Inagurohet shkolla profesionale në Shkodër, qeveria stimuj për formimin profesional

7 Mars 2018, 17:12Sociale TEMA

Ministri i Financave dhe Ekonomisė, Arben Ahmetaj ishte nė Shkodėr e rastin e 7 Marsit, pėr tė inauguruar shkollėn e rikonstruktuar profesionale “Hamdi Bushati”, njė investim i buxhetit tė shtetit nė vitin 2017, nė vlerėn 85 milionė lekė.

Falė kėtij investimi mbi 500 nxėnės tė profileve hoteleri-turizėm, konfeksione dhe ekonomi-biznes, do tė mėsojnė e zhvillojnė praktikė nė ambientet moderne tė klasave, laboratorėve dhe kabineteve tė kuzhinės, rrobaqepsisė, qėndisjes etj.

“Nė vitet e fundit arsimi profesional ka ndryshuar rrėnjėsisht, jo thjesht nė numra, por dhe nė cilėsi. Numrat kanė ndryshuar nga 3 mijė nė 19 mijė nxėnės nė shkollat profesionale, nė tė gjitha drejtimet, dhe sigurisht cilėsia ka ndryshuar drastikisht nė krahasim me shumė vite mė parė.

Sot sistemi arsimor ėshtė mė i gjerė, mė i fokusuar tek arsimi profesional, jo thjesht njė fokus pėr tė shkuar tė gjithė nė universitet, por pėr tė ndjekur dhe rrugė tė jetės nė profesione teknike, si kėto qė lėvrohen nė kėtė shkollė, qoftė ekonomik i mesėm, qoftė turizėm apo konfeksione, sigurisht.

Kėtu nė Shkodėr ka njė gamė tė gjerė shkollash profesionale tė fokusuara dhe nė teknologjinė e informacionit, qė besoj se ėshtė e ardhmja, pra platforma dhe mbėshtetja pėr shumė industri.

Unė dua tė theksoj qė ėshtė shumė e rėndėsishme qė ne tė vazhdojmė tė kemi kurrikulumet dinamike, t’i pėrmirėsojmė nė vazhdimėsi, sepse kėrkesa e tregut privat ėshtė gjithmonė nė ndryshim, gjithmonė mė dinamike, gjithmonė mė e zgjuar dhe ne kemi nisur njė proces shumė tė rėndėsishėm konsultimi me sipėrmarrjen dhe me shkollat nė tė gjithė Shqipėrinė, pėr tė mėsuar mė shumė para se tė formatojmė pėrfundimisht kurrikulumet pėr vitin tjetėr” – tha Ministri Ahmetaj nė fjalėn e tij.

Ministri bėri me dije edhe njė vendim tė fundit, pėr stimulimin e familjeve nė ndihmė ekonomike qė tė orientohen drejt formimit profesional me qėllim punėsimin, duke iu mundėsuar atyre njė pagesė nė masėn e gjysmės sė pagesės sė papunėsisė.

Gjej rastin tė theksoj edhe njė inicativė tė kryeministrit Rama, tė qeverisė shqiptare, qė ka tė bėjė me ndihmėn qė duhet t’i japim ne si sistem arsimor familjeve qė pėrfitojnė nga ndihma ekonomike. Ne sapo kemi kaluar njė vendim, i cili do tė bėjė tė mundur ndihmė gjysmėn e pagesės sė papunėsisė, pra 35 mijė lekė tė vjetra, pėr ēdo anėtar familje qė pėrfiton ndihmė ekonomike dhe qė do tė trajnohet nė kurset e formimit profesional. Pra thėnė thjesht, ēdo i papunė, familja e tė cilit pėrfiton ndihmė ekonomike, do tė duhet trajnohet qė tė bėhet mė i punėsueshėm, tė mėsojė mė shumė nė njė kurs profesional, dhe aty qeveria do ta paguajė atė anėtar tė kėsaj familje nė nevojė, qė ai ose ajo tė mėsojė dhe tė bėhet mė i punėsueshėm” – tha Ahmetaj.

Pjesė e aktivitetit ishte dhe shpėrndarja e certifikatave pėr mėsuesit qė kanė pėrfunduar me sukses programin e trajnimit pėr rritjen e cilėsisė nė mėsimdhėnie, projekt i GIZ. Janė 320 mėsues e instruktorė tė trajnuar deri mė tani, ndėrsa projekti parashikon mbi 600 tė tillė nė tė gjithė vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje