VIDEO/ Vendimet e Kryesisë, Patozi: Basha po e privatizon totalisht PD

9 Mars 2018, 17:01Politika TEMA

Ish- nën kryetari i PD Astrit Patozi, i cili ditët e fundit ka rikthyer takimet në disa qytete me demokratët duke kërkuar ringrijen e së djathtës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit ka dhënë një intervistë për Report TV.

Ai shprehet se Kuvendi që PD do të mbledhë në fund të Prillit synon privatizimin e partisë nga Basha.

Ish-nënkryetari thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres.

Zgjidhja për Patozin është një marrëveshje e madhe:

“PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres.

Propozim më të madh se platforma për ringritjen e PD nuk mund të ketë.

Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës.

PD nuk mund të amnistojë krimet politike, që kanë qenë të tilla që e kanë dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje