Droga e kapur në Maminas, Meta i shqetësuar për grupet kriminale: Është vërtetë një problem

8 Mars 2018, 22:33Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit.

I pyetur lidhur me lëndën narkotike të ardhur nga Kolumbia, Meta thotë se është mjaft i shqetësuar për grupet kriminale.

Kreu i shtetit përgëzon Policinë për aksionin ku shton se lufta ndaj krimit duhet rritur.

‘Aksioni i policisë është pozitiv, por edhe guximi për të nisur një ngarkesë të tillë është shqetësues. Lufta kundër këtij fenomeni dhe këtyre grupeve kriminale që janë forcuar ndjeshëm është një shqetësim.

Është një shqetësim edhe për çështje të sigurisë kombëtare. Kur grupet kriminale janë bërë një shqetësim për Italinë, që është një vend ku e ku më i madh se ne, atëherë ky është vërtetë një problem’, u shpreh Meta.(TemA)

4 komente në “Droga e kapur në Maminas, Meta i shqetësuar për grupet kriminale: Është vërtetë një problem”

  1. amnisti per Bllokmenat says:

    hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    kapeni hajdutin ,ja ku e keni me foto dhe ze

  2. Koba says:

    Likja eshte shume i shqetesuar se i iken rreth 200 milione Euro.Do ta rrahi Mona Baxhella

  3. I says:

    Ti ke qene ndoshta edhe je mbrojtes i tyre mor pleh

  4. o mete per vete says:

    Nuk e “kuptova”! Eshte i shqetesuar se po kapet droga dhe grupet kriminale apo per grupet kriminale?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje