Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.
Monologun e nisi me Bora Zemanin, drejtuese e një emisioni sportiv në SuperSport. Por, Nano ndalet tek veshja e saj, konkretisht te fustani tepër i shkurtër. Muç Nano imagjinon situatën e nderë në studio kur Bora Zemani do të ulet në karrige me fustanin e shkurtër që ka veshur, dhe këtë pjesë e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.
“Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Dhe që është program sportiv kuptohet sepse kemi dhe Dritan Shakohoxhën në fotografi. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momentin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqëndrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.
Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të këtij filmi, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve.
Është kryqëzimi i këmbëve më i famshëm në historinë e kinemasë. Ju kujtohen pamjet e atyre policëve, e aktorëve në rolin e policëve? Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura.
Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të “bombës nukleare”. Ka diçka që nuk shkon në këtë histori”, monologon Nano.
Por gazetari flet edhe për një vajzë tjetër që moderon një emision sportiv në SuperSport, Ilda Bejlerin. Ai tregon shembullin konkret të disa ditëve më parë kur po shikonte në televizor emisionin e saj pas ndeshjes.
Fustani i saj, thotë Mustafa Nano, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish. Dhe një veshje e tillë, shton drejtuesi i emisionit “Provokacija”, nuk mund të jetë kurrsesi një veshje dinjitoze për një emision televiziv, saqë edhe të ftuarit i vendos në situata të sikletshme dhe provokative.
“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”.
Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme.
Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.
Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë.
Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore.
Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton.
Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano.
(do te ishte) alamet serendipity.
Muchy sic flet e shkruan ashtu dhe eshte : gjysem fshatar , gjysem snob.
Si keto fjale , njera turqishte e vjeter qe flitet vetem neper fshatra, tjetra moderne e huaj bile e paperkthyer.
Ka nje makth Muchy ose Muçua, do te duket i kulturuar po nuk i shpeton dot katunarit qe ka brenda. MuchyMuçco !!
Çdo te thuash me kete zbulimin tend more Titi!!!???
Pse Petrit, ç’mendim ke ti per katundaret? Mos je ti valle me i zgjuar se ata apo konceptin katundar e ke vetem si koncept te paditurise? KJo tregon se ti nuk je katundar, por nje dhi e eger ne pyll qe i ka ikur te zotit.Dhe nje gje ta marrish edhe si mesim po qe se nuk je ajo dhia qe theme: origjina e qytetarit qe pretendon ti eshte katundari, qyteti lindi nga fshati , ndersa qytetaria nga dija dhe jo nga pozicioni gjeografik.
Bravo je nje burre I emancipuar .
Lum gruaja dhe goca jote .
shume te drejte ka Muci
Por lakureqesia shet!
Edhe ato ankesat per ngacmim seksual fillojne nga dicka!
O fshatari Nano po fol shqip o katunar modern.
Serendipity nuk asht shqip o fshatar europian.
Shqipja ka mjaft fjale per te pershkruar gjithcka.
Vetem katunarve i duket vedi me “cool” me ja fut naj fjal anglisht/italisht/serbisht/ varikarisht
Serendipity = me fat, cfar shansit me rane dy cica n dhome, me erdhi zogu n dore…. ku ka ma bukur se shqip.
Shqip Mor katunar se dukesh me “cool” kur flet shqip, se e dime se di fjale t huja interesante.
jo,po ka te drejte.Gjej seksbomba dhe fut ne studio.keto kodoshet e sportit,qe fusin ato motrat Vjollca me sise te medha,Manushi qe qesh si kurv
shqiptaret,tutore prostitutash.
Muc.
Je pjese e kazanit.
Kaq.
Perrit N ! Ne kete rast jeni ju ai „fshatari“ apo dhe me keq qe skeni aspak kulturen as edhe te fshatarit, mos e fyeni fshatarin sepse ai sepaku ka me shume respekt dhe kulture nga cka kemi ju!!!
Cdo vend pune duhet te kete edhe rregullat e veshjes e ne emisiomet sportive dihet se si duhet te vishesh por ha qe moderatore behet cdokush qe shet „trupin“ sot e jo interigjencen!
Per kete ka faj ai qe menaxhon e jo vetem vajzat!
ilda Bejleri, neveri e vertete qe perpiqet te rregulloje dicka duke u zhveshur. Aq ma shpif sa nderroj kanalin, megjithese burre mbi 60 vjec. S’ka te drejte “te hyje” ne dhomen time te ndenjes me ato “buzeqeshjet” fallco .
O Muc katunari Nuk e dija qe paske marr persiper te permiresosh moralin e shoqerise shqiptare dhe me sa kuptoj une ta cosh 30 vjet prapa ne vitet kur ti jetoje ne Skrapar dhe ecje me kpuce ushtarake dhe trike leshi te bome me lesh batanije te vjedhme nga ndonje repart ushtarak ku baba jot punonte si kapter. Ajo trikja te mbante ngrofte kur punoje te posta Enverit dhe Incizoje telefonatat e njerezve per Sigurimin. Nuk e dija qe Muci spiuni qenka bere moralist dhe u meson shqiptareve si te vishen Nje fshatar i lindur eshte armik I bukurise E vertetove me kete artikull Muci
Eshte e modes ne Shqiperi qe njerezit perdorin fjale te huaja kur nuk i dine as kuptimin per tu dukur moderne, po nuk e dine qe vetem fshataret injorante aty mund te mendojne ashtu. Kushdo qe di Anglisht vetem qesh kur lexon keto brockulla. Mjerane gazetare qe duan vetem te duken sikur kane fjalor te pasur.