Vllaznia për femrat fiton Kupën e Shqipërisë përballë Tirana AS

9 Mars 2018, 17:56Sport TEMA

Ekipi i Vllaznisë për femra, është fituesi i edicionit të nëntë i Kupës se Shqipërisë.

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena” është zhvilluar finalja midis Tirana AS  1-6 Vllaznia,  një finale e dominuar nga vajzat e Shkodrës.

Pjesa e parë ka folur qartë për fitoren e Vllaznisë pasi kanë realizuar 4 herë në portën e Tirana AS, po kështu edhe në pjesën e dytë Vllaznia ka thelluar rezultatin e saj duke e përfunduar ndeshjen me rezultatin 6-1, golin e nderit për Tirana AS e shënoi M.Atiock ’47 dhe për Vllazninë shënuan këto futbolliste,  Gjergji  ‘8,  Gjini ’12,  Djegsina ’29 ’38, Gruda ’73,  Doci ’92.

Me fitimin e këtij trofeu Vllaznia e femrave shkon në 5 tituj të fituar të Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje