DEBATI/ Basha e "merr me të mirë", Arben Imami e refuzon

8 Mars 2018, 18:57Politika TEMA

Ish- deputeti Arben Imami, ka refuzuar propozimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të qenë pjesë e grupit të punës që do të mbledhë kontributet dhe propozimet që do i shërbenin fuqizimit të kësaj partie.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Imami gjatë mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk ishte për grupe pune dhe ka kërkuar caktimin e një tjetër emri në vend të tij.

Jam kundra mbledhjes së Kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar.

Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë kongres të parakohshëm.

Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet.

Nuk kuptoj shkaqet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë.

Nuk zgjidhen në mënyrë mekanike, e as me grupe pune.

Fjalët i ke të bukura por mungojnë veprat.

Duhet fryme dhe nuk zgjidhet kjo çështje duke na futur nëpër grupe pune”, ka thënë Imami.

Debati i plotë:

Imami: “Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres të parakohshem. Nuk jam dakord me kete nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune”.

Basha: Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse them kuvend i parakoshhem, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë permes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Une jam angazhuar që këtë t’i paraqes kuvendit. Statuti është kompetencë e kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni pranine tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullentin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkepunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transforminit te partisë.

Imami: Vendosni dike nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është per grup pune. Ndoshta është vetevleresim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por eshte grup politik me pervojen e duhur per te mbledhur opinionet, propozimet e te gjitheve. Nese nuk hidhet ky hap, nuk mund te nise asnje proces.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje