FOTOT: Rrëshqitjet në Cërrunjë të Elbasanit, Balla thirrje banorëve për evakuim

8 Mars 2018, 11:15Politika TEMA
FOTOT: Rrëshqitjet në Cërrunjë të Elbasanit, Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla isnpektoi nga afër situatën e krijuar nga rrëshqitjet e masiveve të tokës në dy lagje të fshatit Cërrunjë në njësinë adminiatrative, Funar të Elbasanit.

Rrëshqitjet masive të tokës në këtë zonë kanë nisur shumë vite më parë, por tashmë situata është bërë emergjente, pasi rrezikohen seriozisht banesat dhe jetët e njerëzve.

Gjatë inspektimit të situatës, Balla i bëri thirrje banorëve për evakuim të menjëhershëm, ndërkohë që Shërbimi Gjeologjik do të bëjë edhe konstatimet e tij të mëtejshme për të dhënë një gjykim më të specilizuar.

“Kemi verifikuar gjithë dokumentacionin dhe rezulton se në vitin 2002-2003, kur ka ndodhur rrëshkitja, është bërë një kompensim nga ana e qeverisë, sipas çmimeve të kompensimit të asaj kohe.

Ndërkohë që rrëshqitja e re ka shkaktuar dëmtime edhe në banesa të tjera që nuk kanë qenë pjesë e verifikimit dhe akt-konstatimeve në dokumentacionet e asaj kohe. Menjëherë do të fillojë procesi i verifikimit të ri për ata që nuk kanë qenë pjesë e proçesit të parë, me qëllim që t’u gjendemi pranë të gjitha familjeve. Kjo zonë duhet evakuuar menjëherë, sepse ashtu siç e konstatojmë të gjithë nga momenti në moment pritet që rrëshkitja të vazhdojë dhe për ne më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Masat do të merren nga emergjencat civile me qëllim që të kemi mundësi që banorët e kësaj lagjeje të spostohen diku tjetë, qoftë përmes çadrave apo banesave me qera, me qëllim që të kemi mundësi të garantojmë jetën në rradhë të parë dhe së dyti plotësimin e të gjithë dokumentacionit për të gjithë ata që nuk kanë qenë dëmshpërblyer ndonjëherë”, deklaroi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje