Skënderbeu, Nuk kemi asnjë aleat, respektojmë çdo kundërshtar

3 Mars 2018, 16:21Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, doli sot në sallën e konferencave për shtyp, ku foli për takimin e radhës ndaj Laçit. Kryeqytetasi ka pranuar se diferenca e madhe e pikëve me rivalët i jep qetësi Skënderbeut, por kërkon fitoren nga të tijtë në këtë ndeshje:

“Kemi një ndeshje të vështirë nesër, pasi Laçi ka një pozicionim të mirë në klasifikim dhe ka objektiva. Edhe ne kemi objektivat tona dhe duam ta fitojmë ndeshjen për të vijuar me paraqitjet pozitive dhe për të thelluar diferencën, që na jep  qetësi psikologjike.

Rotacioni? E kam thënë dhe do ta them sërish, nuk stimulojmë lojtarë vetëm sepse kanë nevoje për minutazh, por lojtarët duhet ta fitojnë gjatë javës fanellën e titullarit. Në rastin e Nimagës, nëse ai luan si në ndeshjen e fundit në Kukës, do të jetë pjesë e formacionit. Duhet vetëm ta mbajë këtë gjëndje.

A do të tolerojë Skënderbeu? Absolutisht jo, pasi tolerimi është në dëm të palëve të 3-ta. Ne nuk kemi asnjë aleat dhe shohim ecurinë e ekipit tonë, respektojmë çdo kundërshtar dhe futemi në lojë për të dhënë maksimumin. Tolerimi nuk është pjesë e filozofisë së këtij klubi dhe e imja si tajner”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri i korçarëve, Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje