Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sulmuar lidershipin demokrat, Lulzim Basha duke i kujtuar të dhënat e sondazheve.
Imami tha se Basha dhe PD janë në rënie në të gjitha rezultatet e anketave, edhe pse sipas tij, Edi Rama po qeveris keq.
“Fakti negativ, pas zgjedhjeve nga sondazhet, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme.
Është një shqetësim i madh sidomos nga rrethanat që po kalon ky vend me një qeveri të keqe, të pashpirt, ky është problemi për të cilin unë jam i angazhuar”, u shpreh Imami.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Imami u shpreh kundër Bashës kur tha se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar për, përpara Kuvendit siç tha Basha.
“Këshilli Kombëtar duhet të ishte mbledhur edhe për analizën. Analiza është e njëanshme, nuk përfaqësohej mendimi që është zhvilluar në tërësi nga shumë anëtarë edhe nga kritikët.
Propozimi për thirrjen e Kuvendit është i papritur të paktën në vlerësimin tim.
Zgjidhjet që duhet t’i vinë kësaj partie s’duhet të jetë burokratike vetëm nga një grup pune, por duhet një diskutim serioz.
Statuti nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar, pa hedhur një platformë të analizës dhe analiza është e njëanshme. Kongresi do çojë në formalizimin e mosbashkimit”, deklaroi Imami.
Janë të paguar nga Rama ose sorosi do thotë basha.
SA TE JETE SALI KRIMINEL BERISHA KJO PARTI NUK DO E NGREJE ME KOKEN PER LESH KA SHKU.
Imami qe shkateroje ushtrine shqiptare me bekimin e Sales edhe me urdher te padroneve te tije Greke.