Gjatë kohës që administratori i firmës “Arbri Garden” dhe shoferi i kamionit kryen procedurat për tërheqjen e kontenierit me banane dhe me 613 kg kokainë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e ngarkesës me drogë.
Edhe gjatë transportimit të “mallit” drejt magazinës në Maminas, ata kanë vënë re praninë e agjentëve civilë, ndaj policia ka ndërhyrë menjëherë, pasi mund të rrezikohej prishja e provave.
Sipas burimeve, sasia rekord e kokainës është futur në qese unike dhe nën masa të rrepta sigurie është trasportuar nga forcat speciale në Laboratorin Shkencor të Policisë, që ndodhet në kryeqytet, ku do t’iu nënshtrohet analizave.
Policia dhe Prokuroria thonë se po vijojnë hetimet për të zbuluar porositësit e vërtetë të sasisë rekord të kokainës, ndërsa pronari i firmës, Arbër Çekaj rezulton të ketë dalë nga territori i vendit përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, pak ditë para kapjes së ngarkesës.
Burime nga grupi hetimor thonë se, ka dyshime që pas ngarkesës me 613 kg kokainë, me vlerë 180 mln euro, fshihen të paktën 10 porositës, të cilët kanë financuar blerjen dhe rrugëtimin e kontenierit nga Kolumbia.(TCH)
Ne Laboratorin e Policise eshte”plotesisht e sigurte”,qe garantuesit
(patjeter njerez me pushtet)te dergojn mallin tek porositesit, dhe
para kamerave digjen 613 kg niseshte(ose me pak), dhe ja u mbyll.
I thone 180 milion Euro,jo shaka!Dhe me kete koh krize,ku edhe
Samir Mane ka mangesi likuiditeti,te hedhesh 180 milion ne plehra,
jo poltikane qe nuk jane,por as mafioze.Moj Kokain moj ball kazani,
te don xhepi te don xhani.
Te lumt pushka o Zigur me se e sakte
SE PARI . KJO SASI DROGE ISHTE NJOFTUAR ME KOHE , POLICIA KISHTE FISA FITE QE PO E PRISTE .
LAJMEROJNE KULICIN QE TE ARRATISET , ME QELLIM QE MOS TE KAPEJ .
SHOFERI NUK KA GISHT FARE NE KETE TRAFIK . QE SHOFERI KA SHIKUAR QE PO NDIQEJ , KJO NUK TREGON SE AI ESHTE BASHKEPUNETOR , POR I SHKRETI ,NUK E DINTE PERSE PO NDIQEJ . SHEFI E KA DERGUAR TE MARRI NGARKESEN DHE KETU MBYLLET FILMI .
ATA NXORREN JASHTE KULICIN DHE MOREN SHOFERIN HAJDE MAFIOZE HAJDE !!!
Kulla e barit nuk do te digjet..:)
Ne vend te nxjerrin alibi te arestuarit, eshte policia ajo qe perpiqet qe me ane te alibise se jane zbuluar te justifikoje nderhyrjen e nxituar per arrestimin e personave dhe bllokimin e droges, sepse pyetja qe bejne te gjithe eshte: perse policia nuk priti sa te vinin porositesit dhe nderkohe te vinte nen pergjim eletronik ata qe ishin ne magazine, sepse dikush do dukej per tu siguruar qe malli erdhi. Sipas policise ata jane pikasur prej transportuesve qe ne port, ath lind pyetja, perse transportuesit nuk e eleminuan mallin gjate rruges (psh duke djegur gjithe ngarkesen dhe kamionin), perse vajten dhe e parkuan kamionin brenda rrethimit te magazinave, bile ndejten aty duke shkarkuar bananet nderkohe qe mund ta parkonin ate diku larg dhe te largoheshin. Gjiythsesi sec kam nje si parandjenje qe laboratorit ku ruhen provat ka per ti rene zjarri ashtu si aksidentalisht, dhe s’do ishte per here te pare. Te gjitha deklaratat e policise dhe qeverise deri tani kam pershtypjen qe me shume kerkojne te ngaterrojne opinionin sesa ta sqarojn ate.
Le tja shesin Hollandes
Ja dhe “ekspertet e plepave” e dhane xhevapin tak fap?
Malli u asgjesua .Dhe mjafton 1 procesverbal me 2 firma dhe 1 vule.
Te tjerat detajet kush qysh e tek jane sekret i shtetit
Mos harroni stilin e Fullanit kur asgjesonte leket
Mos harroni stilin e Mediut kur asgjesonte armet
Te kapesh 600 kg kokaine dhe te kesh nen pranga nje shofer dhe nje puntor krahu pra dy persona ka dicka qe nuk shkon.