Treni Tiranë-Durrës nuk ka më udhëtarë. Vetëm një biletë e shitur në muajin mars

6 Mars 2018, 20:35Sociale TEMA

Për të udhëtuar sot nga Tirana drejt Durrësit me tren ka vetëm një orar ditor: në 06:20 të mëngjesit.

Largimi i stacionit të trenit nga qendra e Tiranës në Kashar dhe gjendja mjerane e hekurudhës shqiptare kanë bërë që pasagjerët të numërohen me gishta, në atë që duhet të ishte linja kryesore për transportin e udhëtarëve me tren.

Dhurata Sofi, punonjësja e hekurudhës, tregon nga sporteli që shet bileta se më shumë pasagjerë ka në verë: “Sezoni i verës është i populluar, por tani në dimër, vështirë… Ndikon koha dhe vendi që është paksa larg qendrës”.

Treni me dy vagonë niset në orar. Prej 1 marsit, gazetari i Top Channel ishte pasagjeri i parë që udhëtonte me tren nga Tirana drejt Durrësit. Gjendja e vagonëve është shumë e keqe. Xhama që goditen çdo ditë dhe sedilje të shkatërruara.

Lokomotiva është prodhim çekosllovak i viteve ‘80. Makinisti Muhamet Lika ka një jetë në hekurudhë dhe tregon për vështirësitë e rreziqet e përditshme.

“Problem janë kalesat e paligjshme, ndërtimet shumë afër… Ka njerëz të papërgjegjshëm. I bie sirenës dhe nuk reagojnë fare”, tregon Lika.

Degradimi filloi pas viteve ’90. Hekurudha çdo vit ka dalë me humbje. Fakti që treni Tiranë-Durrës ka disa ditë që udhëton pa asnjë pasagjer flet vetë për rezultatet financiare. Sot, semaforët nuk punojnë dhe lejimi i kalimit bëhet vetëm me urdhra që merren me shkrim në çdo stacion që ndalohet.

“Përpara ka qenë çdo gjë në parametrat e duhur, rruga shumë e mirë”, thotë makinisti.

Qeveria shqiptare, e nxitur nga Bashkimi Evropian, ka në plan të bëjë investimin e parë serioz në hekurudha pas 28 vitesh. Janë 90 milionë euro fonde që janë siguruar për të rehabilituar hekurudhën Tiranë-Durrës. Stacioni i trenit do të kthehet pranë zonës së Bulevardit të Ri në kryeqytet. Një degëzim i ri do të bëhet me aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në projekt janë parashikuar edhe lokomotiva dhe vagonë të rinj.(TCH)

6 komente në “Treni Tiranë-Durrës nuk ka më udhëtarë. Vetëm një biletë e shitur në muajin mars”

  1. zi says:

    Iku dhe treniiiiii,marte me vete dhe ata qe e katandisen ne kete gjendje
    dhe mos u kthefshin me.

    1. Agimi says:

      e ke gabim…..ai eshte per muzeum per brezin e Rilindjes …. shume keq qe skane cfare e krahasojne, asht i njojti qysh nga koha e Dulles…vetem ,atehere skishte bileta mjaftushem….

      shqipnia po ndryshon nen EDVIN Ramuti

      1. Timi says:

        Sali qen Berisha shkaterroi (vrau e preu), gjothcka pas diktstures or teveqel…Rames i hengsh mutin, me falni per kete shprehje por ky idiot keshtu e do..Rans or Agim teveweli po ben shtet dhe di fillim po mbyll gropat e nedha qe na ka dhurate Sali qen Berisha or ifiot dhe fuhen vite e vite te vijme ne nivelin zero nga minusi berishist.

  2. Ku eshte katandis Shqiperia,ku kriminelet mendojne vetem per xhepat e tyre.
    Dhe hajde te mos kesh nostalgji per soc qe te pakten ndertoi nje hekurudh,kurse keta e nxoren edhe trenin komunist.

  3. Udhetari says:

    Ku dreqin esht stacioni i.trenit ne tirane ? Ku dreqin jane ne tirane terminalet e autobuzeve ?
    Nkk po marrim vendet e evropes por edhe ne ballkan edhe ne kosove treni funksionon per bukuri
    Ktu vetem me vjedh e kan menjen

  4. spartak says:

    Ç’farë mund të thuash për këtë lloj demir-kacije të këtyre 27 vjetëve , që akoma shajnë para ardhësit , gjyshërit , baballarët e nënat që punuan një jetë të tërë dhe pension marrin sa një drekë hajdutësh të këtij vendi e shteti .
    Kishim Hekurudha . Kishim . Nga Mirdita , Vlorë , Ballsh , Pogradec , Shkodër e deri matanë kufirit . Tani s’kemi .
    Kishim poliambulanca e qendra shëndetësore pothuaj në ç’do fashat , se jo vetëm qytetet , por dhe lokalitetet kishin spitale . Kishim . Tani as spitalet e qyteteve të mëdha nuk bëjnë hajër , se i vdes njerëzit , e i len përjashta si qen po nuk u pagu . Për fshatra e lokalitete harroje . Afrikë .
    Kishim shkolla minimumi fillore në ç’do fshat , 8 vjeçare gjithandej , të mesme dite e nate , të përgjithshme , industriale e bujqësore . Universitetet reale nxorrën ato kuadro që edhe sot e kësaj dite mbajnë mbi shpatulla atë që quhet ekonomi . Kishim . Tani kemi “Kristal” , Universitete nga ku studentët dalin vetëm me shku jasht shtetit , gjimnaze e 9 vjeçare droge , diskoje , zënkash e deri vrasje e therfje me thikë . Fshatrat harroji , se i ka harru edhe robi edhe zoti .
    Kishim uzina , fabrika , ndërmarrje e kombinate . Kishim . Tani s’kemi asgjë se i çuam në zero e për skrap , për t’u grabitur me dy lekë e me letra pa vlerë .
    Kishim Bujqësi e Blegtori të zhvilluar , që jo vetëm na mbante me buke dhe të gjithë produktet e saj , madje kishin njëfarë peshe dhe në eksport . Kishim . Tani , i presim nga jashtë , s’po dijmë ç’farë po hajmë dhe na u ka bo kanceri si me qenë grip .
    Kishim ujë të pijshëm , rezervuarë , kanale vaditëse e kulluese , diga e hidrovorë . Kishim . Tani ujin e blejmë gjithë ditën e ditës , përmbytemi me një shurrë zogu dhe thahet bima për një pikë ujë .
    Kishim ushtri që i dilte zot vendit në ç’do kohë , të armatosur më së miri dhe që vlerësohej në të gjitha anët . Kishim . Tani shumica e ushtarakëve janë kthyer në
    Kishim dritë elektrike nga hidroçentralet e termoçentralet në ç’do skaj të vendit , në industri , bujqësi e deri tek shtëpia e fundit . Kishim . Shyqyr që nuk i shkatërruan hidrocentralet se do kishim shku për dhjamë qeni gjysma e popullsisë . U shkatërruan të gjithë tecet dhe me teorinë e hidrocentralev të vegjël , po shkatërrojnë gjithë vendin qosh më qosh . Po shkatërrojnë mjediset dhe po punojnë tradhëtisht për të zbrazur komplet fashatrat duke ja bërë jetesën të pa mundur .
    A ka njeri të thotë të kundërtën .
    Për këto , gjithëkush që kanë drejtuar e shfrytëzuar e vjedhur deri në shkatërrim këtë vend , duhet të gjykohen e dënohen maksimalisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje