Për të katërtin vit radhazi, qeveria shqiptare shpenzoi një sasi të stërmadhe parash në muajin dhjetor, një praktikë që është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga Banka e Shqipërisë dhe FMN dhe që është diçka më shumë se sa një shpërdorim i madh i financave publike.
Nga Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare shpenzoi 74 miliardë lekë gjatë muajit dhjetor 2017, dy herë më shumë se sa mesatarja mujore e atij viti, në një praktikë të shumëkritikuar të shpërdorimit të fondeve publike në muajin e fundit për të mos lejuar “djegien” e tepricave buxhetore përmes aplikimit të manovrave që kanë ligjshmëri të dyshimtë.
Të dhënat financiare të buxhetit të shtetit, të publikuar me tre muaj vonesë të premten, tregojnë se qeveria shpenzoi 62 miliardë lekë në muajin dhjetor, gati dy herë më shumë se sa mesatarja e shpenzimeve mujore që për periudhën janar-nëntor ishte 36 miliardë lekë.
Kryerja e kaq shumë shpenzimeve njëherësh në dhjetor tregon para së gjithash ecuri të keqe të investimeve publike, të cilat raportohen në bilancin e buxhetit si “shpenzime kapitale”. Investimet publike duhet të kryhen gradualisht dhe të paguhen muaj pas muaji në bazë të situacioneve të punimeve. Por qeveria aktuale duket se ka dështuar në zbatimin normal të programeve të investimeve publike dhe i shlyen faturat në një masë të madhe në dhjetor, duke shkaktuar shqetësim për stabilitetin makroekonomik të vendit si dhe për efikasitetin real të këtyre shpenzimeve.
Sipas të dhënave të buxhetit, qeveria shpenzoi gjithsej 68 miliardë lekë për investime publike, ku për periudhën janar – nëntor u shpenzuan mesatarisht 4.7 miliardë lekë në muaj ndërsa në dhjetor u deklaruan si të shpenzuara mbi tre herë më shumë se sa mesatarja mujore, duke u paguar plot 17 miliardë lekë.
Jo vetëm investimet kapitale njohën një lulëzim të tillë të pabesueshëm në dhjetor. Edhe zëri ‘Shpenzime operative e mirëmbajtjeje’, ku përfshihen shpenzimet për konsumin e zakonshëm të institucioneve publike në, fjala vjen, kancelari, naftë, mirëmbajtje e zakonshme objektesh publike etj., njohu një rritje të tillë dramatike. Ky është një zë i rëndësishëm i cili vitin e kaluar konsumoi 43 miliardë lekë në total nga ku për periudhën janar-nëntor u konsumuan mesatarisht 3.2 miliardë lekë në muaj ndërsa në dhjetor u konsumuan gati 8 miliardë lekë ose mbi dy herë më shumë.
Shpenzimet publike, veçanërisht ato për investime, të përqendruar brenda një muaji të vetëm, ka ngritur prej kohësh shqetësime në Bankën e Shqipërisë dhe te Fondi Monetar Ndërkombëtar për mungesë eficence, një term me edukatë ky për të përshkruar shpërdorimin e parave në fund të vitit.
Grafiku i mëposhtëm mund t’jua shpjegojë më shumë këtë anomali, emri i vërtetë i të cilës është “mosqeverisje”.
Grafiku paraqet shpenzimet buxhetore mujore nga viti 2010 deri në dhjetor 2017. Bishtat përpjetë shënojnë shpenzimet në muajin dhjetor. Siç shihet, që prej katër vitesh qeveria ka bërë vetëm një punë: Ka karxhuar dy deri në tre herë më shumë në dhjetor nga sa ka harxhuar në një muaj të zakonshëm. Në dhjetor 2014 janë shpenzuar 68 miliardë lekë (afro 480 milionë euro) ndërsa në dhjetor 2016 u harxhuan 74 miliardë lekë (gati 560 milionë euro). Dhjetori 2017 shënoi shpenzime prej 62 miliardë lekësh.
Buxheti i shtetit përbën një të tretën e të gjithë ekonomisë shqiptare dhe mbajtja e shpenzimeve tepër të ulëta për pjesën më të madhe të vitit sjell mungesë të parave dhe dëmtim të ekonomisë. Ana tjetër, shpenzimet e tepërta në dhjetor, nuk e kompensojnë dëmin e bërë në pjesën tjetër të vitit, për shkak se shpenzimi i qindramilionë eurove njëherësh nuk mbart eficencën e nevojshme ekonomike.
Shqipëria ka pasur luhatje të shpenzimeve dhe përqendrim të shpenzimeve buxhetore në periudhat e fundit të vitit edhe më parë, por përgjatë katër viteve të fundit, anomalia është shtuar ndjeshëm.
Banka e Shqipërisë ka folur shtatë herë mes tetorit 2014 dhe nëntorit 2016 për këtë problem.
Shprehja standarde e BSH e përdorur në këtë rast është kjo: “Banka e Shqipërisë gjykon se një shpërndarje më e njëtrajtshme e shpenzimeve buxhetore gjatë vitit, do të përmirësonte efektivitetin e tyre dhe do të reduktonte luhatjet në treguesit ekonomikë e financiarë”.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka vënë re anomalinë në raportin e tij të fundit të publikuar për Shqipërinë, ku qeveria këshillohet “të shmangë shpenzimet ineficiente të fundvitit” dhe të kursejë këto shpenzime për të reduktuar borxhin publik.
Qeveria ndërkohë duket e vendosur të vijojë me të njëjtën lojë, ose nuk duket në gjendje të shpenzojë paratë e buxhetit në mënyrë graduale, siç është e logjikshme. Të dhënat e publikuara për janarin 2018 tregojnë se shpenzimet publike ishin 30 miliardë lekë me një suficit buxhetor prej 5.4 miliardë lekësh. Plani mujor i të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore nuk është publikuar për vitin 2018 dhe nuk është e mundur të thuhet se sa është niveli i mosrealizimit të shpenzimeve në krahasim me planin. Por buxheti i shtetit për këtë vit pritet të shpenzojë 497 miliardë lekë me mesatare mujore prej 41 miliardë lekësh.
Pse jo, kjo mafje vazhdon traditen e Demokrateve kamuniste.Quhet Rilindje.
Ja dhe hajdutet e majte qe do na shpetojn nga korupsioni.
“Vjedhjet” e Berishes duken si qindarka, krahasuar me zhvatjen qe i bene Ramuti ketij populli.
Vetem kur mendon sa hapur bejne kete lux shteteror, imagjinoni se c’fare bejne ne jeten e tyre private.
Keshtu ka per te qene deri sa digjen fondet e pa realizuara ne fund te vitit.I futen te gjithe aksionit qe te mbyllin punimet brenda dhjetorit,ose dhe nja dhjete dite te janarit ,por faturat mbyllen ne dhjetor.Qe te mos ndodhi duhet te mos ekzistoje djegja e fondeve po nuk perfundoje nje veper brenda vitit,kur ka dhe afatin e saj.Te behen pagesat normalisht deri ne perfundim,pavaresisht se kalon ne vitin pasardhes.Dhe ketu nuk ka pune mafia,po eshte burokracia qe nuk te le.
Qënkan në gjumë komentiesit me pagesë të Veliajt, do na duhet të presim deri në mëngjes të shohim sa të shara do hajë ky .
Zryeminister! U lodhe duke punuar dite e nate per shqiperine, per popullin fukara. Te dhimbset shume me shum leku qe i jep popullit per te ngren buke se sa leket qe shperdoron qeveria jote me ate perberje karagjozash qe ke’ dhe ate nivel pergjegjesie qe ata dhe ti keni per te regulluar shqiperine. U lodhe duke i share komentatoret qe te ven ne dukje shume drejtime ku puna juaj calon. U thua qe shkoni ne Shkolle qe te kuptojne se sa ka punuar e punon Qeveria jote. Te lutem se mos me shash dhe mua per mungese arsimi sepse kam me shume arsim dhe eksperience se ty dhe antaret e qeverise tende. U lodhe duke dhene fotografi per ato persona qe nuk i mertojne ndihmat si persona ose familje ne nevoje. Shume mire ben por nuk thua qe eshte pergjegjesia e qeverise qe ka lejuar ato crregullime Nuk shikojme nga ty fotografi te atyre personave dhe familjeve qe duan ndihma dhe ju nuk i keni dhen ose u jepni aq sa nuk han dot buk that. Ata jan shume. Z kryeminister e di ti, qe shume shtete ne bote u japin popullit tyre leke te thata nga pasurite e vendit tyre si nafta ,mineralet etj. Ti nuk i ke keto pasuri si shtet se ti dhe ai krimineli qe ishte para teje i keni shperndare ne forma te ndryshme per vehten ,te afermit tuaj dhe te pasurit.. Une jam nje socialist ne zemer por me sa shikojme me Qeverine tende populli jone do vazhdoje te ngelet fukara E di pse? Sepse ti nuk e njeh fukarallekun. Ti je rritur dhe jeton ne bollek.Mos u mburr vetem me investimet por shiko dhe nivelin e jeteses. Nuk mund te them qe nuk eshte bere pune. Por puna eshte bere ne kurriz te popullit. Reformat jane bere vetem per popullin , jo per te pasurit qe pasurine e kan vene jo me djers. jo per hajdutet ‘ jo per kriminelet. Me keto shtresa ti nuk merresh. Nuk e dim pse keni frik. Shum njerez jan semurur nga kanceri sepse shikojne Saliun qe jep leksione mgjse i ka bere popullit ato te keqe qe nuk numrohen.
edi rama dhe ilir meta e gjithe partia e kuqe e kremlinit ps,vijne ne krye te shtetit vetem per ta ber bugjetin e shtetit prone private te tyre.
kjo nuk eshte e re ne shqiperi,por shikoni pasurin e ilir metes,ish fatos nanos qe jetoje ne vjen austri si milioner,dhe pasurin e ina rames,rucit balles, e te gjithve.
kta bejn jeten e milionerve trafikat droge.
kryetari i knfeferates zvicerane shteti me i pasur ne bote ,per standard jete njeriut,shkon ne presidence me trenin lokale me bilet si te gjithe udhtaret,be shumicen e rasteve jete e kane then gazetat.
a edi harrni me mercedes te madhe shkon efhe ne takime private hajdutrie.
ma shume ka bugjet klubi i real madridit se shqiperia,a te gjithe bugjetin,50% qe hyne ne xhepa te rilindjes se ps rama.
edi rama dhe ilir meta e gjithe partia e kuqe e kremlinit ps,vijne ne krye te shtetit vetem per ta ber bugjetin e shtetit prone private te tyre.
kjo nuk eshte e re ne shqiperi,por shikoni pasurin e ilir metes,ish fatos nanos qe jetoje ne vjen austri si milioner,dhe pasurin e ina rames,rucit balles, e te gjithve.
kta bejn jeten e milionerve trafikat droge.
kryetari i knfeferates zvicerane shteti me i pasur ne bote ,per standard jete njeriut,shkon ne presidence me trenin lokale me bilet si te gjithe udhtaret,ne shumicen e rasteve kete e kane then gazetat.
a edi harrni me mercedes te madhe shkon edhe ne takime private hajdutrie.
ma shume ka bugjet klubi i real madridit se shqiperia,a te gjithe bugjetin,50% qe hyne ne xhepa te rilindjes se ps rama.
ma te shtrejte çanten e dores anita haradinaj 1500,euro,se merkela gruja me e fuqishme ne bote.
çanta e merkesles max 40-70 euro.
ksaj i thojn.lujna fakara shqiptar lunja,se dini ta vjedhni shtetin.
ora e balles me e shtrejt si bekamit.
Tema! Pse nuk i jep komentet. Pse i censuron ato opo te dhimbset Rama.
Kur gjejne ate popull budalla, mire bejne qe e rrjepin. Njerezit ne Shqiperi jane ne gjume dhe kane nje mentalitet te tredhur te bukes se misrit dhe sallamit te Enverit, nostalgji kjo e trasheguar nga diktatura. Per sa kohe nuk ka rreagim e bojkot, Ramutat, Ahmutat dhe e gjithe shpura aleances se qekbesirave te kesaj bote, do vazhdoje programin e saj. Skllaveria ekonomike e shpirterore qe mbizoteron ne Shqiperi, eshte miniere ari per mbeturinat e kullarisura, vipat edhe rripat qe vegjetojne ne ate vend.