FOTOT: Lind foshnja me dy koka, shokohen mjekët

6 Mars 2018, 14:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Lind foshnja me dy koka, shokohen mjekët

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Cambodia, pasi ka lindur një fëmijë më dy koka.

Foshnja me dy koka e seksit femër ka lindur me peshë rreth 6.8 kg dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Kjo pasi njëra nga koka e foshnjës ka aftësinë për të lëvizur ndërsa tjetra jo.

Nëna 35 vjeçare Ket May nga Cambodia nuk kishte bërë kontrollin gjatë shtatëzanisë dhe kjo gjë u zbulua vetëm kur ajo u fut në sallën e lindjes.

Foshnjës fillimisht i dolën këmbët dhe më pas mjekët u shokuan kur panë dy koka të vogla të bashkuara në të njëjtin trup.

“Unë dua të jem i lumtur, por jam edhe i mërzitur. Nuk e di pse ndodhi kjo.

Foshnja nuk është e fortë. Ndjenjat e mia janë të turbullta.

Po, unë jam i lumtur që kam një vajzë, por jam edhe i shqetësuar.

Nuk e di nëse do të mbijetojë, nuk dimë çfarë të bëjmë“-tha Ket, nëna e foshnjes.

Prindërit, që kanë 3 fëmijë të tjerë janë nga një fshat në rrethin e largët të Battambang.

Foshnja po ushqehet me tuba dhe po mbahet në inkubator pasi ka një rrahje zemre shumë të dobët dhe mund të mos mbijetojë.

Mjekët thanë se po monitorojnë gjendjen e saj para se të vendosin se çfarë të bëjnë më pas. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje