Paradoksi në Shqipëri, ka më shumë celularë se sa njerëz

3 Mars 2018, 18:03Lifestyle TEMA

Rreth 3.5 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të telefonisë celuare që tregon një rritje me 3.8% në krahasim me tremujorin e fundit të 2016. Ky është rezultati i studimeve të fundit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP).

Sipas treguesve statistikorë të tremujorit të katërt të 2017, rezulton se numri i personave të regjistruar për karta SIM ishte rreth 5.558.492 duke u rritur 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreth 3.5 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të telefonisë celulare që tregon një rritje me 3.8% në krahasim me tremujorin e fundit të 2016.

Nga studimi rezulton se ka pasur një rritje të theksuar të përdoruesve të internetit.

20.4% është rritur numri i përdoruesve të aksesit broadband në internet për tremujorin e fundit të 2017 në krahasim me një vit më parë.

Pas shpalljes së falimentit nga kompania celulare Plus Communication, tregu i telefonisë celulare u reduktua në vetëm 3 operatorë kryesorë, ku sipas AKEP Vodafone Albania renditet e para me 1.7 milionë përdorues aktivë, Telekom Albania renditet e dyta me 1.2 milionë përdorues dhe Albtelecom dhe Eagle me rreth 450 mijë përdorues, njofton PCW.

1 komente në “Paradoksi në Shqipëri, ka më shumë celularë se sa njerëz”

  1. shpresoj, por s'e besoj says:

    Po opozita thote qe ne Shqiperi njerezit po vdesin per buke, ti na i nxierr me nga dy celulare ne xhep. Tani, o genjen opozita, pd+lsi, ose genjen ti me keto statistika. Thuajna te verteten! Se e merove Petrit Vasilin duke dale ne tv tere diten apo Lulezimin duke uluritur per qeceri te republikes se re. Po duhet te jete e veretete ajo qe thua se te kercase erotika brenda ne parlament, do te thote qe s’ka nevoje njeri per gje tjeter; tani i bini dhe bythes se ajo e ka fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje