Pasagjerët e një avioni kanë parë tmerr me sy.
Dy persona janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin në momentin që avioni do të nisej për fluturim.
Ky sherr ka bërë që fluturimi nga Dallasi për në Los Angeles të anulohet.
Në një video të postuar në Snapchat nga një prej pasagjerëve shihet momenti, kur dy pasagjerë zihen me grushta me njëri tjetrin.
Mbetet e paqartë arsyeja e sherrit, por mësohet se dy personat u shoqëruan në polici për të dhënë dëshminë e tyre dhe më pas janë lënë të lirë. (TemA)