VIDEO: Motori i avionit shpërthen në fluturim, tmerrohen pasagjerët

5 Mars 2018, 18:18Lifestyle TEMA

Një aeroplan me 96 persona në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente pas “shpërthimit” të motorit.

Sipas “The Mirror”, motori është parë i varur në njërin krahë të avionit duke qendruar fare lirshëm dhe udhëtarët pohuan se panë tymin shpejt pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Manas në Kirgistan.

Siç thuhet më tej, aeroplani i Tez Jet u detyrua të kthehej në pistë pas skenave alarmuese, përkatësisht pasi piloti kishte kërkuar ulje emergjente.

Pamjet e pasagjerëve tregojnë ndarjen e njërit prej katër motorëve në Aeroportin Britanik RJ-85.

Ndërkohë, është bërë e ditur se nuk ka raportime për të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje