Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi një mesazh të qytetrit dixhital, i cili pretendon se në spitalin e Librazhdit nuk ka asnjë medikament mjeksor, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur duke postuar në rrjetin social facebook disa foto të realizuara së fundmi në spitalin e Librazhdit.
Ajo që vihet re në foto është fakti se gjendja në të cilën ndodhet spitali i Librazhdit nuk është ashtu siç pretendon qytetari dixhital, por një spital modern, në të cilin vitin e kaluar janë realizuar 632 ndërhyrje kirurgjikale, shifër kjo e krahasuar me Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Balla thekson se gjithashtu se kjo është Shqipëria reale, në ndryshim nga Shqipëria e të enjtes në Parlament apo nga Shqipëria e “qytetarit dixhital”.
Postimi i plote i Ballës:
Së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishim edhe në Spitalin Bashkiak të Librazhdit, një spital ku vitin e kaluar janë realizuar 632 ndërhyrje kirurgjikale, shifër kjo e krahasuar me Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Bazuar në këto fakte, procesi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë u shtri edhe në spitalin e Librazhdit, duke zgjeruar hartën e ofrimit të këtij shërbimi që po sjell një erë të re në kirurgjinë shqiptare.
Spitali i Librazhdit është një prej spitaleve bashkiake më të rëndësishme me numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në muaj, një mesatare rreth 700 ndërhyrje në vit dhe ishte domosdoshmëri të përfitonte nga ky projekt kaq i rëndësishëm, i cili ka ndryshuar tërësisht procedurën dhe cilësinë e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Për këtë shërbim pati akuza dhe aludime pa fund për mënyrën se si u koncesionua, por në fakt mjekë e pacientë e pranojnë se ishte i domosdoshëm.
Me mjetet e vjetra, pjesa më e vështirë ishte ajo pas operacionit sepse pajisjet e vjetraç shkaktonin shumë infeksione, dezinfektimi i të cilave linte për të dëshiruar.
Kjo është Shqipëria reale, në ndryshim nga Shqipëria e të enjtes në Parlament apo nga Shqipëria e “qytetarit dixhital”
, sepse janë njerëzit ata që e vlerësojnë punën.


hahahhahahaha, pytja a: kush genjen ma shume,lol?
Ky Balla ka nje koke kaq te madhe sa dhe pergjigjet qe jep jane shume madheshtore.
Ne se suksesi i kirurgjise varet me ca vegla te reja ( nuk ka thene sa te reja jane, ku i mori, per cfare operacione mund te perdoren etj) atehre o burra te bleme the ca te tjera dhe u be kjo pune.
O dell Librazhdi dhe te me falesh qe te them keshtu se dhe nuk me takon. Mjeksie behet me nje shnderrim rrenjesor jo vetem te veglave por dhe te procedurave te pastrimit dhe te teknikave operatore. Mos harro pastaj ambjentet qe keni ne dispozicion.
Me sa shoh une bilanci i bie qe ne Librazhd behen 2 operacione ne dite dhe nga kete ai me i veshtiri eshte heqja e thoit.