Sot, në Ditën e Mësuesit, kryebashkiaku Veliaj iu bashkua qindra nxënësve të shkollave të Tiranës, të cilët mbollën pemë kushtuar mësuesve të tyre.
E në një prononcim për median, kryetari i bashkisë së kryeqytetit nuk harroi t’i kushtojë një kujtim të veçantë ish-mësueses së tij kujdestare, Polikseni Ndrenikës, ose zyzh Polit siç e quajti ai, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, e cila sot fatkeqësisht nuk jeton më.
Mirënjohjen e për mësuesen e tij Veliaj e shprehu edhe nëpërmjet një statusi në twitter ku shkruan:
“Edhe unë mbolla një pemë për 7 Mars.
Ja dedikova mësueses time kujdestare Polikseni Ndrenikës tek Kopshti i Dijes pranë Universitetit, e cila në ditët më të errëta të jetës sime më mësoi të fokusohem tek detyrat, puna e mirësia e jo tek histeria, zhurma dhe ligësia! RESPEKT!”.
Repekt e nderim per ty Erion Veliaj. Vazhdo punen sic e ke nisur, vetem me dashuri, pa urejtje, pa fjale te keqia, me dashuri per njerzit dhe qytetin ku u lindem dhe shkollat e mesuesit te cileve sot u themi faleminderit nga thellesia e zemres.
Poli, nje grua fisnike, e mencur, qe kurre nuk e zbehu dashurine per njerezit. Ne qe e njohem ate, falenderojme kryebashkiakun per gjestin e bere ne kujtim te Polit te mrekullueshme. Familja ku shkoi, Ndrenika, ia rriti edhe me shume virtytet: nena e Robertit, mesuese e vjeter, me nje personalitet te rralle, vete Roberti…Gjithcka e bardhe, pa njolle, sikurse dhe dy vajzat e saj.
??
E shkreta mesuese Poli kush e di se cfare do te kete hequr nga nje mashtues si ti o Erjon Veliaj qe per nga bemat as Nastradini nuk te konkuron dot. E imagjinoni ali Erin teksa shiste fiqte e fundit qe i kishin ngelur shkonte me vrap ne klase e mesimi kishte filluar por lali yne e kishte gati genjeshtren e radhes per mesuesen se po mblidhte leke per nenen pa burre e ato qe do tepronin per dasme dhe mesuse Polikseni e besonte?,…