Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se Taulant Balla kontrollon një gurore në Qukës, në të cilën punohet në kundërshtim me kriteret mjedisore dhe urbanistike.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se pronar i gurores në fjalë është në pronësi të biznesmenit që ka ndërtuar shtëpinë dhe zyrën e Saliut dhe se Saliu është kthyer ne nje “kosh plerash”, ku hedhin letra anonime.
Statusi i plotë i Taulant Ballës:
O Sali, e kuptoj qe tani je bere nje objekt tallje. Edhe vete se ke menduar ndonjehere qe do perfundoje kaq keq, apo jo? Ne vazhden e genjeshtrave dhe talljeve te perditshme, sot me bere edhe me gurore.
Po si ka mundesi qe nuk bere thjeshte edhe vetem nje verifikim minimal. Te kishe pyetur pronarin e pallatit ku ti jeton dhe pronarin e kulles 24 katershe ku ti ke zyren luksoze.
Atehere Sali, meqe ti je rrenuar aq keq sa qe je kthyer ne nje “kosh plerash” ku hedhin letra anonime dhe ti s’heq dot dore nga koha e letrave anonime.
Po e informoj publikun qe ate gurore sot e perdor kompania ne pronesi te sipermarresit Bashkim Ulaj, njeriu qe te ka ndertuar ty shtepine, zyren dhe qe ta ka rikonstruktuar edhe godinen e Partise tende (SHQUP).
Lejen minerare ne kete gurore e ke dhene ti Sali. Kompania “Gener 2” dhe “Albavia” e kane marre me qera kete gurore per ndertimin e rruges Qukes-Qafplloce.
Tani po je burre, qe ne fakt nuk je, merre dhe pyete sipermarresin, mikun tend. Apo te ka bere edhe ky dalje….