Nga Ben Andoni
Histeria politike shqiptare e 2-3 Marsit të vitit 1997 është e denjë për një skenar filmash kushtuar ngjarjeve të post-demokracisë në vendet e Lindjes. Sa më shumë largohemi në vite, aq më ogurzezë ngjan kjo kohë, kur kujton se arkitektët e saj janë ende të gjallë dhe protagonistë sërish të së keqes së madhe në vend. Për fat të keq, Sali Berisha, personazhi kryesor i atyre ditëve jo vetëm nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar apo demaskuar por është ricikluar në pozicionin më të madh të Ekzekutivit, derisa pesë vjet më parë u hodh poshtë me votën masive popullore…
Po kjo valë e madhe popullore, që kulmoi pas rënies së skemave piramidale mori përsipër të rrëzonte një nga regjimet më të zeza në historinë e vendit tonë. Flitet për mandatin e dytë të drejtuar nga PD-ja asokohe. Në gjendjen kaotike, ku u përfshi i gjithë vendi, më 2 mars të vitit 1997, Kuvendi shqiptar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ku përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Shqipëria do të mbillej me viktima të pafajshme, por jo sa të bindnin Berishën dhe PD-në të jepnin dorëheqjen nga mandati i grabitur i vitit 1996. Në ditët që do të vijonin do të liroheshin të gjithë kategoritë e të burgosurve, kurse depove të ushtrisë iu grabit një arsenal i tërë me mbi 650.000 armë luftarake, që po pjellin viktima edhe sot e kësaj dite për çdo javë. Në të njëjtën ditë, Kuvendi shqiptar miratoi Ligjin për bashkimin e Shërbimit Sekret me Ministrinë e Brendshme, ku Kryetari famëkeq i SHIK-ut Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës. Ato pak zëra opozitarë që mëtonin të ishin në radhët e PD-së mbyllën gojën prej drurit direkt, që iu dha por edhe frikës së likuidimit prej dyshes së frikshme Berisha-Gazidede, kurse në terren filloi një terror i paparë.
Pak orë më vonë, më 3 Mars, në një nga faqet më të turpshme të parlamentit shqiptar, me votat e maxhorancës fiktive, Berisha u rizgjodh si president me rreth 104 vota. Shpura e tij nuk u mjaftua me terrorin, por tashmë iu derdh edhe gazetarëve të huaj, që po ndiqnin prej ditësh situatën shqiptare. Vite më vonë, një nga protagonistët e këtij linçimi, bodigardi i Berishës, Izet Haxhia do ta tregojë me detaje për publikun këtë shtazëri dhe sesi festonin me bekimin e ish-presidentit duke shkrepur armë dhe duke demonstruar forcën, pa ditur se i kishin dhënë shtetit shqiptar një nga vulat më të turpshme të ekzistencës 105 viteve.
Dhe, kjo ishte më i e pakta. Pak orë më parë, në orët e para të 3 Marsit, njerëz që janë identifikuar, por që kurrë nuk janë dënuar dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ndoshta, është përcaktuar më të drejtë në historinë e medias shqiptare se kjo mbetet ngjarja më e hidhur dhe e paprecedentë në ekzistencën e shtypit të shkruar. Gazeta “Koha jonë” e asaj kohe do të mbahet mënd për demaskimin e hapur të Berishës dhe pushtetit të tij të hajnisë, policëve të korruptuar, arrestimeve të pasens, por edhe shantazheve të përditshme të mostrave, që polli pushteti i asaj kohe. Titulli i madh për gazetën e datës 3 mars 1997 ishte: “Berisha, duart me gjak!” dhe realisht ish-presidenti famëkeq e tregoi metaforën se nuk vlente, pasi këtë herë duart e tij ishin shtrirë realisht si metastaza mbi të gjithë demokracinë e dobët shqiptare.
Në ditët tonë, shumë panegjirikë po mundohen t’i riciklojnë këto figura, mbi të gjitha Berishën, por 2-3 Marsi i vitit 1997 do të mbetet i paharruar, për ata që nuk e kujtojnë ose bëjnë sikur i kanë harruar se me sa vështirësi është rivendosur demokracia në ditët tona. Njerëz mos e harroni historinë, sepse dënimi i saj është i llahtarshëm! Paçka se mund të përjetësohet shumë bukur në filmat e të ardhmes. (Javanews)
ラブドール 通販 男性が本物の女の子よりもダッチワイフを愛する主な理由購入者がシリコーン人形を「人」として扱うのはなぜですか?憧れの人形に近づくことはどのように感じますか?あなたは同様にシリコーンのダッチワイフに会うのが好きですか?
ぽっちゃり ラブドール あなたはただオンラインに行く必要があります、あなたはそのためのオンラインストアを見つける必要があります、そしてあなたは簡単かつ簡単に同じために素晴らしい結果を得ることができるでしょう。 ですから、誰でも簡単に利用できると言っても過言ではありません。
Nuk e kuptoj se si munden shqiptaret te votojne Sali Berishen pas “97’es dhe ta sjellin ne fuqi ne 2005.
Te pakten voten per te nuk e kam ne ndergjegjen time sepse nuk ia kam dhene kurre.
Maelga , nuk ka gje te komplikuar per tu mos u kuptuar . Sali Berisha erdhi ne fuqi prap ne 2005 , dhe se autori kryesor qe e solli ate ne fuqi ka nje emer dhe quhet Fatos Nano , personifikimi i njeriuta te pangopur , njeri prej politikaneve me negative , negativiteti i tij kaloj cdo kufij .Qe te sillnin Saliun prap shqiptaret imagjinoe sa te keqia beri Nano. Me vone monstra Sali beri c`fare i kaloi nga dora qe Shqiperia te merte tatepjeten , ama fajtori dhe faktori eshte nje , Fatos Nano …..
1997
Nuk ishte asgje ne krahasim se ku po na shpie
qeveria Edi Rames dhe kazani tij mediatik.
2018-
Kolumbia e Evropes,
Meta President,
Ruci kryetar kuvendi,
Santos,
audi i tahirit,
aroplani divjake,
varrezat e grekut,
deti shitur grekut,
vote kundra Amerikes,
koncesione, koncesione dhe prape koncesione
on investment, no investment dhe prape no investment
riciklim i plehrave nderkombetare toksike ne toke shqiptare
kostum dhe addidas
Saliu vazhdon te sundoje
Vishaj u dekorua dhe u emerua nga vete Kryministri Ramuti
Adriatik Llalalla ne sherbim jo vetem te metes, saliut por dhe Rames, apo jo?
rekord i thym ne Facebook nga Edi Rama per komunikim me analfabetet e Saliut e kamunizmit
2018-
13 milione per Lulzim bashen, per pallatin e hedhur ne ere nga Partia.
zgjedhjet fituar me paret e droges dhe urrejtja per Banden e Hajdareve
2018-
Ceshtja Came, cfare ceshtje Came flisni ju?!
akoma ligji i luftes me greqine ne fuqi edhe pse shitem detin falas
mercenarete LSI akoma me poste dhe detyre
2018-
Shqperi dhe Kosove me larg se kurre ndaj njera tjetres ne te gjitha nivelet, thellohet dallimi midis dy kombeve ashtu sic eshte ne te vertete.
2018-
akoma ska ligj qe ti jepet e drejta e votes emigranteve, aha, kush ka frike nga emigrantet thua? Majko apo Rama, ka me shume frike?
Të shpresojmë që ky Mars, do ti pastrojë vemjet e së kaluarës. Na kanë ardhur në majë të hundës!
VETING, VRTING,VETING !!!!??????????
Saliun nuk e solli vota e popullit ne vitin 20015, e solli Fatos Nano, me premtimin qe Fastosi te behej president ne kohen kur Saleh Berisha
ishte kryeminister.
Edhe ne vitin 2009 Saleh Beriisha nuk fitoi perseri, nese ju kujtohet, por i vodhi dhe i manipuloi zgjedhjet dhe i dogji te gjitha dokumentet
qe lidheshin me perfundimin e votimeve, deri ne vitin 2013 kur humbi ne menyre te turpshme, si edhe ne vitin 2017.
Nuk eshte populli qe e zgjedh. Por ky nuk heq dore nga synimi per te sjalle Shqiperine perseri ne kushtet e vitit 1997, dhe prandaj nuk po i del edhe shpirti.
Si mund te pranoje dhe te duroje ky njeri qe shqiptaret te mos e kene kete njeri ne krye, qe ka lindur vetem per te qene i madh, burre shteti dhe i pazevendesueshem.
3 Marsi 1997….,dita me e ndyre…HISTORIKE..!
Kaosi, ne procesin a zhvillimit demokratik kalimtar nga prona dhe ekonomia shteterore antikapitaliste e tipit bolshevik ne drejtim te anasjellte te prones private dhe marredhenieve kapitaliste ne prodhimin e madh, ushkaktua si vazhdim i diplomacise globale te vjeter anti nacionalizmit shqiptar te te rifutur me nje kombinacion marramendes qysh me uzurpimin e Rrezistences kunder okupacionit fashist nga bolshevizmi stalinist antihitlerian i instaluar ne Jugosllavi dhe i penetruar me marifete ne Shqiperi; u fut te klika bolshevike dhe vazhdoi me uzurpimine Frontit te Pezes dmth uzurpimin e shhtetit te Shqiperise me bosht ideologjik Anti nacionalizmit boorgjez shqiptar dhe pro internaconalizmit me kombet e tjra gjoja internacionaliste, kozmopolite dhe anti tradhetareve borgjezo-nacionalist shqiptar ballisteve Cam e Kosovar. Ky antishqiptarizem, pra u rifut edhe ne kete kalim historik drejt demokracise birgjeze (dikur te shpallur tradhetare ne sherbim te armikut). Diplomacia globale antinacionalizmit shqiptar u fut nepermjt klikes Rammis Alia dhe Klikes Sali Berisha. KAOSI i 2-3 Marsit e me tej nuk ka fajtor individet qe u vune ne sherbim te Diplomacise Globale.
e mbaj mend sikur te ishte dje fjalimin e Aleksander Meksit ne parlament. e degjova ne nje lokal te parku taivanit ne nje nga kjoskat e ahershme ku te gjithe sa ishin brenda degjonin me goje hapur pa iu dale nje fjale prej goje. nuk i merrej vesh asnje fjale se bertiste si qen i terbuar. pastaj doli nga partia si qen i rrahur.
kohe ulurime por athere na dukej normale! Tirana mbase diçka me mire se qytetet e tjera se jashte saj ligji ishte simbas lagjeve. ne kuçove nje grup donte te ngrinte nje avion (donin ta ndiznin me ta terhequr si puna e makinave) per te sulmuar lagjen e grupit tjeter.
çuditem si e humbi lapsin Kadareja per nje ngjarje te tille.
Me gacmove ti “firaku” ; po si me gjithe mend Poeti i madh, pretenduesi per çmimin Nobel qe ka bere gjithe ato vepra kunder diktatures, nuk arriti te shprehet e te thote dy fjale nga ato qe di ti thote ai per ngjarjet e vitit 1997, po e mbylli sikur jo vetem ti i shte thyer maja e lapsit, por ti ishte thyer nofulla qe s’harron te flase si hipokrit qe ngeli tere jeten. Po s’ka gje, jemi ne qe do shkruajme per te nga nje shkrim te thjeshte por te vertete. Fatkeqesi qe jetuam ne nje kohe me Saliun dhe Ismahilin.
Si u dogj “Koha Jonë”
Mars 97
Nuk do të më shkonte kurrë ndërmend, se pikërisht, në atë mbasdite të 2 Marsit, do ta shihja për të fundit herë redaksinë tonë, në rrugën “Qemal Stafa”
Kisha udhëtuar nga Elbasani që në mesditë me makinën e një mikut tim fotograf, Spiro Zhupës, i cili i lante dhe i përgatiste fotot tek dyqani i Lulit. Aty, pranë ish “Florës” së vjetër, në qendër të Tiranës. Me vete kisha sjellë edhe një foto të rrallë, të bërë poshtë kodrës së “Tepës”, pranë Urës së Zaranikës. Ishte një ” shtëpi ” prej plasmasi, ku jetonin që nga muaji Nëntor, një familje me një fëmijë. Kishin shitur shtëpinë, aty në lagjen ” Haxhias “, dhe paratë i kishin futur në një prej firmave piramidale.
Priste që të merrte gati tre fishin e depozitës. Aq ishte ” kandari ” i piramidave në atë periudhë. Natyrisht, që kishte bërë edhe sakrificë duke jetuar që nga fillimi i dimrit, nën cipën e holle të një plasmasi, që përdorej zakonisht për sera ngrohje. Afati kishte kaluar, pasi hallexhiu, duhej që ti merrte paratë që në muajin Shkurt. Fillimi i protestave, e deklarimi zyrtar i rrëzimit të tyre, e kishte bërë ish puntorin e metalurgjikut të ardhur nga Fieri, që ta vuante kësisoj dramën, në një mënyre tepër tragjike.
Natyrisht, që së bashku me foton e rrallë, unë kisha realizuar, edhe një interviste, e shkrimi mendoja se, mund që të zinte një faqe të tërë. Ai realisht, kishte mbetur e jetonte buzë Zaranikës, nën qiellin gri të atij dimri të ftohtë. Pa asnjë shpresë. Si një asket i përvuajtur. Gjithëçkah që kishte pasur, i kishte depozituar. Ndjehej i mashtruar. Me lot ndër sy më kishte treguar në detaje historinë e tij, të gruas, dhe djalit 5 vjeçar. Shpresonte tashmë tek një emigracion, në Greqi, që ” nuk dihej se ku, do ta kishte tymin ”
Zamir Alushi, që bënte në atë kohë shefin e kronikës, më përcolli deri në fund të koridorit të katit të dytë. Poshtë. Po më priste Spiro fotografi me volksvagenin e tij përtej kangjellave. U përshëndeta edhe me rojen që bënte vazhdimisht shaka me ne të posaardhurit nga rrethet, duke na kujtuar batuta nga shkrimet tona. Dola në rrugë.
Kthimi për në Elbasan ishte i shpejtë. Nxituam, pasi vendi ishte në shtetrrethim, në Gjëndje të Jashtëzakonshme. Madje, ajo sapo ishte shpallë në Parlamentin shqiptar. Kjo, për ne gazetarët e “Koha Jonë”, ishte diçka më shumë. Një kolegu im në jug pak ditë më parë, kishte qenë për disa orë nën shoqërinë e policëve. Ata donin të nxirrnin ndonjë kunj nga porositësi, që mund të ishte edhe jashtë rradhëve të tyre…
Mbrëmja na zuri buzë kalasë së qytetit. Nën reflekset e natës, ngjante me një dinoseaur gjigand e memec, që kishte ngulur kthetrat aty. I heshtur e mistik, sikur vinte nga një kohe përtej mjegullës të pesë shekujve që lamë pas, si një kujtim, e një vegim që nuk duhej haruar. Si zakonisht piva një kafe në qëndër, tek ” Bar Artisti “, selia jonë e vjetër. Së bashku, me Tomor Jolldashin u nisëm për në shtëpi. Ishim komshij, në dy lagje përballe.
Në mëngjez nuk i besoja më veshëve, ndërsa dëgjoja nga nje radio e huaj për djegien e “Koha Jonë”
-Nuk është mirë që të shkosh atje – më tha një kolegu im në qytet. – Me siguri kaos, dhe nuk ke për të gjetur njeri, a kolegët e tu. A e kupton që ka dorë shteti, tek ju? Njerëzit në këto momente, nuk dinë ku kanë as edhe kokën…
Qafa e Krrabës ishte bërë, e pakalueshme. Shoferët që vinin nga Tirana tregonin se, në shumicën e rasteve, ishin bërë preh e grupeve që vendosnin gjoba atë mbrëmje. Një grua ishte përdhunuar, aty afër kilometrit 29-të, ku ndahet Elbasani me kryeqytetin. E kishin sjellë në qytetin tonë. Thuhej se ishte nga Korça. Pasagjerët e një furgoni të Elbasanit, tek vëndi i quajtur ” pishat “, kishin ngritur duart përpjetë, për të zbrazur xhepat në llogari të dy maskave të zeza, që i kishin ngritur pusinë.
Frika tashmë kishte zënë gjithë shoferët e furgonave taksi. Ata që kishin qenë një natë më parë viktima, në atë segment rrugor, ishin tej të tronditur. Nuk guxonte njeri. Pasagjerët vinin aty, e kur merrnin vesh ndodhitë me grabitje, ktheheshin. Ata, që u duhej të ishin në kryeqytet, i u drejtuan trenit. Ky i fundit e bënte atë distancë, rreth 5 orë, por kjo për të vendosurit, ishte gjysma e së keqes.
Telefonat që deomos nuk punonin tek “Koha Jonë”. Bisedova me dy kolegë tek “Albania” dhe “Gazeta Shqiptare”. Të nesërmen në mëngjez, mora rrugën, për në Tiranë. Udhëtova nga Durrësi.
Pamja ishte pikëlluese. Shkrumbuar gjithëçkah. Vizitova katin e dytë. Hyra në sallën e gazetarëve .Mure të sterosura, dhe kompjutera të djegur e të shkrumbuar. Edhe dyert gjithashtu. Në gjysmën e një tavoline, në sirtarin e vetëm që kishte shpëtuar, gjeta dhjetë a dymbëdhjetë disketa, që në fakt ishin të paprishura, dhe që i kishin shpëtuar rrëmbetit, i cili kishte kaluar dy net më parë, në të gjithë godinën tonë. Me siguri, materiale që kanë qenë të disponuara për kompjuter, e ndoshta për numrin e ri që nuk mundi të dalë në 3 Mars. Ato, ende i ruaj, edhe sot e kësaj dite. Aty ishte edhe plani i disa faqeve të politikës, e të kronikës, si dhe atë të kulturës e sportit.
Ndjehej një erë e athët që të kujton acidin. Në se do të mund të qëndroje gjatë në dhomë, edhe pse ajri frynte në dritaret e djegura, të shkatëruara krejt, ishte e pamundur të duroje atë aromë athtësie.
Ndërsa zbrita poshtë, ku ishin zakonisht zyrat si dhe redaksia e gazetës ” Sport Ekspres “, gjeta Nikollën dhe Esat u Çuçllarin. Ky i fundit, filmonte me kamer, duke fiksuar gjithçkah kishte mbetur aty. Sapo kishin ardhur. Në një moment, botuesi mbështeti ballin mbi dorën e vendosur në murin që e kishin lëpirë flakët, aty ku kishte qenë zyra e financës.
– Po si mund që ta bënin këtë krim ?- tha ai, e në çast ngashëreu. Sytë e vegjël të Nikollës, si të bajames, ishin të lagur. Pastaj, u kaloi dorën flokëve, dhe një cullufe që ishte rrëzuar mbi ball.
Esati doli nga dhoma me aparatin në krah, dhe ngjiti shkallët për në katin e dytë. Nuk donte që të rrinte aty. Mbase, nuk donte që ta shihte Nikollën, në një moment dobësie. Vërtetë që më erdhi keq…
Ndërkaq, mbriti aty një prej shoferave të tij, së bashku me Ben Blushin, që kërkonte ti transmetonte diçka. Nuk ishte Anesti. Ai ishte keqtrajtuar, dy netë më parë në këtë godinë, ndërsa kishte ardhur pak kohë përpara, se të përfundonin flakët. Kishte gjetur zjarrvënësit. Pastaj policia. I rrahur dhe i keqtrajtuar ç’njerëzisht. A thua, që shteti kishte nxjerrë kunjin, me të pafajshmin Nesti? Roja kishte patur një fat më të hidhur. I lidhur, pasi ishte rrahur si një kafshë e vërtete, sipas që të gjitha rregullave inatçore, ishte gjetur diku nga Dajti, vetëm pak orë më parë. Flitej edhe për gazetarin Zamir Dule, i cili ishte ndodhur atë natë makthi në redaksi
Beni dukej i shqetësuar. Godina ishte e heshtur, dhe në dhoma përveç erës së përzhitjes, së aparateve e moblave, që paisnin dikur ambjentet të djegura e të shkrumbuara, ndjeje një zymtësi të frikshme. Një fllad Marsi së bashku me të ftohtin e Dajtit, hynte e dilte në hapsirat bosh të godinës
Blushi arriti ta nxjerrë Nikollën në sheshin e boshatisur, përpara godinës, e diçka filloi të tregonte. Mbase, kishte të bënte me vetë ngjarjen e kobshme, të dy netëve më parë
-Të zbresim – më tha Esati
Morëm në heshtje shkallët, që të nxirrnin tek dera e hyrjes poshtë në katin e parë. Në një moment, Esati, desh humbi ekujlibrin, duke shkelur në një perçiklas gjysëm te djegur. Pastaj së bashku i zbritëm një nga një. Natyrisht me kujdes. Gjurmët e flakëve ishin edhe aty
-Kam më shumë se tridhjetë minuta rregjistrim – i tha kameramani Nikollës. – Kasetën mund që ta mbash e ta ruash mirë. Në fakt, vënde të sigurta nuk gjen sot, jo. – dhe qeshi.
Unë e njihja prej vitesh Esatin, kur punonte për TVSH, në rrethin e Librazhdit. Tani i papunë, e që shpresonte, vetëm tek ndonjë dasmë. Por edhe ato mungonin tashmë. Nuk i a kishte ngenë njeri më atyre. Njeri gazmor dhe i shakasë. Gjithmonë në ambjetet tona bënte humor, në dialektin e Korçës. Ishte si të thuash, jo vetëm i pëlqyeshëm, por edhe një shok i mirë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kështu e kam përcaktuar gjithmon në shoqërinë tonë
– Kaq telashe sa u ke hapur ti, zor se shpëton, pa ndonjë gjëmë të dytë.
Nikolla e shikoi drejt e në fytyrë, si për ta “blerë”.
– Mos e kthe në humor, Esat, të lutem. Nuk është koha sot.
Ben Blushi ishte larguar me makinën që e solli. Nikolla Lesi kishte mbetur i vetëm përsëri në obor. Asnjë nga listorganika e “Koha Jonë”, nuk ishte më aty. Për një pjesë të tyre, thuhej se ishin ndaluar, në polici. Roja ende nuk ishte aty. Atë detyrë, e kishte marrë përsipër një tjetër, që nuk dihet se kush i a kishte rekomanduar Nikollës. Ai i vërteti, dihej se ku kishte përfunduar. Esati më tha me zë të ulët, se mbase ai, mund që ti kishte njohur njerëzit e natës, që erdhën e i vunë flakën gazetës. Flitej se ishin derdhur disa bidona me benzinë, që i kishte sjellë në terrin e natës, për njerëzit që kishin marrë përsipër misionin e djegies së gazetës, një furgon i cili kishte qëndruar disa metro, më poshtë në rrugë.
Në katin nëndhe, kishte edhe disa dhoma, ku flinin një grup gazetarësh. Atë natë të zjarrvënies, kishin shpëtuar, edhe tre prej tyre. Gazetari Zamir Dule ishte zhdukur. Për të thuhej, se ishte lançuar nga zjarrvënësit, dhe që identifikoheshin, me segmente të caktuara të SHIK ut. Për të tjerët nuk dihej ndonjë gjë e saktë Policia, ende nuk i kishte thërritur, për të dëgjuar dëshminë e tyre. Mbase nuk i interesonte, sepse mund që edhe ti dinte emrat e atyre, që vendosën flakët.
Sidoqoftë, afër mesditës, Nikollën erdhën dhe e moren me një makinë policie. Nje burrë i trashë me tipare të zeza, qëndroi tek dera e jashtme e godinës. Me sa duket, i dha të njohur botuesit.
Me Esatin, kishim qëndruar brenda në koridorin e zbrazur, ku era vazhdonte të na sillte arome thartire. Në një moment, Nikolla qëndroi në mes të oborit, dhe u kthye nga ne.
– Ju faleminderit – na u drejtua.- Do të shihemi së shpejti Aleko. Lajmëro edhe kolegët e tu të rretheve. Do ta nxjerrim sërrish gazetën. Dhe, do të bëjmë më të mirën, më profesionalen. Do të luftojmë, dhe do të fitojmë, mbi dhunën…
U duk që u emocionua shpejt. Fjalët e fundit, tingëlluan me një ngarkesë, që e ulën tonin e krejt frazës.
Më mbeti në mëndje ai moment, dhe në ngjarjet e mëvonëshme. E kam konsideruar gjithmonë, si një premtim që po mbahej, edhe pse tashmë gjithë stafi e botuesi i “Koha Jonë”, e kishte paguar tepër shtrejtë në anën morale, por edhe në atë materiale. Nikolla ishte njeriu, që ëndëroi të ” krijojë ” shkollën e vërtetë të gazetarisë, në periudhën post-komuniste. Për të bërë të ndryshmen, nga ajo që ishim mësuar, për afro një gjysëm shekulli, ku jeta jonë paraqitej në të kundërtën e saj, sikur rridhte mjaltë.
Nikolla Lesi e gjeti sërrish kurajon. Tridhjetegjashtë ditë më vonë, me të njëjtin staf, në 11 Prill, gazeta “Koha Jonë” është ” rrinxjerrë nga shkrumbi e nga flakët, ku e kallën forcat e errësirës, për të shkuar përsëri tek lexuesi, që e konsideronte në atë periudhë, pa asnjë mëdyshjemëdyshje, si ” kryegazetën e ditës “. Këtë herë, botuesi në faqen e fundit, nuk kishte nguruar për të shënuar gjithë stafin, dhe emrat e gazetarëve në rrethe. Mbase për sfide.
Mbase …
Aleko Likaj, Ish gazetar i “Koha Jonë” ne ato vite.
Kta jan ata kosovaret patriote,e kombëtare që u qifsha ato nënat e ato kurvat!!
A digjet një gazetë e tillë në atë kohë kur ish drita e popullit se sot esht bër për të fshirë bythen!
Ore gazetarë që vazhdoni të bëni sikur Berisha i ka fajet, për kokainën, hashashin, ndërtimet, shkatrimet, kriminalizimin kthimin e mediave në artoparlantë qeveritarë, për ju që jeni kaq të pamoralshëm a Berisha i ka fajet?
Shkrimni bukur dhe historik. Eshte mire qe talexoje edhe Z. Nikoll Servil Burracak Lesi. Ne fund tefundit njerezit tani thone: Mire ia beri Saliu qe e dogji redaksine Koha Jone, sikur ta dinin se mbas digies kjo redaksi filloi servilizmin dhe dashurine me Saliun e Berishajve, madje edhe sot e kesaj dite. Poku eshte kjo gazete sot? Nuk e lexon njeri, vecse stafi ae e prodhon. Jam i sigurt se Z. Lesi servilizmi ndaj Berishes i ka dale me mire se sa me te verteten.
Beni dhe Aleko Lika, pasojne me sukses te plote emblemen e gazetarise te tranzicionit , trimin nga Skrapari , Artan Hoxha ! Zgalem
Shume e dhimbshme mor Aleko, duke meduar se shume vete e pesuan nga njerezit e erresires, ndermet tyre dhe Zamir Dule qe sot vuan akoma pasojat e shendetit mendor nga torturat makabre qe ushtruan mbi te. Po a ja vlen ta kujtosh Nikoll Lesin qe sot eshte shnderruar ne tjeter person. Ka kohe qe ka ikur per lesh sepse eshte kthyer ne nje bythlepires i Berishes. Tani nuk ka me vlera njerezore, intelektuale e profesionale. Tani ja ka shitur shpertin djallit qe u syrgjynofte bashke me te. Tani tek ai nuk ka mbetur asnej fije krenarie per te shkuaren sepse e vulosi me mut. KETO lloj tipash jane te pakarakter, dhe nuk eshte nevoja tu thuresh lavde per te kaluaren kur fundin po e mbyllin pa lavdi.
Eshte po ai qe ka qene nikoll lehesi,,,,,ai qe e beri me vetedije te plote kurban Zamir Dulen,per kulisa antishiptaresh te perbetuar,,,,ai qe edhe sot nuk resht nga pasioni per t’i vene flaken Shqiperise.
Ende nuk e ke kuptuar ,qeros ??!!
Dridhu o lehes,se edhe per ty po vjen Vetting-u .
E HARROI NIKOLL LESHI BERISHEN CFAR I BERI. AKOMA VAZHDON TA MBROJE.PUNE MALOKESH NUK GDHENDEN DHE NUK ZENE MEND .KETA JANE ATA QE EI VOTOJNE BYTHLEPIRSA DALLAVERAXHIJ.
me gazeten koha jone ,saliu ka ber nje gabim qe nuk dogji edhe sahanlepirsin e monikes nikoll lehesi.
1997? pse ,cka ndodhur?u vrane nja 4000 veta,u shkaterrua shqiperia, e pastaj?si puna e asaj “ckemi nga fshati?”-“hic,po habili ka vdekue.”dhe habili ishte vellai,e pra, vellai ishte hic.po te kishin vlere demet,pergjegjesit e 1997 do ishin ne burg.ne te kunderten,u rifuten me me zell grabitjes, bene grushte shteti,hodhen ne ere gerdecin,vrane me 21janar.e cfare i gjeti?perseri ne parlament,perseri te ricikluar.kush e ben kete riciklim?votuesit.a eshte populli votues?jo,jo.po kush?mushka,sepse keto dru do.dhe saliu gezon,shton pasuri.keshtu ben jozefina qe do te riciklohet me parti te re.po pse ,arben imami nuk eshte pergjegjes per 1997?saliu e dergoi ne jug,per te sajuar revolten popullore me ne krye grupet kriminale,qe perfunduanne burg.po arbeni?u be keshillltar i nanos,qe amnistoi berishen,me vone behet minister.i hyri gjemb ne kembe?e pra te gjithe te riciklur,ne karrige e pasuri.dhe popullin duan ta ndezin me ca dallkauke qe i thone vehtes shoqeri civile protestues profesioniste te paguar,me mision te protestoje per gjitecka qe ben qeveria sot,vetem per plehat e politikes jo.epo plehrat eshoqerise si kalaja ,etj nuk mund te protestojne kunder plehrave,sepse prej tyre jane majmur dhe bere si derrat.
BASHKE ME GAZETEN TE KISHTE DJEGUR EDHE NIKOLL ROBQIRIN KATOLIKU I PA BESE NDERS KADAREJA NUK SHKRUAJTI SE NUK E LA AJO KURVA QE KA NE SHTEPI E QE QIHESH ME STUDENTET SHKRIMTARI MADH SHKRIMTARI LESHIT NJE SKUTH SERVIL I TE GJITHA KOHEVE RRACE MUTI
Djegja e koha jone ishte me te drejte pasi e lidhi edhe me shume pronarin Nikolle Leshi me Berishen qe filloji ta doje me shume e sot e adhuron ate.Ashtu sikurse thyerja e dhembeve te Dash Shehut e aktorit mbi tank te cilet me vone ju nenshtruan atij.
Kta jan ata kosovaret patriote,e kombëtare që u qifsha ato nënat e ato kurvat!!
A digjet një gazetë e tillë në atë kohë kur ish drita e popullit se sot esht bër për të fshirë bythen!
Popull o popull ,kto shkrime jan vec turpi qe mbulon ju dhe ter kombin ! Akoma e keni aty, kte gjakatar adist qe ju sfidon e luan me ju ,qe ju mashtron dhe e ndegjoni ,qe akoma skeni hequr velin e zi te pasojave te tij dhe e duartrokisni akoma me ter banden qe krijoi !Nu k besoj se egziston vend ne bot qe nje kriminel si ky te ket kte jetgjatesi ! Mjaft, mos na shkruani ma se zemrimi na ngre tensionin, kur mendojm qe jemi shqiptar ! OZot cfar populli paskemi qen ….Nuk mundet te vazhdoj se me bie ne surrat beshtyma ………