lexues, Komenti i mësipërm, është pjesë e një fushate presioni, dezinformimi e përbaltje që ndërmerret nga pushkatarë të paguar të pushtetit, të prekur nga ballafaqimi me të vërtetën gjatë një emisioni televiziv, pjesë e së cilit ishte edhe kryeredaktorja e Revistës Monitor znj. Ornela Liperi, ndaj kompanive e individëve të përfshirë në aktivitetin e biznesit të Union Grup apo kompanive të tjera të lidhura me të (Union Grup është kompania mëmë e Media Union, botuese e revistës Monitor).

      Gazetarët dhe stafi më i gjerë i revistës janë të vendosur që pavarësisht këtij presioni të hapur, të qëndrojnë në pozitat e tyre objektive për të informuar sa më drejtë publikun, ashtu siç edhe e kemi shprehur qartë qëndrimin në editorialin e Revistës, si vijim i përballjes me përbaltjen që vjen nga pushteti.

      Në vijim, linku përkatës:
      monitor.al/editorial-te-lire-te-pavarur-e-profesionale-kjo-eshte-ajo-qe-kemi-qene-jemi-e-te-jemi

  5. Po po! says:

    Bjerini legenit bjerini.Se i bini shume bukur!??

  6. "BOHOTINA" says:

    11 ndeshje te trukuara dhe 12 shoqata fantazme i di dhe une qe jam jashte sistemit dhe jashte organeve te prokurorise dhe gjykatave. 11 ndeshjet e trukuara te “Skenderbeut” kane ndodhur ne vitin 2010-2011, kur ne fazen e trete i “fitoi” tere ndeshjet dhe nga 12 pike qe ishte mbrapa vendit te trete nga fundi doli para saj me disa pike dhe shpetoi. Dikush tjeter ra nga kategoria. Keshtu deshen mafiozet Duka, fshatari i Rakickes Bode, e kompani. Cikli i kesaj skuadre kisht filluar dhe hopa disa vite kampion. I hoqen ate te vitit 2016, po akoma nuk ia kane dhene asaj qe i takon: “Partizanit” qe na perfaqesoi ne kupen e kampioneve.
    Per shoqatet s’ dua te flase pasi ate histori e dine dhe femijet e kopeshtit dhe as per konfliktin e interesit…

  7. Niku says:

    Fotografia flet me shume se shkrimi. Shiko kush jane dhe duket sheshit qe eshte korrupsion i paster.

  8. Fred says:

    Prisni se po i vjen radha Partizanit me gjithe partizane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje