"Corriere della Sera": Jeta e re e Bashkim Dobrushit, njeriut që mezi pret ta thërrasin sërish baba

8 Mars 2018, 19:39Politika TEMA
"Corriere della Sera": Jeta e re e Bashkim Dobrushit, njeriut që

9 marsi është një ditë e vështirë për Bashkim Dobrushin. 9 marsi i këtij viti shënon vitin e katërt të tragjedisë së trefishtë në familjen e tij. Katër vjet më parë, Edlira Çopa u mori jetën 3 vajzave të saj dhe të Bashkimit. Ajo ndodhet ende në spitalin psikiatrik, ndërsa Bashkimi ka filluar nje jetë të re. 49-vjeçari pret të bëhet baba për herë të katërt. Në fillim të prillit do të vijë në jetë djali i tij, emri i të cilit do të jetë një kombinim i shkronjave nistore të tri vajzave: Simona, Keisi dhe Sindi.

“Do të lindë më 3 prill, ditën e lindjes së Simonës, vajzës time më të madhe, e vetmja që u përpoq të mbrohej nga e ëma, e cila e ndoqi dhe e qëlloi me thikë pa mëshirë. Emri i tim biri do të përmbledhë inicialet e vajzave”, tregon Bashkim Dobrushi për mediat italiane.

49-vjeçari është martuar një vit më parë me Afërditën, me të cilën ka ndërtuar një jetë të re.

Tri vajzat e tij 13, 10 dhe 3 vjeçe u vranë nga e ëma, e cila pasi i qëlloi me thikë, i vendosi në krevat dhe qëndroi me to për katër orë, deri në momentin që vendosi t’i jepte fund jetës së saj, por pa ia dalë dot.

Fotografitë e vajzave mbushin shtëpinë e babait në Maggianico, ku jeton së bashku me familjen e të vëllait.

Shtëpinë ku ndodhi tragjedia e ndajnë pak kilometra nga zona ku jeton sot Bashkimi. Ai thotë se po përpiqet të rigjejë jetën normale, por pa harruar asgjë. “Një natë i pashë në ëndërr. Po luanim të gjithë bashkë, siç bënim shpesh. Pastaj krejt papritur u zgjova dhe kuptova se gjithçka kishte qenë ëndërr. Nuk më vjen turp të them që futa kokën në jastëk dhe qava. Është një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë, as fëmija që po vjen, edhe pse ai do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Simona ishte në shkollë dhe premtonte në volejboll. Keisi adhuronte kërcimin, por vdiq nga dhjetëra goditje thike. Sindi ishte princesha ime. Llafazane dhe shumë e ëmbël. Ishte njësoj si vajza e tim vëllai, që lindi pas tragjedisë. Edhe për shkak të saj, arrita t’ia dal pas asaj që ndodhi”.

Bashkimi kujton momentin kur u njoftua për tragjedinë, sapo kishte mbërritur në Shqipëri. “Pak kisha që isha nisur. Po kthehesha në shtëpi për t’u shpjeguar familjarëve se pse unë dhe Edlira kishim vendosur të ndaheshim. Kishim shumë mosmarrëveshje. Kishim firmosur dokumentet te një avokat. Një natë më parë kisha marrë vajzat dhe kishim darkuar bashkë. Ato kishin qenë të qeshurat e fundit. I pashë dy ditë më pas, në morg. Nënën e tyre nuk dua ta takoj më. Për mua është njësoj sikur atë natë të ketë vdekur edhe ajo”, thotë Bashkimi.

Asnjë fjalë, asnjë shpjegim

E liruar nga akuzat për shkak të gjendjes mendore, Edlira gjendet sot në spitalin psikiatrik, pasi konsiderohet rrezik shoqëror. Ndoshta më shumë për veten e saj se për të tjerët. Ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën thikë që vrau të bijat. Kishte frikë se nuk do të mund t’u jepte dot të ardhmen që meritonin, prandaj u bë pre e një çasti çmendurie.

“Ne ishim ndarë, por unë nuk i lija vajzat t’u mungonte asgjë. Unë jam punëtor i thjeshtë në të njëjtën kompani prej 18 vitesh. Ushqimi nuk do t’u mungonte kurrë dhe do të kujdesesha gjithmonë për to. E vërteta është se nuk ekziston as shpjegim, as ngushëllim për mua. Por duhet të ec përpara. Pa frikë, pavarësisht dhimbjes. Falë punës, miqve që më kanë qëndruar afër, familjes dhe gruas që njoha dy vjet më parë në vendin tim. E di që vajzat do të donin të më shihnin të lumtur. Brenda pak mujave do të bëhem qytetar italian. Ndihem pjesë e një komuniteti që kurrë nuk më ka lënë vetëm”, thotë Bashkim Dobrushi.

Ai do të kthehet në Kukës, aty ku janë varrosur 3 vajzat e tij. Por para se të niset, nuk mund të mos takojë atë Angelo Cupinin, priftin që pak metra nga banesa ku vdiqën vajzat ka mbjellë një qershi për t’i kujtuar. Ajo do të lulëzojë në pranverë, njësoj si jeta e re që do të vijë në krahët e këtij njeriu që mezi pret ta thërrasin sërish baba.

Corriere della Sera – Përgatiti: Gazmira Sokoli 

4 komente në ““Corriere della Sera”: Jeta e re e Bashkim Dobrushit, njeriut që mezi pret ta thërrasin sërish baba”

  1. Fakt says:

    Cfare tragjedie o Perendi..
    Kur nje baba arrin te kete force te jetoje akoma,do te thote qe Zoti i ka dhene njeriut aftesi te jashtezakonshme per te duruar,vertet shembull, si guximi duhet ti jape force njeriut te ece perpara.
    Njekohesisht,rasti ne fjale verteton se ne cfare kohesh jetojme,ku demonet tallen me familjen njerezore,i kane zhytur njerezit ne mjerim total anembane botes.
    Shyqyr,e them me plot shyqyr qe ketij sistemi i ka mbetur pak kohe para se i Plotefuqishmi ti thote STOP.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    c’force Zoti thua more,”kacurrelit” i mungon truri i vogel,pasi ishte ai qe shkaktoi[pasi u nda] gjendjen depresive te gruas se cmendur dhe ne nje fare menyre ai[e njef ligji] eshte bashkautor [qofte edhe pasiv] ne kete tragjedi.
    ai vuri ”lumturine” e tij mbi jeten e femijeve,kjo pasi gruaja/psikike kaloi ne extrem pasi mori vesh per lidhjen e ”kacurrelit” me te dashuren e re[madje fejeses, edhe pse ende i martuar] ne shqiperi ,akt teper i ulet qe e bejne shume muslims……………

  3. Aleksander says:

    Nuk kam fjale…thjeshte po lexoj e po shoh fotot e tre engjejve qe me bejne te lotoj edhe sot njesoj si ate dite qe u dha lajmi .Po ngrihem e po shkoj ti puth te dy vajzat e mija tashme ne gjume,te dyja si engjellushe ,pothuaj ne moshe me dy engjellushet me te vogla te babait te tyre fatkeq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje