Një spiun në grupin negociator me Greqinë? Ish-presidenti: Si ajo kënga, “edhe priftin e bëjnë me barrë” (biseda me Metën për plotfuqishmërinë)

3 Mars 2018, 18:34Politika TEMA

Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” ku foli lidhur me pretendimet e opozitës se Artur Meçollari është “spiun”.

Gjatë emisionit Moisiu deklaroi se Artur Meçollari, i cili është një nga negociatorët për marrëveshjen e re të detit me Greqinë, është një ushtarak i zotë dhe njeri me ndjenja të mëdha patriotike.

Me tëj teksa kritikoi qëndrimiet e Opozitës lidhur më këtë çështje Moisiu tha se kjo është si puna e asaj këngës  “që e bëjnë priftin me barrë”.

Mes të tjerash Moisiu u ndal dhe tek ligji i luftës me Greqinë për të cilin tha se është një nga kontraditat kryesore me vendin fshqinj.

Gjatë intervistën Mosiu tregoi dhe bisedën që ka pasur me Presidenitin Meta lishur me çështje e

Ç’mund të na thoni në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë?
Historia ka ardhur në atë mënyrë që unë njoh nga afër disa gjëra në raporte me Shqipërinë që nga lufta e Dytë Botërore. Gjatë kohës që kam qenë presidenti, gjatë takimeve me krerët e shtetit grek ia kam treguar historinë tonë dhe u kam thënë se s’jemi armiq. S’mund të mbajë populli grek përgjegjësi për atë që ka bërë qeveria kukull greke e kohës gjatë regjimit të gjermanëve. Kur u zgjodha president, ende nuk ishte bërë ceremonia, më thonë se Karamanlis do të vinte në Tiranë. Gjatë takimit tonë po i shtjelloja se miku dhe shokun mund ta zgjedhësh, por jo fqinjin. Shprehje të cilën e kam bërë dhe në një konferencë.

Si trajtohej çështje e kufirit para ’90?
Po të lexoni librin e Ehdit Duram, ‘Brengat e Ballkanit’ ajo flet që disa ambasadorë kanë bërë një ndarje kufiri pa menduar që do sjellë shumë gjak në të ardhmen. Kufijtë u stabilizuan në 1913-ën, dhe më pas në 1922.

Po më pas çfarë ndodhi?
Ai kufi ka mbetur, por me problematika. Mbas çlirimit, dhe gjatë luftës ka pasur tentativa për të vënë në diskutim Viorio-Epirin. Zhvillimet treguan se gjërat s’mund të viheshin sipas interesit të njërës palë. Gjatë kohës së diktaturës në kufi në 1949 pati përplasje mes dy forcave, por nuk ishin konflikt dirket, por kundër pjesës kryengritëse. Atëherë është minuar kufiri dhe ka pasur probleme dhe shumë ngjarje më vonë, deri sa u morën masa për ta ç’minosur.Problem ka qenë kufiri detar.

A janë dy vende me pozita të barabarta Greqia dhe Shqipëria?
Këto janë gjëra që janë transferua. Zgjidhjet gjysmake krijojnë problematike. Pastaj kohë pas kohe dalin në sipërfaqe. Dalin problem si në detin Jon dhe Egje, që në tërësi ka rezerva hidrokarburesh, këtu lind interesi që secili do të marrë sa më shumë. Kjo krijoi problemin e ndarjes detare.

Pse nuk aplikohet distanca prej 12 mijeve detare?
Ne i kemi pasur në atë kohë 15 milje. Bëhet fjalë për zonat e hapura, që kemi në drejtim të Italisë, apo ne pjesën e hapur. Spekulohet dhe është për të ardhur keq dhe për të krijuar situata të qenë dhe të paqena.

Plotfuqishmëria për Bushatin. Pse është një çështje që po zgjat kaq shumë?
Sigurisht nuk hy dot në këto detaje pasi nuk i di mirë. Shtypi i jep të pjekura dhe të papjekura lajmet. Fakti që kërkohet plotfuqishmëri është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet.

Në këtë kërkesë sa është forma dhe reale dhënia e autorizimit?
Nuk është se ka të drejtë mos t’ja japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjera që ti qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk mundet që një kryetar i shtet të shkojë kundër interesave të vendit.

Vija e kuqe a është Gjykata Kushtetuese?
Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhje nga njëshi. Janë pushtete të ndara.

A ja dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu zotit meta në takim?
E quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri dhe e quaj gjë pozitive. Konsultimin e quaj të mirë dhe jo që të veprosh me mendjen tënde. Dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia.
Jemi mësuar që të shohim

Rastin ‘Meçollari” si e keni parë?
Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen. /Intervista e zbardhur nga BW/

5 komente në “Një spiun në grupin negociator me Greqinë? Ish-presidenti: Si ajo kënga, “edhe priftin e bëjnë me barrë” (biseda me Metën për plotfuqishmërinë)”

  1. Mirela Ndini says:

    Nuk permendet litari (spiuni) ne shtepine e te varurit (<Mojsiut). O zoti Alfred vetem ti nuk ke te drejte te relativizosh peshen e spiunve ne shoqerine dhe politiken shqiptare. te rekrutoi GRU-ja sovjetike qe adoleshent, kur yt ate Spirua te coji ne ucilishten sovjetike per tu bere oficer! Kur themelove me Staroven shoqaten e Atlantikut more OK-ej paraprak dhe udhezime nga atasheu i atwehershem rus ne Tirane. Ky atasheh qe me vone u be shef nr. 1 i njeres prej agjensive te ringjallura te zburlimit te Federates Ruse, kishte nje opinion shume te mire per ty. Ishin ruset more legen, qe ndrehyne te Tosi i marijes atehere kryeminsiter, qe ta mbyllte skandalin seksual,kur zjarrfiksja e kapi residentin e republikes me breke neper kembe ne shtepine e dashnores. Prandaj ore Alfred mos bej me llogje per spiune, se do te padis te Alfred Peza "djali" i shoferit tend, kur ke qene komandant i brigades xhenjere te urave te renda diku andje nga Kavaja. Y burre legen! njelloj si yt ate, qe tradhtoi Zogun, tradhtoi Jugosllavine mbreterore, tradhtoi tialianet, tradhtoi Dullen per serbet dhe sovjetiket dhe me ne fund apti fat se e mbylli karrieren rehat ne vile te vjedhur dhe drejtor I SHNUM-it! Y burre legen ne 3 breza!

    1. L.F. says:

      Nuk e njoh Alfred Mojsiun, por me beri pershtypje komenti i kesaj lavires apo ketij burre kurve qe fshihet pas lavires, sepse kaq fjale qe lexova ne 1 minute, nuk i kisha degjuar gjate gjithe jetes time.

  2. tfgs1 says:

    si perhere pordhe me rigone dhe pak garniture…………..asgje konkrete!
    ne keshtu,ata ashtu,se bashku asgje………..hiq e mos e keput!
    duke veretetuar thenien magjike: futja pordhes gri sallate sa te gthihet edhe kjo nate…………..

  3. mirel says:

    Alfredi indirekt tregon qe ka probleme kufitare, por nuk tregon qe shkaku kane qenw greket. Dhe mire ben, se quhet politikan.
    Problemi eshte qe ne vazhden historike te tregimit te Moisiut elementi grek eshte ai qe kerkon te futet te territori shqiptar.
    Po ta theksoje Moisiu kete del ne pah qe axhenda e ndarjes se detit eshte pjese e axhendes historije greke per zgjerim te Vorio-Epirit. Dhe per rrjedhoje del qarte qe angazhimi i qeverise shqiptare te Berishes dhe Rames per te permbushur axhenden greke eshte tradheti e larte.
    Moisiu ja hedh indirekt perseri kunjat Ramutit kur i thekson nevojen e shtetit ligjor.
    Pra, legjitimon Meten ne te drejten e kerkeses per shqyrtim te hollesive te mareveshjes, per te cilen dhe Moisiu duket konfuz. Dhe si e pranon hapur qe ka informacione te paqarta. Pike. Kjo i ve vulen e tradhetise Ramutit, qe duket e ka bere pisllekun nen tavoline dhe tani po perdridhet si gjarper nen kembet e Metes
    Lexoni prape me kujdes: Moisiu thote qe Shqiperia ka patur 15 milje ne det te hapur. Me duket se heren e fundit tha qe ishin 16 milje. Ndoshta po e gaboj une nje milje.
    Dmth Ramuti na tha qe Shqiperia po fiton se po merr 12 milje, ashtu sa Greqia qe po merr 12 milje. Ai nuk thekson qe Shqiperia po humbet 3 apo 4 milje ne det te hapur.
    Nje kjo.
    E dyta, ne raportin e patriotit Mecollari behej fjale qe me ligj te shtetit grek, Greqise i takojne 3 milje. Nderkohe qe Berisha i falte Greqise pa te drejte 12 milje.
    A nuk eshte e njejta shifer qe ka dhene Berisha?
    Cila ishte ideja e Ramutit se mareveshja e tij ishte me e mire nga e Berishes? Per cfare arsye? Per faktin qe Shqiperia humbet 3 milje, apo qe Greqia rimer perseri12 milje. Njelloj si Berisha.
    Perse Ramuti nuk rivendosi perseri kufirin e 2008es te hequr nga Berisha?
    Ky duhet te ishte akti i pare, urgjent zyrtar i qeverise se Ramutit.
    Sipas Kudret Celes, shteti shqiptar eshte ende pa kufij detare, gje qe i jep atribute Greqise ta kerkoje vijen llogaritese qe nga bregu i detit ne Sarande e Butrint.
    E shikoni cfare maskarade tradhetie kryen shteti shqiptar?
    Kot pastaj te diskutojme sa e “mire” eshte mareveshja. Dhe kot te diskutojme se sa patriot eshte Mecollari me shoke. Patriotizmit te tyre nuk i besoj dhe as qe jua kam nevojen.
    Keta burra vertete e denoncuan Berishen dhe nuk nenshkruan mareveshjet e turpit.
    Por keta e lane Shqiperine pa zot. Keta nuk dolen zot Atdheut dhe ta kthenin pushken kunder Berishes.
    Por heshten dhe iken e struken ne ndonje qoshe duke pritur te flasin e te duken trima tani qe Berisha ka marre fund. Natyrisht dhe te zene ndonje qoshe te ngrohte nga ato qe ofron shteti.
    Dhe keshtu nga kjo qoshe do kemi mareveshjen e re.
    Do thoni ju nuk ka faj.
    Ka faj, sic kane gjithe ushtaraket qe u zbythen para kriminelit Berisha qe si mbrojtje kishte nje ushtri me rrugace dhe bandute ordinere.
    Ushtaraket shqiptare dorrezuan dhe armet, dhe municionin dhe dinjitetin te larot dhe llumi i Berishes. U perrulen para cdo lloj alabaku qe ju vuri politika ne krye.
    U perrulen para Zhulalit, u perrulen para Imamit, ashtu sic u perrulen para Majkos, ose me sakte shoferave te Majkos. Mimit e kushdo letyre servili qe merr karrigen.
    Ngelen sherbetire te politikes per nje gavete.
    Dhe te shpresosh qe kombi do prese nga keta qe jane kthyer ne sherbetore fytyre perrulur te politikes, nuk me krijohet asnje lloj besimi qe Mecollari me shoke do e shpetojne Shqiperine.
    Fytyren e Ramutit po. Ate po perpiqen te shpetojne.
    Pa u njohur fare me detajet e mareveshjes Mecollari deklaroi qe cdo lloj mareveshje eshte me e mire se e Berishes. . Cdo me thene kjo?
    Qe sikur te japim ndonje milje me pak nga Berisha jemi me te mire?
    Lereni kufirin atje ku e gjetet ne 2008en dhe mos e levizni.
    Nuk keni integritet dhe karakter te merni persiper nje gje kaq madhore.
    Cdo perpjekje ne te kundert eshte tradheti e larte.

  4. lekeli says:

    Ky eshte presidenti me i mire i ketyre 27 viteve ku spikati burreria,mençuria dhe mbi te gjitha tregoi qe ish president i gjith popullit dhe mbi partite pavaresisht qe u zgjodh nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje