Tirana, Ze Maria: Jemi ekipi me historinë më të madhe

2 Mars 2018, 16:31Sport TEMA

Ekipi i Tiranës do të përballet me Shënkollin, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë. Trajneri i bardhebluve, Ze Maria është shprehur në konferencën e shtypit se nuk ka bërë asnjëherë llogari në këtë kampionat.

Trajneri i Tiranës është rikthyer të komentojë edhe ndeshjen me Kukësin, duke u shprehur se kundërshtari ka festuar kur e mundi në Kupë.

“Në ndeshjen ndaj Bylis u dha një penallti e paqenë, ndaj Apolonisë nuk luajtëm mirë dhe nuk e meritonim të fitonim. Ndaj skuadrave të vogla që vetëm mbrohen duhet përqëndrim dhe kujdes. Jemi munduar shumë në dy ndeshjet e fundit. Nuk duhet të bëjmë llogari dhe nuk i kemi bërë asnjeherë. Duhet të luajmë deri në fund sepse kampionati nuk është mbyllur. Ndaj Tiranës japin maksimumin për të treguar vlerat, sepse Tirana është gjeja më e bukur e kësaj kategorie. Kukesi festoi shumë kur na mundi në Kupë që tregon se çfarë kënaqësie jep rezultati i mirë me Tiranën. Jemi plus 2 pikë por do luajme 8 ndeshjet e mbetura pa bërë llogari.

Kemi folur shumë gjatë javës për sjelljen tonë në fushë. Kemi kuptuar që duhet te mbajmë ritmin e lartë për të vijuar rrugën tonë. Skuadrat e vogla të hapin më shumë probleme. Kemi folur sepse nuk duhet te kemi kaq shume probleme për të fituar ndeshjet. Duhet te kemi të njëjtin agresivitet dhe mentalitet si kur luajmë me ekipet e kategorisë Superiore ashtu edhe të të parës. Lojtarët kanë kuptuar gjithçka. Nuk jemi Barcelona por as skuadra më e dobët në botë. Jemi Tirana dhe kemi objektiva për të arritur, madje mendoj se jemi brenda objektivave.

Nuk është problem i sulmit. Duhet të jemi më të eger përpara portës, duhet të jemi si gjarpër që të pickon dhe ti nuk e kupton. Ndaj Bylis patëm 3-4 raste për ta thelluar rezultatin. Duhet tu percjell lojtareve agresivitetin e duhur për të mbyllur ndeshjen.

Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe nuk duhet të shohim kundërshtarët, luhet Bylis-Apolonia. Ne jemi skuadra me historinë më të madhe në vend dhe nuk shohim te tjerët. Duhet të fitojmë ndeshjet tona, te fokusohemi 100% dhe të jemi në krye deri ne fund. Rivalët duhet të na mundin, me gjithë respektin për ta nuk besoj se do na mundë njeri”, është shprehur Ze Maria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje