Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk preferon të ngutet me deklarata lidhur me refuzimin e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Dëshiroj së pari të shoh se për çfarë bëhet fjalë. E shoh që ka keqkuptime në publik për Marrëveshjen e Brukselit në përgjithësi.
Do ta marr Marrëveshjen e Brukselit në ditët në vazhdim dhe do ta lexoj nga A deri në Zh, pasi që duket se nuk është e mjaftueshme që ta vendosin në ueb faqe që ta shohin të gjithë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shohin marrëveshjen për Asociacionin”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se është e çuditshme nëse është marrë vendimin për anulimin e themelimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Më jepni afat 24 orë që të mund të reagoj. Me lejoni, pasi që sot nuk kam mundur ta ngre kokën nga punët pas vizitës në Rumani. Nëse është e vërtetë, nuk e di çfarë mund të jetë këtu e mirë, sepse kjo do të thotë se dikush me vendimet e veta po çon drejt destabilizimit”, ka thënë ai.(TemA TV)