"Kuvendi Kombëtar i PD", flet Jozefina Topalli: Basha po pastron demokratët, po thellon përçarjen në parti

9 Mars 2018, 13:16Politika TEMA

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbrëmjen e djeshme që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore.

Vendimi u mor në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami. Ndërsa u vendos që një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore.

Por në një intervistë për Report Tv Jozefina Topalli i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim, që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD shprehet se partia Demokratike ka nevojë për bashkim, ndërsa Basha po thellon ndarjen.

Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve” deklaroi Topalli. (TemA)

3 komente në ““Kuvendi Kombëtar i PD”, flet Jozefina Topalli: Basha po pastron demokratët, po thellon përçarjen në parti”

  1. murat kepa says:

    Kaq gomerë janë këta lidershipi i PD.Nuk e kuptojnë këta që ky Luli,ëahtë një idiot.Ore ju injorant nuk e kuptoni që me këtë gomarë ju po asgjesoni të djathtën,nuk e kuptoni që tani për tani,po ju ndjekin vetëm Salistat,ju pas 3-4 vjet ju do shkoni 10%,nuk e kuptoni o gomerë që më 2025 ,ju do jeni vetëm kujtime.Ngrihuni dhe largojeni këtë gomar Gjakove ,i ndihmuar nga një gomaricë Tepelene.Nuk e kuptoni që PS,tall menderet me ju,se silleni si kalamaj kopështi.Ku ka byth,Lul bytha të tallet me Amerikën.LUL IK SA MË PARË,OSE NGRIHUNI O DEMOKRATË DHE Q….NËNËN KËTI IDIOTI.KURRË NUK NGRIHET PD,ME SALËN,XHOZIN,LULIN,IMAMIN,DHE CAIDIOTË TË TJERË RROTULL.

  2. Edi Rama ka bere vetem nje gje te mire qe na hoqi sali kriminelin nga kryekar i partis dhjerokrate.
    Lulzizimja ka bere nje gje te mire qe ka kapur per zhelesh zhulezfinen imam ballajdin ruli mafiozin e patozin me co edhe qe leshelin ja la nje gruaje injorante nen nivelin e mesatares te njeriut te zakonshem.

  3. spartaku says:

    Ti mok Topallke ti maredh te keqen kesaj qeverie qe eshtesot se eshte me mira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje