FOTOT: Fshati Obot nën ujë, Forcat e Armatosura transportojnë banorët drejt qytetit

5 Mars 2018, 12:55Sociale TEMA
FOTOT: Fshati Obot nën ujë, Forcat e Armatosura transportojnë

Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve.

Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës janë angazhuar në ndihmë të banorëve të Obotit për të mundësuar lëvizjen e tyre drejt qytetit, por edhe të fëmijëve drejt shkollave.

Rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje