Lidhje me rusët, anëtari i PD: Basha të japë shpjegime, jo kundërakuza, partia ndodhet në ditët e saj më të zeza

9 Mars 2018, 14:52Politika TEMA

Anëtari i Partisë Dekokratike Edvin Kulluri thote se Lulzim Basha duhet që të japë shpjegime dhe jo kundërakuza lidhur me financimin rus për PD në SHBA.

I ftuar në Report Tv Kulluri u shprehe se Partia Demokratike ndodhet në ditët e saj më të zeza.

“PD po  harxhon energjitë me përçarjet brenda për brenda. Fëmijët marrin shembull nga babai, për këtë arsye PD po ecën në atë mënyrë”, është shprehur ai.

“Situata e lobimit është e paqartë. Revista Mother Jones që ka kryer investigimin është e majtë.

 Këtu ka një të vërtetë, PD ka pajtuar për t’u lobuar për interesat e saj në SHBA.

Kjo çështje nuk i përket Partisë Socialiste por nëse ka nisur një hetim, kryetari i Partisë Demokratike duhet të përgjigjet me argumenta të fohtë dhe juridikë e jo me kundërakuza”, tha Kulluri.  (TemA)

2 komente në “Lidhje me rusët, anëtari i PD: Basha të japë shpjegime, jo kundërakuza, partia ndodhet në ditët e saj më të zeza”

  1. Nje mik i mire says:

    O Kullur, ku kishe humbur mor aman…PD-se po i dalin shume mekate per dite e me teper…Nuk mendon se ka ardhur koha ta braktisesh ate klan kriminal? Sikur akuzat te provohen te verteta ( e me shume gjasa ashtu do ndodhi), do mbetet ne histori si partia me antikombetare, antishqiptare, kriminale dhe hajdute qe ke ekzsistuar ne kete vend… Largohu sa nuk eshte vone….

  2. mandakalli says:

    Putanat e Putinit nuk po dine se cfare idiotesish te shpikin. Mother Jones qenka gazete e majte dhe nuk duhet besuar,ndersa parate e paguara nga Rusia nje vend me qeveri te majte e drejtuar nga agjenti i KGB Vladimir Putin nuk qenkan problem.Ptuuuu felliqesira anti-shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje