Besnik Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë analizë në PD dhe bashkimin e demokratëve, Patozin e ngacmoi në mënyrë povokative

8 Mars 2018, 17:51Politika TEMA

Besnik Mustafaj ka folur lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PD si dhe gjendjen aktuale të selisë blu.

Mustafaj tha se mbështet tentativat për ngritjen e PD, por sipas tij Basha është i paaftë për ta bërë këtë.

Ish-ministri shprehet në News 24 se kryedemokrati nuk mund të bëjë dot një analizë serioze dhe për të bashkuar kontribuuesit të djathtës.

 

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë.

Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit.

Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika.

Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin.

Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë” tha Mustafaj.(TemA)

1 komente në “Besnik Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë analizë në PD dhe bashkimin e demokratëve, Patozin e ngacmoi në mënyrë povokative”

  1. Hamalli says:

    Ore Mero mos lajm me B.M dhe L.B se jane anti shqitar I hiqni nga faqet mediave please.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje