Alarmi: Gripi që mund të vrasë 30 milionë njerëz për 200 ditë!

8 Mars 2018, 11:13Sociale TEMA

Njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të ndalë një grip vrasës që mund t’u marrë jetën 33 milionë personave vetëm në 200 ditët e para të tij, ka thënë së fundmi një ekspert.

Profesor Robert Dingwall foli për “The Sun”, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë për të ndaluar përhapjen e gripit, sepse, sipas tij, njerëzimi mund të infektohet katër ditë para se të shfaqet simptoma e parë e gripit.

Parashikimi i zymtë dhe i frikshëm vjen vetëm dy ditë pasi Dr Jonathan Quick, një nga profesionistët më të mirë mjekësor në botë, paralajmëroi se kushtet ishin të duhura për përhapjen e një gripi që mund të “fshinte” miliona njerëz nga planeti.

“Një grip i madh po vjen. Një pandemi virusi global që mund të vrasë 33 milionë njerëz në 200 ditët e para”, shkroi ai të martën.

“Brenda dy viteve të ardhshme, më shumë se 300 milionë njerëz mund të vdesin në të gjithë globin. Furnizimi i çrregullt me ushqime dhe me ilaçe, ekonomia globale do të shembet”.

Dr Quick paralajmëron se një mutacion i një gripi të shpezëve mund të zhdukë një pjesë të rëndësishme të globit, pasi mund të përzihet me gripin në kafshë të tjera të egra përpara se të arrijë njerëzit, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe vdekjeprurës.

“Virusi i gripit po vlon në gjakun e një zogu, majmuni apo një derri, duke u përgatitur për të kaluar te qenia njerëzore. Kur ky kombinim i zogjve dhe kafshëve të gjejë rrugën për të kaluar te njerëzit mund të na vrasë me lehtësi sepse është një lloj i panjohur gripi dhe trupat tanë kanë zero imunitet ndaj tij”.(TCH)

6 komente në “Alarmi: Gripi që mund të vrasë 30 milionë njerëz për 200 ditë!”

  1. Abc says:

    Doktori ka qene i permbajtur ne ato qe tha…behet fjale per 3miljarde te vdekur.Qe tani kompanite farmaceutike po pergatiten per ilacin e gripit te pa-njojtur.i panjojtur por vaksinat jane gati.

    1. biciklisti. says:

      mund te na folni pak me gjersisht,per ciline ilaqe eshte fjala,apo ndyshe thene ne shqip tretmanin e ktije,apo ktyre virusve.
      fjala eshte per virus te mundshum si ebola,virus marburg,kefel virus,porcin virus,mos te futem me thelle ne detaje,a ne pubike i quajn si virus i gripit,por dhe viruset e gripit,ndahen ne shume grupe dhe jane fatale.
      a,fatkeqsisht nuk ka shume,apo opcione te limituara ne tretmant anti viral,por dhe tr,bekterien ideale,por vetem me harrnim kmbinim tremane abtibiotiku.

  2. filan says:

    Doktori o ka qene I pire, ose shet vaksina!
    Une po i them *nga burime te sigurta*qe pas dy vjetesh do permbyeset bota dhe do vdesin 7 miliard njerez me gjith kafshet qe jane me GRIP!
    UP TA DHJEVA Doktor!!!!

  3. la says:

    BIG FARMA…….DHE ….CDC!!!

  4. KORÇARI says:

    Doktori ka shumë të drejtë, gripi është 100% e vërtetë që po vlon në gjakun e kafshëve, por i vetmi ndryshim është që këto kafshë nuk janë në natyrë por në laborator dhe “gabimisht ” mund të “arratiset” në natyrë falë ndonjë mjeku të “pakujdesshëm” i cili “rastësisht” do të jetë pjestar i shoqërisë farmaceutike që do të prodhojë vaksinë kundra këtij gripi. Ashtu si ishte dhe Donald Ramsvelt (Ministri i Mbrojtjes së USA) fare “Rastësisht” drejtues kryesor i bordit të shoq,farmaceutike që “shpiku” dhe shiste vaksinën Tamiflu, kundra gripit të Shpendëve dhe derrave, gripi i cili fare “Rastësisht” u “Arratis” nga një laborator ushtarak Amerikan i Min.së Mbrojtjes Amerikane .

  5. Sela, says:

    Sela
    Pse i tromaksni njerzit me te tilla budallallaeqe ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje