Studimi alarmues: Pyjet tropikale po lëshojnë më shumë karbon se oksigjen

9 Mars 2018, 10:15Sociale TEMA

Një pjesë e madhe e pyjeve të Tokës është shkatërruar dhe tani pyjet tropikale më shumë po lëshojnë karbon sesa po e thithin atë.

Ky është përfundimi i një vëzhgimi që kanë kryer shkencëtarët kohët e fundit.

Pyjet tropikale më përpara kanë vepruar si përthithës të karbonit, duke e marrë këtë të fundit nga atmosfera për ta kthyer në oksigjen e për ta lëshuar sërish.

Por trendi është përmbysur: tashmë këto pyje lëshojnë dyfishin e karbonit që përthithin.

Studiuesit thonë se ndalimi në këtë pikë i shpyllëzimit dhe degradimit të pyjeve tropikale mund ta reduktojë lëshimin e karbonit me 8 %.

Në një studim të publikuar në revistën “Science”, studiuesit e Universiteti të Bostonit thonë se ekziston një mundësi e vogël që të rikthehet trendi i mëparshëm.

Imazhet satelitore, teknologjia me lazer dhe matjet në tokë u kombinuan për të përllogaritur dëmin e pyjeve që nga viti 2003.

Studiuesit përllogaritën se tropiku më shumë po lëshon karbon në atmosferë sesa po thith. Praktikisht, pyjet tropikale lëshojnë 826 teragram dhe thithin vetëm 437 teragram karbon.

Më shumë se 60% e karbonit të lëshuar nga pyjet tropikale vjen nga Amerika Latine, ku vitet e fundit ka pasur dëme masive në pyjet e shiut përgjatë Amazonës.

24% e sasisë vjen nga Afrika dhe 16% nga Azia.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje