INTERVISTA/ Zef Brozi për “Peshqit e mëdhenj”: SHBA e BE të bllokojnë llogaritë bankare të politikanëve. Për "Detin", Meta të mos urdhërohet nga autori i marrëveshjes së 2009...

4 Mars 2018, 08:17Politika TEMA

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi në pjesën e tij të dytë të injtervistës të dhënë që nga Uashingtoni për gazetën “TemA” shpreh qëndrimin e tij të palëkundur që “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri e kanë vendin para drejtësisë.

Njëherësh kërkon dhe nga organet ligjzbatuese shqiptare që çdo pasuri e vënë me korrupsion të konfiskohet dhe të kalojë në dizpozicion të shqiptarëve. Njëherësh Brozi thotë se beson në vendosmërinë e SHBA që të vihen para drejtësisë ish- pushtetarë e pushtetarë të lartë të korruptuar e inkriminuar.

Por për ish kreun e Kasacionit, do të ishte shumë efektive nëse SHBA dhe çdo vend i BE e vende të tjera të hetojnë pasuritë dhe llogaritë bankare që ish-pushtetarë e pushtetarë të Shqipërisë kanë në ato vende dhe provat që do rezultonin t’ia vënë në dispozicion organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe në ato vende përkatëse.

Duke inkurajuar prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë që të dërgojnë para drejtësisë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, Brozi thotë se ka shumë besim te kryeprokurorja Arta Marku dhe shumë prokurorë të tjerë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Madje, nënvizon Brozi, duhet që këta njerëz të drejtësisë nuk duhet të frymëzohen nga politikanët e korruptuar në punën e tyre.

Brozi, teksa ka folur për marrëveshjen e “detit” me Greqinë dhe marrëveshje të tjera ka nënvizuar se Meta duhet të shohë më shumë interesin e shqiptarëve dhe ka besim se do të  bashkëpunojë seriozisht me qeverinë e institucionet e tjera shtetërore për këto negociata, do të bëjë më të mirën në interes të Shqipërisë dhe pa paragjykime partiake e politike, e në mënyrë të veçantë, pa u ndikuar a urdhëruar nga ish-kryeministri i Marrëvëshjes së Detit të vitit 2009.

Sipas tij kjo marrëveshje është antikushtetuese e shpallur nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, dhe nëse ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë është më grek edhe se ministri grek, kjo është lajthitja dhe tradhëtia tjetër e tij dhe nuk ia vlen as t’ia përmendim emrin, as të merremi ne me të, por duhet të merret prokuroria e gjyqësori. Sipas tij për shkelësit e Kushtetutës dhe cënimit të integritetit territorial të vendit ka vetëm një përballje, atë me drejtësinë. Brozi ka vlerësuar qeverinë e Ramës për shumë reforma që ka ndërmarrë.

Ndërkohë që kërkon një reformë të fortë, atë zgjedhore. Brozi nënvizon se nëse mazhoranca e lë refomën zgjedhore për muajin e ditët e fundit para zgjedhjeve, sikurse është vepruar gjithmonë në Shqipëri, atëherë duket se ka parti e politikanë që nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe një sistem zgjedhor demokratik e me integritet.

Sistemi i sotëm zgjedhor është sistemi më antidemokratik e më korruptiv që ka pasur Shqipëria në këto 27 vite.

SHBA dhe BE janë të vendosur për të dërguar në qeli “peshqit e mëdhenj”. Sa besoni ju në këtë iniciativë?

Unë besoj në vendosmërinë e SHBA që të vihen para drejtësisë ish- pushtetarë e pushtetarë të lartë të korruptuar dhe inkriminuar. Do të ishte shumë efektive nëse SHBA dhe çdo vend i Bashkimit Europian e vende të tjera të hetojnë pasuritë dhe llogaritë bankare që ish-pushtetarë e pushtetarë të Shqipërisë kanë në ato vende dhe provat që do rezultonin t’ia vënë në dispozicion organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe në ato vende përkatëse. Çdo pasuri e vënë me korrupsion duhet të konfiskohet kudo që ajo të zbulohet dhe t’i kalojë shtetit shqiptar. Kjo do ishte rruga më efikase në luftën kundër korrupsionit të pushtetarëve. Zyrtarët e korruptuar duhet të detyrohen edhe të zhdëmtojnë  për dë met që  shkaktojnë  me veprimet a mosveprimet e tyre të  kundërligjme.

Mendoni se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës në qasjen ndaj zbatimit të reformës në drejtësi dhe zbatimit të Vettingut mund të krijojë dizballancime dhe keqkuptime në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit në Shqipëri? Themi mos cilësohen të njëanshme…?

Një ndër qëllimet dhe sukseset e reformës ne Drejtësi duhet të jetë pavarësia e prokurorëve, gjyqtarëve, policisë gjyqësore dhe institucioneve ligjzbatuese nga diktatet dhe ndikimet e politikës, pushtetit ekzekutiv e legjislativ dhe partive, prej të cilave Shqipëria ka vuajtur dhe pësuar aq shumë. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nuk duhet të ndikohet a frymëzohet nga bindje politike e përkatësi partiake. Që të arrihet kjo duhet që prokurorët e gjyqtarët të jenë kurajozë, të ndershëm dhe me shumë integritet për t’i rezistuar presioneve të politikës dhe pushteteve të tjerë. Besoj se Znj. Marku dhe disa prokurorë e gjyqtarë po bëjnë atë që duhet në të mirë të Shqipërisë dhe kjo gjë na jep shpresa.

Si e vlerësoni debatin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për “Detin”, Ligjin e luftës, çamët dhe varrezat dhe ngurrimin e Presidentit Meta për të firmosur plotfuqishmërinë e këtyre negociatave?

Nuk jam ekspert në këto fusha prandaj dua të jap vetëm opinionin tim si qytetar shqiptar. Mendoj se është pozitive dhe e domosdoshme që problemet e mësipërme të diskutohen dhe zgjidhen me negociata e marrëveshje të ndershme midis Shqipërisë e Greqisë. Ligji i Luftës me Greqinë më duket absurd dhe shpresoj që ky të hiqet sa me shpejt edhe për të mirën dhe reputacionin e Greqisë.

Shpresoj se bisedimet që do bëhen për Marrëveshjen e Detit do të jenë të bazuara në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të vendeve përkatëse, të bëhen nga ekspertët më të mirë të fushave përkatëse dhe politikanë me integritet, të jenë negociata transparente dhe korrekte nga të dyja palët: Pala shqiptare dhe pala greke. Për çështjen e varrezave greke dua të them se nuk është mirë të politizohen por të zgjidhen me respekt reciprok, korrektësi, vërtetësi dhe humanizëm.

Për çështjen Çame, që unë nuk e ndaj dot nga çështje shqiptare, besoj se nuk duhet dhe as mund të mohohen të drejtat që edhe e ligjet ndërkombëtare u njohin çamëve për pronat në Greqi apo edhe të drejta të tjera të ligjshme. Dua të besoj se Presidenti Meta do të  bashkëpunojë seriozisht me qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore për këto negociata me Greqinë, do të bëjë më të mirën në interes të Shqipërisë dhe pa paragjykime partiake e politike, e në mënyrë të veçantë, pa u ndikuar a urdhëruar nga ish-kryeministri i Marrëvëshjes së Detit të vitit 2009.

Berisha është kundër një marrëveshjeje të re duke qëndruar në marrëveshjen e vitit 2009 për detin të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Madje deklaroi se duhet të dërgohet ajo marrëveshje në arbitrazh ndërkombëtar dhe të vendosë Gjykata Ndërkombëtare për ligjshmërinë e saj. Vlerësimi juaj?

Kam lexuar në internet se edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias e ka quajtur Marrëveshjen e vitit 2009 për Detin të gabuar madje “fantazmë”. Nëse ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë është më grek edhe se ministri grek, kjo është lajthitja dhe tradhëtia tjetër e tij dhe nuk ia vlen as t’ia përmendim emrin, as të merremi ne me të, por duhet të merret prokuroria e gjyqësori. Aq më tepër që në fakt marrëvëshja e detit e 2009-ës është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Duket se ai i frikësohet përgjegjësisë ligjore edhe për këtë tradhëti ndaj Shqipërisë dhe nuk ka asnje shenjë pendese edhe sot.

Si mendoni se po qeveris Edi Rama dhe qeveria e PS dhe a ka shanse Shqipëria për hapjen e negociatave me BE?

Qeverinë  Rama dhe çdo qeveri tjetër në Shqipëri mund dhe dinë ta gjykojnë më mirë qytetarët që banojnë aty. Por edhe ne emigrantët shqiptarë kudo që jemi, jetojmë me shqetësimet apo gëzimet e vendit tonë të dashur dhe të afërmëve tanë aty. Qeveria Rama ka bërë gjëra dhe refoma pozitive në të mirë të vendit që i japin shanse Shqipërisë për hapjen së shpejti të negociatave me Bashkimin Europian.

Por qeveria, prokuroria, gjyqësori dhe institucionet e tjera na kanë zhgënjyer ne dhe ndërkombëtarët në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të ish-qeveritarëve e pushtetarëvë të lartë. Nga mazhoranca e sotme nuk mund të pranohen edhe më tej justifikime por duhen veprime konkrete. Qeverisja e sotme mban përgjegjësi të plotë për mosprishjen e disa kontratave e koncesioneve korruptive, të paligjshme e në dëm të Shqipërisë dhe interesave të saj, të dhëna nga qeveritë e mëparshme. Dyshime për korrupsion ka edhe për disa koncesione e kontrata publike të kësaj qeverie dhe duhet që organet ligjzbatuese të zbulojnë të vertetën dhe veprojnë sipas ligjit.

Edhe vonesat në Reformën Zgjedhore janë të pajustifikueshme dhe mazhorancës së sotme i takon përgjegjësia për këtë vonesë nëse opozita bashkëpunon dhe nuk po pengon. Nëse mazhoranca e lë refomën zgjedhore për muajin e ditët e fundit para zgjedhjeve, sikurse është vepruar gjithmonë në Shqipëri, atëherë duket se ka parti e politikanë që nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe një sistem zgjedhor demokratik e me integritet. Sistemi i sotëm zgjedhor është sistemi më antidemokratik e më korruptiv që ka pasur Shqipëria në këto 27 vite.

Prandaj edhe presioni i popullit, i Amerikës, Bashkimit Europian, i institucioneve ndërkombëtare dhe opozitës duhet të rritet për ta detyruar mazhorancën dhe çdo parti tjetër që të miratojnë pa vonesa Reformën Zgjedhore, e cila është tepër jetike për të ardhmen e Shqipërisë.

Sëfundi, nuk mund të mos theksoj se me disa veprime dhe gjeste politike duket se disa pushtetarë e politikanë të Shqipërisë po duan ta shmangin e largojnë vendin tonë nga rruga drejt Bashkimit Europian dhe ta afrojnë  me vende e aleanca ku qeverisin diktatorë. Kjo do të ishte dëmi më i madh dhe më i pariparueshëm që mund t’i behej sot Shqipërisë sonë të dashur dhe nuk duhet ta lejojmë e as të heshtim.

Duke falenderuar gazetën “TemA” dhe lexuesit e kësaj interviste, dua të them se pranova të jap këtë intervistë ashtu si dhe intervista të tjera që kam dhënë gjatë këtyre 23 viteve si emigrant në Amerikë, vetëm se dua shumë dhe uroj gjithë të mirat Shqipërisë sonë dhe qytetarëve të saj kudo që ata janë. Shqipëria jonë e dashur ka sot shumë shanse të mira dhe nuk duhet lejuar që t’i humbasë ato për interesat e disa ish-pushtetarëve e pushtetarëve, sikurse ka ndodhur gjatë  27 viteve të  fundit. (TemA)

(Vijoi nga dje. Fund)

23 komente në “INTERVISTA/ Zef Brozi për “Peshqit e mëdhenj”: SHBA e BE të bllokojnë llogaritë bankare të politikanëve. Për “Detin”, Meta të mos urdhërohet nga autori i marrëveshjes së 2009…”

  1. beni says:

    T’u bllokoj paratë që parët ti marin amerikanët!!!!
    Ik or zgjyranjos se je bër paçavure e amerikaniizmit¿

    1. Erl says:

      Kam vetem nje pyetje. Ky njeriu ne cfare cilesie flet dhe cfare pune ben keto 25 vitet e fundit ??

      1. beni says:

        Ky esht një egoist,njëlloj si ai maloku tjetër i newjorkut Shenasi Rama që shqypnia në 89-90ish totalisht e falimentuar e thoni se e sollëm në demokracinë e hiqen ebejn rolin e patriotit nga llogoret amerikanëve e jan shtetas amerikan e punojn për interesat e tyre kurrë për ato shqiptare?
        Esht njëlloj si i vëllai i Ramës Olsi,përpara se Rama të bëhej kryeministër sjavarte njeri teneqet,tani her pas herë e nxjerin servilët e Rames apo i angazhuar se Amerika i vari teneqet!?

      2. Tani says:

        @Erl. Ky ka punuar bojaxhi ne Michigan. Dhe bente ndonjehere fshehtas kundrejt pagesave. Ngjarje dhe histori te rreme per ndonje qe donte te fitonte letrat ne Amerike.Qe ta kishte si histori ne gjykate.

  2. beni says:

    Pse nuk flet për ilir Metën floririn ti bllokojnë paratë or shkerdhat e katolicizmit e amerikaniizmit?

    1. Anti-PD says:

      beni o turkoshak o jashteqitje Osmane ZEF BROZI eshte Katholik dhe intelektual , i zgjuar : Prandaj beni o shoku qenit shko ha ndonje pjate fasulle mbush barkun me buke mos u mundo te komentosh Zef Brozin se je nje morracak jashteqitje fekale e partise islamike dhjerokratike PD

      1. beni says:

        Un jam kundër ekstremizmit islamik por ama ekstremizmin e mbjellin kta m orrat e katolicizmit e amerikanizmit!!

      2. Eri says:

        Po po ju mirditoret qe sot hiqeni me katolik se papa . Ju jeni hipokrite te fese suaj. Ne kohen e komunizmit mohut fene dhe i vute kazmen kishave tuaja. Sot na u bete katolike. Ti je nje jashqitje e kafsheve te pyllit. Osmanet kane udheheq boten per 6 shekuj. Kurse juve ju ka udheheq Gjela Biba. Jashqitje eshte zef Bozi qe liroj nga burgu agjentet grek qe vrane ushtaret tane ne Gjirokaster. Dhe jashqitje je ti qe mbron kete qe shiti atdheun per ca dhrahmi te qelbura qe i dha greku.

  3. Arsen Venga says:

    Zef Pordha, po si keshtu mo, maloqi? Ke shume besim te Lu Lu -Arvziu keta yje ne ngritje dhe burra shteti.

  4. shpresoj, por s'e besoj says:

    Po qytetaret e varfer qe kane nga 28 vjet emigrante dhe nuk i merr njeri ne interviste?!

  5. E verteta e hidhur says:

    Zef Brozi juristi nga me kurajozet ne Shqiperi, u perzu nga Shqiperia 23 vjet me pare se donte nje drejtesi te ndare nga politika,pikerisht per kete qe po rropatemi sot si popull e si shtet.Jo vetem kaq por Zef Brozi vet si gjyqtar nuk eshte perfolur per afera korruptive asnjehere.Intervisten e tij e lexova dhe ajo tregon shqetesimin dhe vleresimin e drejte te asaj se c’ndodh nde Shqiperi.Flet per reformen zgjedhore kur te tjeret jane akoma ne gjume dhe kujtohen ditet e fundit para zgjedhjeve, sa qe nuk kapin afatet ligjore, dhe cdo gje deshton! Cuditem me disa komentues me lart.Parate e korrupsionit qe do te sekuestrohen i merr vetem Shqiperia,me kot mundohen te njollosin punen e Shteteve te Bashkuara dhe te Ambasadorit te nderuar Donald Lu .Krimi dhe korrupsioni ne Shqiperinuk ndalet para asgjeje ,ata kane frike vetem nga Amerika.Bekuar qofte ai vend i madh ne se kthen besimin e popullit shqiptar, se ai vend mund te behet!

  6. Kryf says:

    Si gjithmone i saket z.Brozi,por ne Shqiperi ka kafshe te anadollit ,si komentuesi (beni)qe jashteqitjen e nxjerr nga goja.

    1. beni says:

      O na rrofte blet or klluf Karri!

  7. njani says:

    Tradhtar bythqim zef maloku, shko qihu ne byth o kryq i ndyt… deri dje me ata qe po padit ishe o pleher.

  8. Areteo says:

    Jam ne pergjithesi dakort me zotin Brozi.Mendoje se peshqit e medhenje nuk i perkasin ish qeveritareve por gjithe qeveritareve si te majte dhe te djathte (nenkuptoje nje pjese te tyre pasi nuk jane te gjithe te korruptuar).Megjithese ke vite qe je larguar nga Shqiperia se pari nuk e njifni mire realitetin ose nuk desironi ta dini.Mendoje se e kaluara ju ka lene mllefe per ate kohe.Nje njeri si Juve me inegritet duhet ti thote gjerat troc per gjithecka .

  9. Kryf says:

    Ne doni Haxhi Qamila cecen,lexoni ca zhgarravina islamike antiamerikane.Po ne Shqiperi cduan keto mbeturina islamike?Z.Brozi me ju nuk fshin ….o injoranta te pagdhendur berishian.

    1. beni says:

      Ne duam Donald Trump e jo bythqirit e bill klinton e hilleri Klinton lesbikja e viteve80!
      Duam një ambasador republikan e jo e jo funderinat e hilleri e bythziut Obama!

  10. goliku says:

    Per çka shkruhet eshte shume e drejte sepse vetem keshtu mund te behet kjo Shqiperi e mjere qe mendoi se doli nga diktature e eger dhe ra ne nje ” demokraci “te shumtuar qe vetem emrin nuk e ka te tille sepse eshte nje HAJDUTERI GJIGANDE .Vetem nje fakt i vogel :ne fillimet e “demokracise”pakashum kemi qene te gjth te barabartepor ku jane tani politikanet,te gjithe miljardere “vetem me rrogen e shtetit”eshte e temershme.Vetem Amerika dhe BE po te duan mund te shpetojne kete vend POR I PARI NE LISTE DUHET TE JETE ILIR FLORIRI qe Edi palla turp te kete qe e beri president nje nheri qe gjith populli i thote ILIR FLORIRI.

    1. beni says:

      Të lumtë,Amerika rrëmbeu ato që rrëmbeu futi pikëllimin maskarallikun,kazinot,mashtruse të,piramidat,kallashnikovë,bankat për t’i marrë parët kesh e futi kopilllikun qe për çdo gjë të vendos jo kryeministri por ambasadori amerikan,pra të dështuar lakuriq nga sovraniteti i pushtetit?
      Pushtejitarët e pushteti si le e pa kerkojn se kush e kush të rrëmbej sa me shum,ktu esht e keqja e as i bie ndërmend për popullin ja. Vetem demagogji nga të dy krahët!!
      Kta duhen ekurosur njëher e mir e të lëshoj. Sovranitetin Italisë,besoj se populli do t’a pres me gëzim se vetëm kjo ka ngel nga ky Kodoshllik patriotizmi!!

  11. beni says:

    Ne duam Donald Trump e jo bythqirit e bill klinton e hilleri Klinton lesbikja e viteve80!
    Duam një ambasador republikan e jo e jo funderinat e hilleri e bythziut Obama!

  12. Pokeristi says:

    Z.Brozi!
    Mbetesh gjithmone nje intelektual patriot,me intregritet te larte.
    Le te sherbeje ky shkrim tuaji per te zgjuar nga letargjija berishiste intelektualet e mykur shqipetare!!!
    Te ben pershtypje dhe eshte per te ardhur keq,qe per shkrime te tilla reagojne kryesisht salixhinjte injorante!!!…
    Te lumte edhe nje here

  13. vaso says:

    Jep direktiva ky.Me c’te drejte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje