"Miell për partizanët", zbërthehet shoferi i kompanisë që transportoi 613 kilogramë kokainë: Kam 6 muaj që punoj, por...

6 Mars 2018, 12:14Kronika TEMA

Është zbardhur dëshmia e shoferit Armando Pezaku, i cili transportoi me kamion 613 kilogramë kokainë në Durrës.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni mbi transportin e lëndës narkotike dhe kishte menduar se në kontenier kishte vetëm banane.

Pezaku ka komentuar edhe mbishkrimin ”u çoj miell partizanëve” në Facebook.

Ai shprehet se adresën i’a kishte hapur i vëllai dhe ai nuk merrej më me të.

‘’Ditën që çova konternierin në Maminas paradite dërgova dhe dy kontenier në Tiranë.

As kisha dhe asnjëherë s’kam dijeni se çka në kontenker.

Për Facebook ku është shkruar që i çoj miell partizanëve, ma ka hapur vëllai që para 6 vitesh dhe as merrem me fb.

Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë “Rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port.

Kam 6 muaj që punoj si shofer.

Shoferët e tjerë më të vjeter s’preferonin të bënin transport nga porti i Durrësit dhe unë si më i riu më jepnin të bëja rrugët e portit dhe nuk kundërshtoja”, është shprehur Pezaku.

Ndërsa menaxheri i “Arbri Garden”, Donald Lushaj, u shpreh:

Kam 4 vite që punoj për Arbri Garden.

Porositë bëhen nga Arbër Çekaj, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë.

Kontenierët që porositëm kësaj radhe ishin dy javë me vonesë.

Arsyeja e vonesës ishin se u ndaluan për inspektim në Livorno.

Madje Çekajt i erdhi një email, sipas të cilit ai duhej të paguante 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin që u bë në Livorno për inspektimin.

Në Durrës unë jam kontaktuar nga agjenti doganor me inicialet A.M për të më njoftuar se ngarkesa mbërriti”.

(TemA)

22 komente në ““Miell për partizanët”, zbërthehet shoferi i kompanisë që transportoi 613 kilogramë kokainë: Kam 6 muaj që punoj, por…”

  1. kashi says:

    lereni te shkretin te lire se me ter mend ai ska ditur gje per arsye se kontenieret jane te vulosur
    dhe hapen vetem ne vendin e destinacionit

  2. loku says:

    Shofer me 25000 lek rroge mer avokatin me te shtrenjt ne shqiperi!!!!!!!!!!

    1. Agostin says:

      Hallall I ke rene pikes
      Kush munde te paguaj studion e Hazhise ?????!!!!!
      Si è pronotuan me shpejtesi Maxin,nuk e kam kuptuar ?

  3. USA says:

    KETA BEJN SIKUR SE DININ JAN NJERZ TE BESUAR TEPRONARIT

  4. iksi says:

    sipas gazetes express DEA amerikane anti droges arrine ne portin e durrsit…
    ilir metes ,edi rames dhe ps po ju ngushtohet rrethi,se heshtja eshte vete prove se diqka po fshehin.

  5. zberthehet shoferi!!!!!! nuk shikojm asnje zberthim ose ju nuk kuptoni shoferin ose ne nuk kuptojm shqip.
    ja kjo eshte gazetaria e analfabeteve te sotem

    1. Spartaku says:

      Mire e ka kometuesi i mesiperm,nuk shikojme e as lexojme ndonje zberthim ne kete shkrim.Shoferi ka folur hapur dhe jane te zakonsheme.

  6. Muli says:

    Po droga është e sypeshkaqenit dhe e ish zëvendës ministrit të Ministrisë së Brendëshme kuliçit. Kujt ja mbante në polici të raportonte më përpara. Tani pak nga pak policia po pastrohet, kështu që dhe spiunët që spiunonin ke kuliçi janë pakësuar. Mesa duket ky është rasti ku brënda rradhëve të policisë nuk ka patur policë që spiunonin ke kuliçi, dhe nuk ka rrjedhur informacioni. Por duke u zgjeruar pasja dijeni që në kontenierë ka drogë ka bërë që policia të ndërhyjë më shpejt për arsye se akoma ka në rradhët e policisë që mund ta çojnë informacionin ke kuliçi dhe sypeshkaqeni. Pastaj del plaku merë në parlament dhe të bënë hatanë duke dekonspiruar aksionin e policisë live dhe kështu dërgon mesazh gjithë botës së mafias që të fshehin gjurmët,si rastin e avionit që u ul në Durrës.

  7. spartak says:

    Shoferi është Fajtori i vetëm në këtë histori . Prite kur ta gjejnë ndonjë ditë të vetëvarur ose vetëvrarë në qeli ,nga pesha e turpit , e kështu përfundon historia .
    Drogën e marrin ustallarët dhe e çojnë në adresat sipas porosive me Nebi Surrelin dhe do e ” asgjësojnë ” duke e derdhur nga ura e Zaranikës ose ura e Beshirit . Mos ta bëjnë kështu po ja mbajti . Me 180 miljon euro , i hikën kaptina gjysmës së lagjes dhe jo më policëve e prokurorëve .
    U gjet .
    Shoferi ( gamori ) e kishte fajin .
    Ra epidemia e kolerës në pyll dhe u mblodhën të gjithë kafshët me analizu problemin e me gjet shkakun .
    Foli i pari luani : Unë nuk kam hongër ndonjë gjo të keqe e të modhe . Disa zebra , nja dy antilopa dhe një gjirafë . Hë si thoni ju . S’ke faj ti , idaren tate ke hongër .
    Foli ujku : Edhe unë kam hëngër një kalë , nja dy derra të egër , 3 krenë dhi e 4 dele . He si mendoni , a kam faj . Absolutisht jo .
    Foli dhe dhelpra duke tregu pulat e shpendët që kishte hëngër dhe në fund konkluzioni ishte se nuk ishte fajtore .
    I fundit foli gomari : Unë vallai nuk mujta me gjet gjë me hongër , dhe përveç disa fërreckave buzë kanali , s’pata rast me hongër gjo tjetër .
    O bo bo ju sulën të gjithë . Me këto që ke hongër ti o gomar , ti e paske përhap epideminë e kolerës , prandaj ti , dhe vetëm ti je fajtori . Ju sulën gamorit dhe e përlanë brenda minutit , e kështu u gjet e u mbyll puna fajtorit të epidemisë . Gamori e kishte pas fajin .

  8. petro says:

    Jane kapur me presh ne duar,cfardo justifikimi te bejne nuk eshte e pranueshme.me mire te tregojne sa me shpejte qe te mos torturojne vehten e tyre.

  9. tonia says:

    Thote se ka vetem 6 muaj qe punon si shofer.Kur dhe me ç’para e bleu kamionin?Kush e kontaktoi per te transportuar ngarkesen?Pezak,nuk te kene instruktuar mire.

    1. o pallll kaaari kur nuk e din si funksionojne kontanieret pse flet?
      Kontanieri eshte ngarkuar edhe eshte mbyllur me vule qe ne Amerike edhe pastaj ngarkohet ne anije. Kur mberrin ne portin e destinacionit kontaktohet 1 kompani transporti vendase, ne kete rast Pelikani Trans (firme e njohur) edhe nje kamion i tyre ben transportimin e kontanierit nga porti i durresit ne firmen qe ka bere porosine. Ca lidhje ka shoferi i pelikanit qe ben vetem transportin nga Durresi – Firma e mallit.
      Ai pa e ditur ca ka brenda kontanieri thjesht ben transportimin.
      Po do thush ti qe ne ket mes 1 i vogel do ta haje si gjithmone.
      Hajt shnet e te mira te gjitheve.

  10. tonia says:

    Thote se ka vetem 6 muaj qe punon si shofer.Kur dhe me ç’para e bleu kamionin?Kush e kontaktoi per te transportuar ngarkesen?Pezak,nuk te kene instruktuar mire.
    Zoti moderator!Me dergonoi mesazhin qe eshte koment I perseritur ne nje kohe qe une tashti po e shkruaj .Nese nuk doni t’a botoni beni sikur nuk e keni marre por mos thoni absurditete

  11. x. says:

    ka indikacione,se droga i takon klanit te vjeter ilir meta,dhe meta eshte pronari i vertet.

    shikoni video.
    meta pronarivi vertet i _613 kg droge…

  12. x. says:

    ka elemente prove,se ky trafik droge drejtohet nga shefi ilir meta ne lidhje me vangjel dulen dhe nje mafie greke me shqiptar si trasportues.

  13. mik says:

    Detyra e shoferit asht vetem transporti. Cilido shofer mund ta bajn ate. Transporti i kontiniereve asht i lidhur ne at menyre, sa shoferi nuk ka ne dore asgja, as per mir as per keq. Cili trafikant do te komprementoje veten me nje shofer mbi redesign e ngarkeses ?!
    E para : sa ma shume persona te jen ne dijeni te aktivitetit te pa-ligjeshem, aq ma shpejt do dali. E dyta : pse duhet te ndahet pjesa e fitimit edhe me shoferin ?!
    Ngarkesa e droges qe asht kapur, asht e madhe per kapacitetin e nje shoferi .

  14. syri. says:

    ne asnje raste ne trafik droge ne bote,613 kg me vlere afro dy milion euru,nuk e kane bere trafikant te vegjel,por trafikant te pasure me thase para.
    pra ketu nuk eshte fjala per 50 gr drog,por per 613 kg qe kushton miliiona,e milionera nuk jane grupet e vogla,por peshqite e mdhenje.

  15. goliku says:

    Sali maloku ben aludime,miellin nuk ja çon as partizanit as dinamos sepse eshte USHTAR I JOT DHE E KA MBIEMRIN K U L I Ç I i ke te gjithe maloket e tu,nga Agron Kuliçi komandohen se e bere drejtor te pergjithshem te krimeve batigardin tend.

  16. shuli says:

    Po çfare mender policie e shteti eshte ky qe publikon hetimet, ku ka ne bote qe nje person i te arrestuar ti botohet deshmia ne gazeta.
    Jo vetem kaq, por hetuesin e çeshtjes ne perendim do ta arrestonin ne vend per dekonspirim te hetimit. Aaaa jepen e publikohen gjerat, por kur ka mbaruar hetimi ama, e jo keshtu. KJO ESHTE NJERA NGA ARESYET PSE SHQIPERIA NUK DO BEHET KURRE. NJE SHTET NUK MUND TE JETE SHTET KUR HETIMET BOTOHEN NE GAZETA. Edhe ketej nga perendimi jane kapur me dhjetra shqiptare per droga, por mezi gjen raste qe botohen.

  17. demo says:

    U con “miell partizaneve” dhe nuk di gje.Trego komandantin e brigades dhe shefin e shtabit pergjithshem,qe te blene kamionin,syzet dhe te paisen me pordhe katunari!

  18. Hot Dog says:

    “Madje Çekajt i erdhi një email, sipas të cilit ai duhej të paguante 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin që u bë në Livorno për inspektimin.“

    Pra kontenieri qenka shkarkuar e ringarkuar ne Livirno per “inspektim”.

    Po sikur aty te jete ngarkuar droga e gjetur?! Edhe aty duhet bere hetim…

  19. Tony says:

    Shoferi nuk di Kurr se cfar ka Brenda,,,shoferi dhe kur ngarkohet kamion, mund dhe t’ha fusi gjumit ne gabine,,,,droga ka qene e fshehur mes mallit, qe do trasportonte, ne kete rast banane,,,,pergjesia e shoferit eshte qe te mos jete né mbingarkese,,,,kontenieri vuloset, dhe zhvuloset vetem nga financa kur behet zhdoganimi, dhe rivuloset perseri po’ nga financa,,,,kur nuk e dini procedure mos flisni kot,,,,kishte dijeni nga pronari apo jo, kjo eshte ceshtje tjeter,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje