7 Marsi, Xhaçka surprizë ish pedagoges: Faleminderit për modelin e diturisë në Forcat e Armatosura

7 Mars 2018, 18:05Sociale TEMA
7 Marsi, Xhaçka surprizë ish pedagoges: Faleminderit për

Shqipe Dautaj për më shumë se 38 vjet shërbeu si pedagoge dhe drejtuese e Qendrës së Gjuhëve të Huaja në Forcat e Armatosura.

Në Ditën e Mësuesit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në shenjë falenderimi për të gjithë brezat e pedagogëve, që ndër vite kanë kontribuar në arsimimin e brezit të ri ka vizituar familjen e ish pedagoges tashmë në pension.

Unë jam e ndërgjegjshme, se mësuesve nuk u kemi dhënë aq sa ata meritojnë për punën e tyre të madhe. Megjithatë, më e pakta që mund të bëjmë, është që t’ju respektojmë gjithmonë dhe falenderojmë për gjithësa keni ndikuar tek ata që keni edukuar, për t’u bërë mbi të gjitha qytetarë të denjë të vendit tonë”, tha Ministrja Xhaçka.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes vizitoi Qendrën e Gjuhëve të Huaja ku uroi pedagogët.

“Brenda simbolikës që mbart mbi vete arsimimi i Forcave tona të Armatosura, krenaria juaj dhe jona përligjet e shumëfishuar, sepse dija që ju keni ushqyer tek brezat ka shkuar dhe shkon drejpërdrejt për qëllimet më të larta që mund të ketë një popull dhe një komb, sikundër janë idealet e lirisë, pavarësisë, të dritës dhe diturisë”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja  garantoi mbështetjen e saj për reformimin e kësaj qendre, me shumë rëndësi për trajnimin dhe kualifikimin e efektivëve në uniformë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje