SHENIM: “Peshku i madh” ndërkohë është në rrjetë

8 Mars 2018, 18:57Politika TEMA
SHENIM: “Peshku i madh” ndërkohë është në

Në dritën e fakteve të reja që shtypi po nxjerr rreth ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, po anashkalohet fakti që lidh përgjegjësinë e tij si kryeprokuror, me ndalimin dhe lirimin e pronarit të “Arbi Garden”, i cili është ndërkohë i shpallur në kërkim për 613 kilogramë kokainë.

Edhe pse shumë detaje të çështjes nuk janë bërë publike, një gazetar që ndjek raportimet nga Prokuroria, Flamur Vezaj, detajoi se “mesditën e 22 dhjetorit 2015 pranë Kryesekretarisë së Prokurorisë për Krime të Rënda, Policia e Shtetit sjell një material referues për shtetasin Arbër Çekaj, pronar i kompanisë që importonte nga vendet e Amerikës latine banana.

Në material ndër të tjera thuhej ‘se ne port është kapur një kontenier me banane brenda të cilit po me dysheme të modifikuar u gjetën 90 kilogramë kokainë dhe se kontenieri po vinte në Shqipëri për llogari të kompanisë së A.Çekajt’.

Ky material u regjistrua në Prokurori me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin në fjalë.”

Ky fakt dhe zhvillimet e mëpasme që e lanë të lirë biznesmenin e rikapur tashmë me kokainë, implikon ish- kryeprokurorin e Përgjithshëm dhe ish- prokurorin e çështjes.

Por për ironi të fatit, Besim Hajdarmataj, i cili ka qenë atëhere prokuror i kësaj çështje, të mbyllur në mënyrë të dyshimtë, është sërisht prokuror i çështjes, i të njëjtit autor recidivist.

Tani ai ka urdhëruar arrestimin e tij dhe hetimet intensive po vazhdojnë.

Ky është rasti që më shumë “pendito” se sa kriminelët, tek ne duhet të bëhen prokurorët.

Qëndrimi i ndryshëm i të njëjtit prokuror, ndaj të njëjtit grup trafikantësh kokaine, në distancën e dy viteve, tregon, ose që në rastin e parë prokurori i çështjes ka qenë nën presion nga kryeprokurori, ose minimumi është bashkëfajtor më te.

Por fakti që në rastin e dytë ai po vepron, do të thotë që ka më shumë gjasa që ai të ketë qenë i penguar ta bëjë këtë gjë nga kryeprokurori, për shkak edhe të fuqisë ligjore që ka pasur kryeprokurori për të pushuar çështje, ose për të rekomanduar arkivimin e tyre.

Kjo e kthen kryeprokurorin Llalla në “Peshkun e madh” dhe që e lidh atë me rrjetin më të madh të trafikut të kokainës në vend.

Biles faktet e tjera që po publikojmë për të, prona të pafundme të blera lirë e shitur shtrenjtë me nxitim, janë të gjitha në funksion të mbulimit të gjurmëve të parave që nuk vijnë nga fitime normale.

Edhe pse kemi një muaj që bëjmë humor me “Peshkun e madh”, ky në fakt është realisht një rast që kërkon hetim për kryeprokurorin dhe raporti që ai ka pasur me prokurorin e çështjes në rastin e kokainës më 2015, për të kuptuar se kush ishin garantët e trafikantëve të kokainës në drejtësinë shqiptare.

25 komente në “SHENIM: “Peshku i madh” ndërkohë është në rrjetë”

  1. Lumi says:

    Sidoqofte te jete Hajdarmataj te pergjigjet per ngjarjen e vitit 2015. Llalla ka pasur nje rrjet te besushem prokuroresh qe I perdorte si te tijet. Ata duhen flakur.

    1. Edkari says:

      peshku madh eshte kryeministri

    2. Cudia says:

      Une do te thoja se Hajdarmataj kesaj radhe eshte duke punuar akoma me ngushte me krimin. Eshte si te vesh ujkun te ruaj kopene. Ai ka te gjitha te dhenat ne lidhje me dosjen e kokaines dhe qe i ka percjelle te te zotet e punes. Tani hajde dhe kapi ata… Ai informon ata se cduhet te bejne dhe nga ana tjter ben sikur i ndjek.

  2. Goni says:

    Seriozisht, shume faleminderit Mero Baze !

  3. Jimi says:

    As peshku i madh Llalla as peshku i “vogel” Hajdarmataj nuk kane qene nen presion. Kjo ishte vete kamorra ne pushtet dhe qe zor se do te shkermoqet, nese sepata e vetingut nuk i shkul me themel.

  4. se pari nje trafik droge kaq i madhe 613 kg nuk e bejne adoleshentet dhe fukarat,por ata we kane xhepin e trash… dhe qe kane garanti nga gjykata dhe qeveria,spo presidenti..)
    nje fakte dihet,se gjykata pa garantin e qeveris apo presidentit nuk guxon te hyje ne keto lojra te rrezikshme.
    pra,ketu definitive eshte,se gjykata me peshqitvne qeveri dhe presidence jane ne krye te trafik droges.
    a,kisnse per arrestime te piunave te vegjel si vetem trasportues kamioni,ska sspak faje,sre ka shofer qe nuk dijne se cka ka ne kamion.

  5. Timi says:

    Më i rrezikshëm është prokuroria kushdo qoftë ai se sa ky tipi i kontejnereve. Pyetja është pse nuk arrestohen kur ka fakte. Jam gjithnjë e më i zhgënjyer nga kjo qeveri. Asnjë deklaratë nuk bëjnë.

  6. se pari nje trafik droge kaq i madhe 613 kg nuk e bejne adoleshentet dhe fukarat,por ata qe kane xhepin e trash… dhe qe kane garanti nga gjykata dhe qeveria,apo presidenti..)
    nje fakte dihet,se gjykata pa garantin e qeveris apo presidentit nuk guxon te hyje ne keto lojra te rrezikshme.
    pra,ketu definitive eshte,se gjykata me peshqit ne qeveri dhe presidence jane ne krye te trafik droges.
    a,kisnse per arrestime te piunave te vegjel si vetem trasportues kamioni,skan aspak faje,se ka shofer qe nuk dijne se cka ka ne kamion.

  7. drino says:

    Kertu paradokset jane te medha dhe ben muuuuuu SHQIPETAR E NDERKOMBETARE te gjithe e dine se ska peshk me te madh se ADRIATIK LLALLA, vodhi sa deshi dhe iku shteti eshte ne gjume.Fli gjume o shtet se jo peshq te medhenj qe ske per te kap por as cironjka me kete drejtesi e cila kur te filloi te punoi asnje peshk nuk do rri ketu.

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero Baze
    .
    Në këtë det të thellë korrupsioni
    Në këtë shtet orgjish rrumpallë
    i kapuri nuk është “Peshk i Madh”
    i kapuri është një bidon me Dhallë!

  9. padrejtësi says:

    Peshqit e mdhenj janë jasht rrjeti dhe prap pritet hetuesi të drejtë nga falangat tropojanë mos se na çmendët

  10. Grereza says:

    O TIMI, mesoje te lutem qe nuk arreston shteti, arreston prokuroria. Ti duhet te jesh i gezuar me faktet, ne 2015 i mbyllej kurse ne 2018 dosja po punohet, dmth po plotesohet.

  11. shqip says:

    Vetem nje njeri ne Shqiperi ka kapacitete te Tilla . Dhe ky eshte Sali Ram Berisha . Kjo kokaina e ardhur me banane , eshte aktivitet qe behej prej kushedi sa kohesh . Por qe katershja Berisha , Nishani , Llalla , Visho Ajazi , lergonin gjurmet . Te gjithe i kemi parasysh avionet e Diviakes apo Gjadrit . Keto ishin manovra te Sali shkemborit per te larguar vemendjen nga aktiviteti kriminal i Shqupit buze lanes . Edhe parate e lobimit vijne pikerisht nga keto aktivitete . Kujt i iku mendja ne diaspore qe te hedhe 1/2 milion $ , vetem se Basha do nje fotografi . Qe tu tregonte Baftjareve ne çadren e qoftexhinjeve , qe ja , Trapi do na mbeshtese . O pika idioteve qe fluturojne me prase . Si praset e Tritan Shehut . Po edhe ne rastin e Llalle palles , Berisha do dale pa lagur . Eshte skile , nuk le gjurme . I fut keta te babeziturit te mbarojne interesat e familjes , dhe pastaj i shet pa kurrfare ndieshmerie . Perqendrohuni te Tahiri u thoshte Berisha tre prokuroreve Tropojane . Dhe deri tani perveç nje Sajmir , shofer kamioni , prokura italiane nuk ka sjelle asnje fakt . I keni parasysh pamjet gazmore , Po edhe tragji-komike , kur Flamur Noka me Paloken dhe te tjere kamikaze , i suleshin podiumit ku fliste Rama . Ishte pikerishte per kete heroinen , po jo vetem , qe Kuliçajt , Lushajt , njerez te Saliut e te Shkerdhenit trafikonin nga Amerika Latine . Dhe kush tjeter mund ti bente dergesat ? Zenua qe shkonte ne Meksike . Me aq para sa harxhon , vetem per breket e Armines nuk do mjaftonin . Pra burimi ka qene pa dyshim nga para qe vijne nga bota e kartelit te Vicidolit . ” Prisni se s’keni pare gje akoma ” . Nese ketyre parave te lobimit ne Shba nuk u gjendet ndonje Zhan Val Zhan ( Madeleni i Kozetes ) , Lyli ka rruge per te bere .

  12. jimmy says:

    Hadarmataj eshte perdorur per re mbyllur rrjetin tek shoferi dhe te mos zbuloheshin porositesit e vertete.Kjo linje eshte perdorur shume here dhe ka pasur mbeshteje te forte se perndryshe ska mundesi qe mbas kapjes se 90 kg e te njejtes linje te rrezikonin te dergonin gati 10 here me shume heren e fundit.Dmth num u quajt linjr e djegur por eshte quajtur linje e garantuar me arsyen se dhe kur u zbulua rastesisht asnje nuk u arrestua

  13. Peshku i vogel, peshku i modh says:

    Peshku i madh do jete fshehur ne vrimen e Meros, me cpo kuptoj une.Ju lutem ndihmoni tja nxjerrim.

  14. Don says:

    Ne populli votuam dhe u tradhetuam. Etu faktet jane ne shesh ne drite te diellit cfare pritet. Pse nuk vepron prokuroria? Cfare behet me reformen ne drejtesi sepse populli po pret me syte nga dikush qe te imformoje. Cfare ben ministrja e drejtesise? Te pakten kaq gje mund ta beje. Po ky prokurori Hajdarmataj si ka mundesi te marre te njejten ceshtje? Pse nuk e hap gojen qeveria qe ne kemi votebesuar? Te le te kuptosh hPur qe edhe Edi Rama eshte kundershtar i kesaj reforme.

  15. zi says:

    Sa me shume ti drejtohesh gopit,
    ne thellesine e tij
    aq i pa fundem mundimi,
    per te gjetur pafundesine e dobise prej tij.
    [me nderime gopistit].

  16. BUJARI JU DEGJON says:

    Une si popull,”urdheroj” prokurorin Besim Hajdarmataj te arrestoje veten e tij! ?

  17. Visi says:

    Po Adiatik Llalla perse nuk merret i pandehur ? Kaq shume sa ky ka abuzuar me pushtetin , shperdoruar detyren ne menyre te vullnetshme , kerkuar denimin e te pafajeshmeve duke e ditur qe eshte i pafajeshem …. Per kete Llallen ka shume e shume evidenca qe provojne qe vetem veprime jane kryer nga ky person. Eshte e vertete qe ka blere e shitur me shpejtesi prona , pasuri etj., por sa tatime ka paguar per keto te ardhura qe ka gjeneruar nga shitja e pronave ? Pa perfshire minimalisht sa te ardhura ka deklaruar çdo vit ! Por ky Llalla pa llogaritur vetem shpenzimet qe ka kryer per shkollimin e femijeve , veshjet dhe udhetimet e tij nuk i justifikon dot te ardhurat , pa llogaritur shpenzimet per udhetime turistike ne Dubai , pushime ne Sardenje sebashku me persona te denuar per trafik droge ne Itali nga gjykata supreme. Llalla vetem shpenzimet e udhetimit te gruas se tij dhe Lindjen e femijes se tij nuk e justifikon dot e jo me gjerat e tjera. Ky dhjaraman i fryre nga politikanet tane, hajdut e gjobeven sebashku me dhkaramanin koketul fshatarin nga Lundra Petrit Fusha , Vellai i te cilit eshte denuar nga autoritet spanjolle per trafik kokaine , i denuar 25 vjet dhe dhjaramani Petrit Fusha pastron parate e ardhura nga Vellai i tij dhe me shume se kater vjet kryehajduti i Llalles.
    Mero , per keta dhjaramanet duhet te publikosh perdite historira te abuzimit me pushtetin, detyres dhe korrupsionit galopant. Koleget e tyre nuk duhet te kene meshire per te gjithe keta mostra te cilet duhet te ndeshkohen nga Ligji . Eshte absurde qe Llalla te mbrohet dhe amnistohet nga pergjegjesia Ligjore e Vetingut me terheqjen e tij. Llalla ka kryer vepra penale dhe duhet te pergjigjet per to. Keni futur njerez ne burgje per vjedhje 2000 leke te energjise elektrike dhe keni bere mire , por te mbrosh te Kryekorruptuarin kjo eshte katastrofe. Kjo do te thote qe drejtesia nuk ekziston dhe te korruptuarit do te mbrojne njeri tjetrin !

  18. Lulzim says:

    Enveri nuk u ka rene kokes kot ketyre e ka ditur ke ka syrgjynosur.
    Pa le te thone keta qe Enveri beri lufte klasash.
    Enveri beri shtet duke shtypur morrat e duke thare pellgun e shushunjave.

  19. Visi says:

    Llalla duhet te shkoje ne gjyq sebashku me Petrit Fushen , Vellai i krytrafikantit te denuar me 25 vjet burg ne Spanje . Lares parash dhe shok e mik me trafikante . Llalla nuk justifikon dot vetem udhetimet e tij dhe te familjes , pushime ne Sardenje, Dubai etj. Nuk justifikon dot Pagesat e Lindjes se djalit ne Amerike , dhe te gjitha pasurite e tij . Shikoni sa tatime mbi te ardhurat ka paguar Lllalla nga shitja e pronave te tij ? Perse Llalla qenka qe biznesmen i zoti blen mijra meter katrore sa per te blere 10 m ? Cfare ka bere si kembim ky dhjaraman, palaco dhe abuzues me detyren ? Ky dhjaraman ka abuzuar me detyren dhe ky duhet te pergjigjet perpara Ligjit. Adriatik Llalla vemja qe infektoi korrupsionin, mediokritetin, paaftesine dhe shperdorimin e detyres ne te gjithe sistemin e Prokurorise ? Adriatik Lllalla pse nuk i vajte ceshtjes se CEZ deri ne fund por i pushove ceshtjet ose ja fute ndonjerit qe nuk kishte lidhje me politiken ? Adriatik Llalla , perse zoterote prisje biznesmene ne zyre ? Cte lidh Ty me ta ? Adriatik Llalla perse ke bere pushime ne Sardenje ne Korrik 2013 me trafikante te denuar per kokaine nga gjykata e Milanos me 12,5 vjet ? Adriatik Llalla sa ke shpenzuar per qendrimin tend dhe te familjes ne Costa Smeralda Korrik 2013 ? Po Dubai me djalin tend Adi ? Adriatik sa here ke fjetur me punonjesen tende ne hotel ne Bukuresht dhe Viene ? Viti 2013/2014 ? Adriatik Lalla sa here ke udhetuar ne Afrike me trafikantin e kokaines ne vitin 2016 dhe 2017 ? Adriatik si i ke bere keto pasuri duke qene gjithmone nepunes me page maksimale 90-100,000 leke ne muaj ? Sa leke merrje ne muaj nga kontrabandistet e karburanteve kur ishe Prokuror Rrethi ne Fier ? Adriatik nuk ka Gjermani qe te shpeton ty dhe dhjaramanet qe bere drejtuesa nga perballja me Ligjin e RSH. Adriatik Llalla nuk ka Mete apo Damjan qe te ndihmon apo shpeton ty nga ndeshkimi per shkaterrimin dhe vendosjen e prokurorise ne sherbim dhe funksion te Politikes dhe Politikaneve ! Adriatik Gjermania nuk do nje dhjeraman te korruptuar si ty .

  20. Salihajni says:

    Vazhdoni o bashkeatdhetare me prallen e ujkut (opozites dhe qeverise) e te gjurmeve (te tropojasit Cekaj).
    Duhet kapur demi per briresh. Por kush ta kape Saline? Saliu u ka dosje te gjitheeve ne opozite e ne qeveri. Kjo eshte arsyeja pse nuk kapet nga briret e djallit, djalli i madh, Sali Vicidoli.
    Opozite dhe qeveri jane bere nje front i betem munder SHBA dhe BEse er te penguar reformen ne drejtesi (qeveria kekron 2 vjet te beje reformen e ne drejtesio: a ka me qehsarake dhe tallje me ne shqotaret?).
    Le te mos ankohemi posht e lart por te ngrohemi ne kete diell marsi se opozite e qeveri na i kane gjetur festen sipas numrit te kokes sone prej skllavi.

  21. Salihajni says:

    Vazhdoni o bashkeatdhetare me prallen e ujkut (opozites dhe qeverise) e te gjurmeve (te tropojasit Cekaj).
    Duhet kapur demi per briresh. Por kush ta kape Saline? Saliu u ka dosje te gjitheeve ne opozite e ne qeveri. Kjo eshte arsyeja pse nuk kapet nga briret e djallit, djalli i madh, Sali, Vandali i permasave historike nga Vicidoli……
    Opozite dhe qeveri jane bere nje front i betem munder SHBA dhe BEse er te penguar reformen ne drejtesi (qeveria kekron 2 vjet te beje reformen e ne drejtesio: a ka me qehsarake dhe tallje me ne shqotaret?).
    Le te mos ankohemi posht e lart por te ngrohemi ne kete diell marsi se opozite e qeveri na i kane gjetur festen sipas numrit te kokes sone prej skllavi.

  22. Koba says:

    Nderime Gopistit
    Qe u bie kusarve pa dallim
    Ke te drejte Per Dhallen
    Nuk eshtee Peshk i Madh
    Ka Liken dhe Salen
    Qe e kane mbeshtetur
    Tashti Like Bajga po e ben Hasha .Kerkon Nga SHBA Te Dhena .Harron se Dosjet e Tij Nuk i mban dot TendaLUM NA Per President qe Kena

  23. shkupi says:

    Merem me sportin e peshkimit , andaj ju them se Shiperia nuk ka rrjete per te kapur peshkaqene te medhenj , rrjetat duhet porositur nga jasht shteti por i duhet edhe peshkatare ekspert , per 27 vite tranzicion peshqit jane rritur sa nuk gjenden as ne oqeanin e Atlantikut sepse jane ushqyer me produkte bio nga Skrapari e deri ne Kolumbi … per ti ndihmuar peshkataret policija Shqiptare duhet reformuar dhe trefishuar , Prokuroria don njeri patriot dhe atedhedashes e jo Llallallare te pjellur nga rusoserbosaliberishovica . dhe ju garantoj per 6 muaj do te zhkuken nga faqja e dheut te gjithe peshqit e medhenj deri tek peshku qe luan rolin e presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje