“Spiuni” Artur dhe “kërcënimi” i sigurisë kombëtare

3 Mars 2018, 14:34Politika TEMA

Nga Kristaq Xharo*

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Mecollari është bërë lajm kryesor në këto ditë, por jo për meritë të tij. Për këtë Arturit nuk mund t’i japim asnjë meritë. Gjithçka i takon politikës që brenda ditës të bën ‘hero’ ose të dërrmon me ‘sukses’ në ingranazhet e veta të shpëlarjes.

Çështja ‘Artur’ po i ngjan si dy pika uji “Çështjes Dreyfus” në Francë, në vitin 1894 kur kapiteni Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si simbol universal i padrejtësisë, si dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete franceze në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur veprimin e tyre, zyrtarët manipuluan faktet; madje sajuan akuza të tjera kundër Dreyfusit. Përfundimisht, të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza.

Arturi në kontekstin e termit ‘spiun’

Sipas shumicës së mediave, kapiteni Mecollari cilësohet spiun, ndërsa disa prej tyre shkuan edhe më tej duke përcaktuar edhe spiun i vendit ‘H’…… Meqenëse kishte mbi 25 vjet që nuk përdorej ky term iu drejtova disa fjalorëve të huaj sepse edhe Arturi quhej ‘spiun’ i huaj. Po citoj një ndër më të referueshmit Oxford Dictionary. “ … spiun është një person i punësuar nga një qeveri ose organizatë e një vendi për të afruar informacion të fshehtë mbi një vend të cilin e konsideron armik ose konkurrent..”. Dhe më tej si sinonime për termin ‘spiun’ ky fjalor afron: agjent sekret, agjent i mbuluar, agjent i armikut, agjent i huaj, agjent i shërbimit sekret, agjent i zbulimit, agjent i dyfishtë, kundërspiun, spiun industrial, kolonë e pestë etj. Termi është mjaft ‘pjellor’ dhe artikuluesit (politikanë, analistë apo gazetarë) mund të zgjedhin cilindo prej tyre. Por paradoksi qëndron sapo termi lidhet me një vend armik. Kujtoj se në të gjithë literaturën bashkëkohore të sigurisë: në strategji, doktrina, manuale, tekste, prej më shumë se 35 vitesh, është hequr termi ‘shtet armik’ në këtë rast edhe cilësimi për Arturin si ‘spiun i vendit H…’ mbetet i gjymtuar. Por ky kontekst nuk i intereson një pjese të politikës, që për interesin e tyre, edhe shtetet aleate mund të konsiderohen ‘armiq’.

Kapiteni i Rangut të Parë A.M. deklarojnë disa politikanë e mjeranë të medias ‘… ka dhënë informacione sekrete që cenojnë rëndë sigurinë kombëtare…’. Për të mos e lodhur lexuesin edhe me shpjegimin e termit ‘siguri kombëtare’, jam i sigurt që askush prej këtyre politikanëve nuk e kanë idenë e këtij koncepti ose më së paku të kenë lexuar një libër të vetëm. Nga mënyra se si diskutojnë, pjesa më e madhe duket se kanë mbetur në kohën e ‘sovranitetit vestfalian’ të vitit 1648, kur princat kërkonin që brenda territorit që zotëronin të kishin fuqi absolute. Sot, siguria kombëtare është pjesë dhe objekt i sigurisë kolektive (NATO), ndaj është absurditet të kërkosh vende armike dhe të anatemosh kapitenin duke krijuar fantazma për vendet që je në aleancë për sigurinë se po cenojnë sigurinë tonë kombëtare.

Arturi dhe dhënia e informacionit ‘armikut’…. 

Sipas legjislacionit shqiptar në informacion të klasifikuar (VKM 189, dt. 4.3.2015) përfshihen: Plane ushtarake, armatime ose operacione; kriptologji në objekte teknike, çështje shkencore, teknologjike dhe ekonomike. Duke qenë se Arturi është ushtarak nuk besoj që të akuzohet për spiunazh industrial, për shitje teknologjie, për ….. . Me siguri që Arturi ka dhënë informacion ushtarak. Këtu ngrihet një tjetër absurd. Çfarë lloj informacioni zotëron Arturi, që qenka bërë kaq atraktiv për zbulimet e huaja (të vendeve partnere) që nuk kanë informacion vendet e tjera apo agjencitë e tyre të zbulimit. Kam punuar tre vjet në NATO si zëvendëspërfaqësues i misionit të RSH. Çdo vit ne raportonim zyrtarisht në detaje për çdo zhvillim në Forcat e Armatosura. Megjithatë nuk është mburrje të deklarosh që FA çdo armatim, pajisje apo zhvillim e ka si kontribut i ndihmave që japin këto vende. Pra nuk ka asgjë të mos njihni vendet partnere. Edhe problemet që kemi ata i njohin shumë më mirë se liderët tanë politikë dhe ushtarakë. (lexo letrën e hapur të kolonelit amerikan Benjamin W. Covington III në datën 19 dhjetor 2014)

Por detyrimi për të dhënë informacion nuk është vetëm për vendet aleate në NATO. Çdo vend anëtar i OSBE është i detyruar në bazë të Dokumentit të Vjenës 2011 të japë informacion për armatimin dhe pajisjen. Ai ka të drejtë dhe detyrim të pres apo të bëjë deri në tri inspektime në vit në çdo vend që është i interesuar. Në shtator 2016 një ekip ekspertësh nga Rusia inspektoi Forcat tona të Armatosura ashtu si në Mars 2015 një ekip i përbashkët shqiptaro-gjerman inspektoi forcat e armatosura në Serbi. Pra askush nuk do të kishte nevojë për ‘spiun’ për pajisjet dhe armatimin në FA. Për çdo kureshtar vizitoni https://www.globalfirepower.com/ dhe do të gjeni shumë tepër informacion se çfarë mund të zotërojë çdo individ ushtarak apo civil për sigurinë kombëtare (të mbrojtjes). Mund të gjeni mjaftueshëm “informacion të klasifikuar” për vendin tonë për të parë edhe pozicionin aspak komod që ne vendosemi qoftë edhe në rajon.

Arturi është ushtarak, ‘për më keq’ është detar, që ndjen më shumë se gjithkush dhimbje për kapacitetet e Forcave tona Detare. Ju kujtojmë zelltarëve se kur flitet për ‘cenim të sigurisë’ në konceptin klasik kuptohet siguria territoriale: tokësore, detare, ajrore. Nuk është ‘informacion i klasifikuar’ të sqarojmë, se për secilën prej këtyre hapësirave, vendi ynë ndodhet tërësisht i sfiduar në kapacitetet e forcave të armatosura, nëse do të flitet për ruajtje të sigurisë kombëtare, jashtë kontekstit të sigurisë kolektive. Por, në dy prej këtyre komponentëve (nga tre): hapësirën detare dhe ajrore ne kemi pranuar ‘kapitullimin’. Vendi ynë nuk ka kapacitete minimale për të siguruar detin dhe ajrin. Në këto kushte, NATO duke e konsideruar hapësirën e vendit tonë njëkohësisht edhe hapësirë të përbashkët nën konceptin e mbrojtjes kolektive e ka ‘deleguar’ mbulimin e ajrit dhe detit nga vendet fqinje. Pra, agjencitë inteligjente të vendeve fqinje nuk kanë nevojë për të sajuar ‘spiunë’ për të marrë informacion për kapacitetet tona.

Atëherë çfarë informacioni mund të afronte kapiteni që të vlente kaq shumë, sa ata do të rekrutonin ushtarakë me të cilët ata janë së bashku në misione dhe shtabe të përbashkëta. Paradoksi qëndron te politika dhe analistët që nuk marrin mundimin të kuptojnë që strukturat e FA dhe agjencitë respektive kanë 25 vjet që angazhohen në një llogore me ushtarakët e tjerë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s në misione luftarake dhe paqeruajtëse, stërvitje, në planifikime operacionale në të gjitha nivelet. Kapiteni Mecollari është një nga ushtarakët më të spikatur në operacione jo vetëm si shkolluar në akademitë më të famshme të SHBA dhe të perëndimit, por gjithmonë krenar që përfaqësonte vendin e tij.

Atëherë vjen një pyetje hipotetike: Përse të jenë të interesuar agjencitë e huaja të zbulimit për të marrë informacion nga Arturi? Mendimi gjithmonë lidhet me bregdetin. Mos vallë ne jemi duke ndërtuar në fshehtësi ndonjë bazë detare bërthamore, për të cilën ndoshta kanë informacion ata që po ulërijnë nëpër kanalet televizive dhe për të cilën agjencitë e huaja kanë aq shumë interes. Unë, si çdo ushtarak di që gjatë këtyre 25 viteve ne kemi braktisur më shumë se 90% të tyre dhe shumica e ministrave të mbrojtjes, sapo janë ulur në karrige, kanë kërkuar heqjen e bazave nga plani i shpërndarjes së FA duke i kthyer në zona biznesi.

Nëse nuk është fjala për ndonjë bazë bërthamore, ndoshta kapiteni Dreyfus (më falni Mecollari) ka ‘dhënë’ informacion për armët e reja detare. Por edhe këtu kam një dyshim. Ndërkohë që fuqia jonë luftarake detare shkon drejt ‘zero-s’ (sipas Global Index) çdo përpjekje për të rritur atë po bëhet nëpërmjet vendeve partnere ku Holanda është një nga më të spikaturit. Atëherë, çfarë lloj informacioni ka dhënë kapiten Arturi, sepse veç llojit të karburantit që furnizohen anijet, ne nuk kemi ndonjë informacion tjetër ‘sekret’. Pra edhe nëse Arturi do të kish synim ‘të cenonte sigurinë kombëtare’ nuk do të arrinte ta realizonte asnjëherë, sepse me keq se kaq Forcat detare nuk kanë qenë në ndonjë periudhë.

A prevalon zotërimi nga kapiteni i certifikatave më të larta të sigurisë nga NATO dhe nga vendi ndaj hipotezave apo dosjeve të sajuara? 

Arturi para 15 ditëve u kthye nga operacioni më i rëndësishëm i NATO-s, që nga viti 2001. Që të jesh pjesëtar në këtë mision kërkohet të plotësosh disa kritere jo vetëm kombëtare por edhe të NATO-s. Certifikata “Cosmic Top Secret” me të cilin NATO certifikoi kapitenit përpara se ta angazhonte në nivelet më të larta të shtabit operacional në Kabul është një nga katër kategoritë e niveleve të besueshmërisë së NATO-s ku tre të tjera janë NATO Secret (NS); NATO Confidential (NC) dhe NATO Restricted (NR).

‘Cosmic Top Secret’ si kategoria më e lartë e besueshmërisë përcakton qartë se personave që e zotërojnë këtë certifikatë iu jepet akses në informacion ku keqpërdorimi i tyre “ … do të shkaktonte një dëm jashtëzakonisht të rëndë në NATO…” . Struktura që e jep këtë certifikatë është Divizioni i Sigurisë dhe Inteligjencës së Përbashkët të NATO-s. Certifikata jepet vetëm pasi analizohet informacioni i dërguar nga vendi përkatës dhe koordinohet nga të gjitha shërbimet inteligjente të vendeve anëtare të NATO-s.

Por duket se ajo çka është tërësisht zyrtare dhe e konfirmuar nga institucionet më të specializuar nuk kanë ndonjë peshë përballë disa politikanëve dhe analistëve që mendojnë se i dinë të gjitha. 

Dhe së fundi a e ka ‘cenuar’ Kapiteni i Rangut të Parë Mecollari ‘sigurinë kombëtare’?

Më habit fakti se kur Këto ditë, studiot e etura për audiencë thërrasin persona që ‘dinë gjithçka’, por që nuk kanë asnjë lidhje apo njohuri profesionale për informacionin (e klasifikuar, konfidencial, sekret apo “Cosmic Top Secret’) dhe që vështirë se kanë lexuar ndonjë libër për sigurinë kombëtare dhe çështjet që lidhen me këtë objekt. Baza e diskutimit ngrihet mbi hamendjen dhe halucinacionet.

Asgjë nuk lidhet me veprimet e kapitenit të shfaqura dhe të deklaruara publikisht. Pa përmendur të gjitha ja pak prej tyre:

Arturi së bashku me admiralin e flotës dhe një grup ushtarakësh profesionistë, në vitin 2011, refuzuan publikisht të nxirrnin nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura bazën e Bisht-Pallës, duke argumentuar se largimi i forcave detare nga kjo bazë përbënte “cenim kritik të sigurisë kombëtare”. Për këtë refuzim ky grup ushtarakësh u ndëshkua nga qeveria e asaj kohe dhe strukturat e FA u vunë në kërkim të gjenin apo të krijonin prova jo për rrezikun e rrëmbimit të bazës, por për ‘rrezikun’ e personave që mbronin bazën.

Në vitin 2009-2010, Arturi përgatiti një analizë të detajuar ku argumentonte cenimin e sigurisë kombëtare nga marrëveshja e asaj kohe dhe ua paraqiti atë autoriteteve. Është gjerësisht e njohur ajo çka Arturi i deklaroi një prej drejtuesve më të lartë të qeverisë në atë kohë kur ai i kërkoi që në mënyrë të shkurtuar t’i përmblidhte me pak fjalë analizën prej 200 faqesh. “… nëse nënshkruhet kjo marrëveshje – u shpreh Arturi- ju do të renditeni të tretët pas Esat pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut për ‘cenimin e sigurisë kombëtare’.

Në vitin 2016, Arturi i shkroi prokurorit të Përgjithshëm Llalla, letër që tashmë është e hapur duke i bërë thirrje prokurorit që mbyllja e çështjes së marrëveshjes përbënte cenim të sigurisë kombëtare’.

Edhe më së paku këto mjaftojnë për të krijuar frontin e ‘luftës’. Nuk është thjesht kundër Arturit, sepse Arturi ka vetëm meritën që e kuptoi dhe guxoi nga të parët si patriot i vërtetë të reagonte ndaj një çështje dhe grupi që besoi se po cenonin sigurinë kombëtare për interesat e veta. Pra është më se e qartë që Arturi në asnjë rast nuk ka cenuar sigurinë kombëtare, por ai ka vënë në rrezik cenuesit e sigurisë kombëtare. Në këtë rast nuk mbetet asgjë tjetër veç t’i kërkojmë kapitenit “Fali Artur se nuk dinë se çfarë bëjnë …”. Ti kapiten je një admiral edhe nëse nuk do të të zyrtarizojnë ndonjëherë. (Mapo)

Kristaq Xharo: Pedagog në UET për Çështjet e Sigurisë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Kolonel në rezervë (Ish-zëvendës përfaqësues në Misionin e RSH në NATO

29 komente në ““Spiuni” Artur dhe “kërcënimi” i sigurisë kombëtare”

  1. Kolonel K. A. says:

    Kur të quan spihun lavirja e millosheviçit dhe fllaziçit, që shiste territore dhe imam bagla që vishej gjeneral në Greqi, atëherë është nder.

  2. Berti says:

    Ore zoteri i rendomt,duam zduam neve behet fjale per nje spiun qe vepron ne dem te intersave kombetare,pra tradhtar.Po te kishte qene ne nje vend tjeter Arturi i famshem,do ishte me kohe ne ate bote,po ketu jane ulur kembekryq te gjithe sherbimet e fshehta te botes,edhe i Ugandes……Prandaj leri analizat po shiko realitetin.Peshqit e medhenje qe jane vete ne sherbim te te huajve,e pastruan vete Arturin i cili kushedi se ne cfare rethansh eshte rekrutuar.Sot duhet te ishte me burgim te perjetshem,ende ai mbane grada!

    1. L.F. says:

      Ti Bert Bolja nga burgu po komenton? Kot e ke qe i jep llapes se nuk te ben derman Saliu, atij i vjen mendja verdalle per vete se nuk do te perfundoje aty ku je ti.

      1. Berti says:

        L.F. me vjene shume keq per injorancen tuaj ,por me e keqe eshte injoranca kolektive,dhe druaj se jeni nje nga lamashet qe i mbani iso nje pushteti qe po jep shpirt.fatkejsia nuk qendron personalishte tek ty,sepse ti diku merr ndonje kock,ose nese jo ti yt bir,ose niperit.Sepse sa po komenton une kuptoj qe do jeshe ndonje pushk e ndryshkur e vjeter e regjimit Enverhalean,qe pa dyshim vuan nga prostate sepse levizja e shpesht e juaja per ne banjo te corodit mendimet!Nuk ma ndjene per figura si juve,po me dhimbset vatani qe po e shkateroni cdo dite e me teper.Ore troc e urej klasen politike Shqiptare qe nga koha e shpalljes se pavarsise e deri tek Edivin lafaraku.Komentova per nje rast te nje oficeri te infiltruar nga sherbimet secrete te huja si fenomen ,dhe gjykova pasojat qe sjell ky birbo ne ushtrine e dhjere shqiptare.Saliun mbaheni me kujdes si relike,sepse u shpetoi koken ne ato vitet gjasme te nderrimit te sistemit.Nje komunist nuk dorezohet kurresi dhe Saliu e dha kete pervoje!Medet per juve thashe themexhinjte e kafeneve,qe pini nje kafe te zeze e menderoseni ne tavoline duke kujtuar vitet e lavdishme te komunizmes.Shqiperia ka per te ngelur hale e Ballkanit sa te jeni juve brezi juaj.Mjerim kur robi nuk ka vision te shikoj pertej skllaverise.Ne rastin konkrete Artur Mecollari ka te drejten ligjore te padise per shpifje e trillime ate qe e ka perfolur,qofte dhe Salihalene,por nuk e bene kete gje sepse dalin gjera te tjera,dhe nuk guxon.Aj me shendet rruani unitetin tuaj,dhe mos lihni si kone te zgjebosura.

        1. L.F. says:

          Ha ha ha ha … prostati Sali te ka zene ty mor burre, timit mos ja qa hallin sepse me duhen edhe nja 40 vjet per te pasur ato probleme. Te ka zene prostati e majaselli Sali, sepse e etiketove tjetrin pa e njohur fare, spiun te infiltruar te sherbimeve te huaja, pra perserite fjalet e majasellit serb Sali, qe ndoshta eshte kryespiuni me i madh qe ka pare ndonjeher raca shqiptare.

  3. ALPINI.
    O Berto mos u merr me ate pune qe nuk e ke profesion.Mos beni gjithmone te diturin.se ne kete drejtimjeni koqe komplet.ti dhe ato qe te ushqejne me keto brockulla. Ben mire te hash ndonje lug parshesh qe ta marresh veten.

  4. Hanxhari says:

    Po pse të shkosh e të pish një kafe me një atashe ushtarak të atashuar, jo në ndonjë ambasadë, por në ministrinë tonë të mbrojtjes, qenka spihunllëk, kurse të futësh Fllaziçin në mbledhjen sekrete të Këshillit të Sigurisë, nuk qenka tradhëti dhe spihunllëk?! Pastaj çfarë ka lënë pa shkatërruar dhe shqyer Berisha me shushunjat që ka pjellë nga ushtria, që mund tu spihunoka?! Ushtria jonë nuk ka as tanke, as avjonë, as anije luftarake, as nëndetëse, as fortifikime, as prona, as ShQUP, as një mut, i shqeu Salehu. E shumta është atasheu i huaj që i ka ikur goja për ndonjë gjë, se ne të vetmet sekrete që ruajmë me fanatizëm si komb janë vjedhjet e Metës me bllok, vrasje e Saliut, vrasjet dhe vjedhje e Xenit, gjobat e gitës, masakrat e tropojë, masakrat e gërdecit dhe 21 janarit, kufomën e Remi Hoxhës, urdhërat për bombardime me LHL e të tjera akte terroriste të saliut.

  5. I.lir says:

    Berti je idiot !,,,,,

  6. Nik says:

    Falemnderit Z. Xharo per shkrimin dinjitoz!
    Nik

  7. fieraku says:

    Ore Kristaq une te di djal te zgjuar si more bie viktim e shprehjes:”hedh nje budalla nje gur ne lum…….kaq kohe te lire paske qe meresh me kodoshet,perverset e politkes dhe kazanit mediatik?Po ku e njohin ata kuptimin universal te shprehjes “spiun,agjent…”?Ata etiketojne me keto shprehje te gjitha ata qe denoncojne krimet,vjedhjet,vrasjet qe keta monstra i bene ketij vendi.Te lutem meru me gjera me te vlefshme qe jane ne interes te vendit dhe shoqeris…..njerzit jane ne gjendje qe te ndajne shapin nga sheqeri.

  8. Shpërthimi says:

    Çfar turpi!
    Saliu ka ulur menderen në majën e një mali plot me krime të përbindshme dhe jep dënime, ndëshkime, lëshon rrufera, sikur të ishte profet. Dhe askush nuk e prek. Prokuroria fle. Ndërroi fytyrë po është i njëjti institucion i vdekur. Dukej sikur halli më i madh për shqiptarët nuk ishte drejtësia dhe arrestimi i këtij krye kërme, por ishte që të ulej menderja e një tjetër provincjalisteje që kërkon të duket e rëndësishme, në karrigen e kryeprokurorit.
    Ambasadorët, bëhen bisha për gjëra ordinere, por Saliu ky vret, pret, kërcënon me vdekje gazetarë, sulmon profesionistë të ndershëm dhe seriozë, zhduken.
    I ka parë njeri këto ditë?!
    Pas sulmit terrorist të Saliut përballë Artan Hoxhës dhe Meçollari?!
    Dukej se drejtësinë e donin për vete si mjet presjoni ndaj shqiptarëve dhe jo si mjet ndëshkimi ndaj kupolën së krimit dhe kryemostrës që vazhdon e jep verdikte si Zeusi.
    Troç i zoti e nxjerr gomarin nga balta!
    Jemi ne që duhet ta pastrojmë nga faqja e dheut këtë kërmë që qelb, pa pritur padronët e vet shpallur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

  9. angjelini says:

    Te lumte pena profesor. Poshte Sali Karaxhici dhe banda e tije.

  10. Ana says:

    Bukur! Analize e nje profesionisti te vertete!

  11. murat kepa says:

    Ti Kristaq,me këtë shkrim të kënaq!??Mirë motr zotëri,zotrote paske qenë kolonel,çfarë ke mësuar nga ushtria?Çfarë bën spiuni,pse rekrutohet,pse psguhet ?Arturi mund të jetë,dhe mund mos jetë spiun.Ky problem zgjidhet lehtë:Komisioni i sigurisë thërret:Ministrin e mbrojtjes,Drejtorin e ShIU,dhe drektorin e personelit.Të hapin dosjen nr 1,në mm dhe del e vërteta pse është liruar.Për ta bërë më të besushme,komisioni thertet,ministrin,drejtori dhe drejtori e ShIU ,dhe e vërteta del në shesh.Sa për ty Kristaq,më vjen keq që nuk të ëaska mësuar asgjë ushtria.Spiuni mund të jetë aktiv ose i fjetur,dhe përdoret kur i duhet ose nuk përdoret fare.Spiuni more Kristaq,nuk përdoret vetëm për baza nukleare,por pëdoret se çfarë i pëlqen shefave të Arturit,me çfarë mund të kompromentohet komisioni detit,çfarë ju pëlqen grave të shefave të arturit,statusi i tyr ekonomik e politik,çfarë shteti pëlqejnë,çfarë skuadre pëlqejnë,a kanë ndonjë dashnpre shefat e Arturit,çfarë mendimi kanë shefat e Rurit për shtatin që e rekrutojë etj, etj zoti Taqi.Mos js fut kot pordhës ose dhe ti do kesh ngrënë ndinjë lugë çorbë të prishur

  12. xixellonja says:

    Duke mare shkas nga zhurma per Artur Mecollarin
    Zoti Mero Baze, nje fjale e urte thote: “Gjuha, koska nuk ka por koska thyen”
    Prandaj nepermjet jush i drejtohem te gjithe GAZETAREVE qe i thone vehtes GAZETAR (nuk flas per kalemxhinjte B….lepires):
    – KUR DO TI VIJE DITA QE GENJESHTARET PROFESIONISTE TE PERGJIGJEN PER GENJESHTRAT E TYRE ?
    – LIRI E FJALES – PO
    – LIRI E GENJESHTRES – JO

  13. Landi says:

    PO ÇI QITË MOTRËN BERISHËS, PO SHIFNI JETËN, SE BERISHA IKU PËR DHJAM QENI. NJË ÇUN SI XENI ÇYRYK, NJI PARTI SI ANGJENCI FUNEBËR, LUL TEVEQELI LIDER, 200 VARRE NË TROPOJË QË DUAN HAKMARRJE, 2000 DOSJE GJYKATE,
    LULI MENJEN KE LEKU,
    XENI MENJEN KE LEKU,
    GITA MENJEN TEK LEKU,
    I KA NGEL VETËM GJEK BARKTHARI QË I QAN TEK KUFOMA

  14. Breg Detari says:

    PERSHENDETJE DHE RESPEKTE PROF. KRISTAQIT !
    JAM PRONONCUAR DHE ME PARE PER ARTUR MECOLLARIN PASI E NJOH PERSONALISHT.
    ASHTU SIC TE NJOH EDHE TY PROFESOR SI EX-PEDAGOG.
    ARTURI ESHTE NJE PERSONALITET I VYER PER VENDIN SA QE PA FRIKE MUND TA KRAHASOJA SI NJE AS VESHUR NE AR.
    KJO ESHTE FIGURA E TIJ SI NE FORMIMIN DHE NE VLERAT PROFESIONALE AQ DHE NE QENDRIMIN MORAL E NJERZOR , PJEKURINE DHE MATURINE THJESHTESINE APO KARAKTERIN E LARTE TE FARKETUAR DITE PER DITE NE MARRDHENIET ME NJEREZIT GRUPET SHOQERORE TE CDO NIVELI…ETJ ETJ.
    ””’ ””’ ””’
    PAVARESISHT SE KE SHKRUAR KJARTE , SAKTE , TEPER KONCIZ DHE ME SKRUPULOZITET NE DREJTIM TE TEMATIKES PER SIGURINE KOMBETARE APO ATE TE ASHTUQUAJTURIN ” SPIUN ” DOJA TE SHTOJA PER PUBLIKUN SE TI JE E VETMJA PENE E ARTE QE KE TE DREJTE TE SHKRUASH PER NJE NJERI TE KETIJ KALIBRI PASI EDHE TY PA FRIKE DO TE TE THERRISJA NJE FLORI I VYER I KETIJ VENDI.
    TI NUK JA KE IDENE DHE NUK MUND TE TE SHKOJE NDER MEND SE KUSH I SHKRUAN KETO RRADHE POR KETE PO E BEJ PER PUBLIKUN QE T’JU NJOHE MIRE PASI QE TE DY JENI ASETE QE RRADHE I VIJNE KETIJ VENDI DHE ESHTE FATKEQESI QE NUK JANE SHFRYTEZUAR E NUK SHFRYTEZOHEN NE DOBI TE SHQIPERISE VKERAT SI JU.
    SI RRJEDHOJE CILI ESHTE REZULTATI ???
    NE KOMISIONIN E SIGURISE ULET KEMBEKRYQ MUL NOKA DHE STRAZIMIRI ???
    KETA JANE ATA QE S’DINE AS ” SI LIDHET GOMARI ” E JO ME TE BEJNE APO NGRENE POLITIKAT PER SIGURINE KOMBETARE.
    TANI LE TE FLASIM PER TEMEN NE FJALE.
    SIGURIA KOMBETARE NUK BEHET PRA AS ME SPIUNAT SI MULAT E BERISHES DHE AS ME PISQOLLAT E STRAZIMIRAVE.
    SIGURIA KOMBETARE DO DHE KERKON BAZA TE SHENDOSHA DHE TE FORTA EKONOMIKE SI DHE PAVARESI TE PLOTE NE KETE FUSHE.
    RESURSE DHE PAVARESI NE FUSHEN ENERGJITIKE.
    TEKNOLOGJI TE PERPARUAR NE KOMUNIKIM DHE INFORMACION SI DHE SHUME E SHUME ELEMENTE DHE FAKTORE TE TJERE QE E KUSHTEZOJNE ATE PA TE CILAT NUK MUND TE MATESH ME TE TJERET.
    PARAMETRAT E MESIPERM DO TE PERBENIN PESHOREN DHE DO TE VININ NE BALANCE SIGURINE.
    NGA TE GJITHA KETO NE TE VETMEN QE KEMI ALEANCEN ME NATON (AMERIKEN) QE NA E GARANTON KETE SIGURI.
    NE KUSHTET KUR NUK KEMI ASNJE GJE TE GARANTUAR PERVEC QENESISE NE NATO CFARE KERKOJNE KETA PER SIGURI KOMBETARE APO KE ETIKETOJNE SI SPIUN ???
    NESE TURI ESHTE ” SPIUN ” ME CERTIFIKATE NGA NATO ATEHERE BRAVO I QOFTE SE KETE CILESI NUK E KA AS EDHE NJE NGA POLITIKANET TANE E JO ME MEDIA KAZANI KU VLOJNE BROCKULLAT E PLEHRAVE TE SOTME.
    SHKRUAJTA MJAFTUESHEM SA PER TE DITUR SE JUVE JU TAKON TE JENI ATJE KU JANE ATA QE KANE UZURPUAR POLITIKEN NDAJ DHE VENDI VUAN TASH E MBI 25 VJET.

    1. Cmanjetizuesja! says:

      Z. breg Detari ju kujtopj se eshte edhe firma e Arturit (Edhe lobimi i tij) qe Shqiperia bleu me cmim si frengu pulen anijet moderne po jo te nevojshme, jo te dobishme dhe ne kundershtim me nje nga pikat e planit te modernizmit te forcave detare shqiptare, anijet Stan patrol (holandezet). Historine me topa uji te zevendesuar me topa automatike francezwekal. 20 mmm, nuk po ta tregoj ketu, por Arturi mabn pergjegjesi per blerjen e ketyre patrullueseve bukuroshe por jo fort te dobishme kuptohet krahas mediut minister, Sales kryeminsiter dhe Bamkes president

    2. Breg Detari says:

      E SHKRETA C’MANJETIZUESE !
      FUTE PAK KETE PRIZEN TIME DHE ELEKTROMANJETIZOHU.
      ME VJEN KEQ QE KE INFORMACIONE TE GABUARA DHE BAZOHESH NE THASHETHEME TE CILAT QARKULLOJNE NE KAFENETE E RENDOMTA TE PROVINCAVE KU SHKELQEN ME TERE BUKURINE E VET NIVELI I ZI , MEDIOKRITETI DHE VARFERIA INTELEKTUALE SHQIPTARE.
      PERSONALISHT HERA E PARE QE E DEGJOJ KETE SHPIFJE DHE MENDOJ SE DO TE KETE DALE NGA NDONJE GJIRIZ SI KUNDRAPEDAL I MOMENTIT ME BAZE TE FORTE NE THENIEN SHPIF SHPIF SE DICKA DO TE MBETET GJE QE I NGJAN ATIJ QYTETARIT DIXHITAL.
      TJETER GJE QE MUND TE THEM , KETO ANIJE JANE PRODUKT I NJE MARREVESHJE TE KAHERSHME PER KOMPLETIMIN E FORCAVE DETARE ME ANIJE EFIKASE PATRULLUESE KU ME PALEN HOLANDEZE U RA DAKORT NE PARIM QE NE VITET 2000 PASI U GJEND E VETMJA PALE QE RA DAKORT ME KUSHTET E PALES SHQIPTARE E CILA PARA NUK KISHTE POR JU DHA DICKA TJETER SI KOMPESIM BILE BILE KETU U TERHOQ EDHE PALA TURKE ME TE CILEN ISHTE BISEDUAR PARAPRAKISHT PER TE NJEJTEN GJE.
      ANIJET PATRULLUESE ISHIN EMERGJENCE PER ROJEN BREGDETARE SHQIPTARE PASI FDETARE KISHTE NE PERDORIM ANIJE TE FALURA NGA AMERIKA DHE ITALIA QE NUK VLENIN 1 LEK DHE RREZIKONIN EKUIPAZHIN POR ME SA SHOH UNE ZOTROTE NUK KE INFO. FARE PER KETE PUNE.
      ANIJET JANE REZULTAT I NJE PLANI STRATEGJIK PER KOMPLETIMIN E USHTRISE SHQIPTARE ME MJETE DHE ARMATIM TE DOMOSDOSHEM DHE KJO GJE KURRSESI NUK MUND TE LIHET NE DORE TE NJE FIRME TE VETME E AQ ME PAK TE NJE USHTARAKU I CILI NE PERIUDHEN E IMPLEMENTIMIT TE KESAJ MARREVESHJE NUK KA PATUR GJE NE DORE.KETO JANE BROCKULLAT E RRADHES SEPSE
      PER KETE GJE I BIE TE PYESESH KRISTAQ GERVENIN SE AI KA VAJTUR NE HOLLANDE PER BISEDIME DHE PER FIRMA DHE SIPAS TEJE ESHTE KY QE KA BERE KORRUPSION ??? QE PER MUA ESHTE E PABESUESHME.
      NE ATE KOHE ARTURI NUK KA QENE AS NEGOCIATOR DHE AS FIRMETAR SE NUK JA LINTE POZICIONI KESHTUQE BIE POSHTE HAMENDESIMI YT.
      ATO ANIJE NUK KANE FARE NEVOJE AS PER FIRMEN E ARTURIT E AS TE ASKUJT TJETER PASI JANE BERE ME POROSI DHE MARREVESHJE QEVERITARE DHE KESISOJ GJITHSHKA QE THUA MBETET NJE SUPER GENJESHTER E CILA VJEN SI REZULTAT EDHE I C’MANJETIZIMIT TEND KESHTUQE MOS U BEJ PISHMAN FUTE PRIZEN TE TE SHKOJE MENDJA NE VENDIN E VET SE SI REZULTAT I C’MANJETIZIMIT KA HUMB ORIENTIMIN.

  15. Vjollca says:

    Profesor! Ke haruar te shtosh dicka: Spiun quhet ai person qe me dashje perpiqet ta demtoje me veprime konkrete kombin e tij: Psh ti sheses nafte nje shteti armik kur ky eshte angazhuar ushtarakisht ne cfarosjen e bashkekombesave te tu dhe kur gjithe bashkesija nderkombetare e ve nen embargo. Spiun je kur i dhuron pjese te atedheut tend shteteve te tjera pa pyetur njer dhe kur gjykata supreme e vendit tend ti zbulon shkeljet e bera me dashje
    Spiun je kur me dashje shkateron shtetin tend ne favor te shteteve te tjera kur me ta ke dhe lidhje familjare.

  16. Viro says:

    Komplimenta zoti Kristaq, po ku dine partiaket c’eshte siguria kombetare dhe certfikata e sigurise se NATO-s. A Disa komentus te verber nuk kuptojne se ai qe mer certifikaten e sigurise COSMIC TOP SECRET ka nivelin me te larte te besueshmerise dhe eshte verifikuar Jo vetem nga gjencite shteteror te vendit tij por dhe te vendeve anetare. Per disa keto nuk mjaftojne para fjales se drejtuesit te partise tifoze. Jemi shoqeri e politizuar, pa kulturen e nevojshme qytetare, besojme me shume thashethemet se faktet por jemi dhe keqdashes. Njollosim njerezit dinjitoz dhe specialistet, I futim ata ne vorbullen e thashethemnajave duke demtuar integritetin e tyre profesional e njerezor per te cilat njeriu ka punuar tere jeten, dinjitet qe politikanet tane shkerdhata e rrezojne me nje goditje per interesat e tyre politike.

  17. PD says:

    Ju tregoj barsaleten që po qarkullon për Berishën, tani që është duke kthyer këmbët nga dielli;
    Sali Berisha vdiq dhe Zoti e coi drejt e në ferr. Në fillim ju tha pse e kishin dërguar aty; Shkon në Ferr se ke vjedhur , ke vrarë, ke mashtruar dhe shkaktuar me dashje tragjedi për popullin tënd.
    Tani zgjidh dhomën se ku duhet të qendrosh!
    Tek dhoma e pare tortura . Jo, gerthiti gjithë frikë Saliu.
    Tek e dyta të përdhunim, Jo përsëri Saliu.
    Tek e treta Enver Hoxha në kolltuk, ku Zhozefina po i thithte mikun. Ktu, ktu ulëritur Saliu.
    Zhozi ik ti tani, e urdhëroi Zoti, se e ka rradhën Saliu.

  18. Jimi says:

    Profesor Kristaqi! Nuk jam aspak dakord me ty, kur kerkon t’na e shpjegosh se c’do te thote spiun. Mire ne popull i thjesht nuk e dime se c’do te thote spiun, por ti padrejtesisht injoron dhe politikanet e deputetet tane te nderuar per mangesi intelektuale e profesionale, gje qe nuk te lejohet, sepse nuk eshte e vertet!? Po si more profesor i ha hakun deputeteve tane tenderuar, Salianes dhe Grides? A nuk i pe ne parlament se sa bukur, sa shpejt dhe sa mjeshterisht i shkembenin informacionet e koduara? Keta do ti kishte zili edhe vete Mata Harri e fameshme! ndersa ti thua qe deputetet tane nuk e kane fare haberin se c’do te thote spiun!?

  19. beni says:

    Zotëri gjithnjë p,yetet rpopulli e hidhet në votim sa e duan NATO e sa nuk e duan?
    Kte ata që e futen në ket aleancë,nuk pyetën asnjëri,pra nato esht dëshire e disave e jo e të gjithve!!!

  20. Izeti says:

    Respekte Petagog Kristaq Xharo,,,,
    Breg detari te falenderoj per komentet

  21. "BOHOTINA" says:

    Bravo! Nje nga shkrimet me brilante qe kam lexuar. I mrekullueshem, i jashtezakonshem. Keta delenxhinj qe nxjerrin sebepe per nje nga mendjet me te ndritura te kesaj fushe kane hallin per te mbuluar nje nga gjerat me te perbidshme qe kane bere, ne vargun e gjithe te tjerave. Nuk i lejoi te vidhnin e grabitnin Bishtin e Palles, nga Salihu, Fazllici, Xeni, Fatmiri dhe aktori minister.

  22. ed says:

    E kam per nder qe kam punuar nje nje ushtarak si Arturi ,nga te paktit qe njohin ligjet e detit,nga te vettmit qe undeshkua per detin,Kico me vjen mire qe po u meson disa injoranteve se ceshte sigurija kombetare dhe cjane spiunet ,pamvaresisht se tek ne ne dy tre jane spiune per te intriguar e sulmuar kot njerzit punetore e te afte ,
    Faleminderit qe mbroni integritetin tone teritorial (detar) miku im Artur .

  23. 21 says:

    Siguria kombëtare, integriteti territorial, institucionet , Kosova, financat, ushtria, pronat, drejtësia kanë pasur në këto 27 vjet vetëm një armik të tërbuar, haxhiqamilistin Sali Berisha. Fatëkeqësisht edhe PDja ra menjëherë viktimë e një bande horrash nga Tropoja dhe detyrimisht ngelet forca politike më hajdute, antishqiptare, destabilizuese dhe fshatarake e historisë politike të Shqipërisë.
    Ndaj të njëjtin mendim me një nga komentuesit më sipër që për turp të Zotit, Shqipëria sot të vetmet sekrete që me fanatizëm mbron me prokurorinë dhe gjykatën si roje besnikë tek dera e kullës së berishajve, janë krimet e berishajve, vrasjet, vjedhjet aktet terroriste, 1997, 1998, Remzi Hoxha,21 janari, Gërdeci, Cez, Dosja Tropoja, Deti, etj, etj.
    Kam një thirrje përprokurorinë dhe gjykatën:
    Zgjohemi dhe boll u bëtë paterica e mafies, tradhëtisë dhe krimit! Ndryshe gjithë urrejtja dhe turpi do të bjerë mbi ju, nëse Sali Berisha vdes në dyshekun e tij dhe jo në dyshekun e burgut!
    Ata që kanë humbur të afërmit e tyre nga ekzekutimet e Berishës, kërkojnë drejtësi dhe jo heshtjen tuaj mafjoze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. 最新 の ラブドール

    ラブドール 通販 本物のセックスとは対照的に、本物のシリコン人形とのセックスはどれほど楽しいですか?

    Përgjigjjuni
    1. ダッチワイフ

      ダッチワイフ 高級 ダッチワイフの歴史–彼らはどこから来たのですか?ダッチワイフと家族のどちらを選びますか?ダッチワイフに関する現実を発見するダッチワイフは悲しみの忠実なパートナーになることができます

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje