Duke qenë se Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë, ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve duke i bërë fillimisht disa pyetje publike.
Shiheni me kujdes shkresën e parë këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që ajo ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.
Gjëja e dytë që duhet të ngulisni në memorie lidhet me shkresën e mëposhtme. Bëhet fjalë për firmën “Balkans Investment Group sh.p.k” e themeluar në 3 janar të këtij viti.
Zyrat qëndrore i ka në Rrashbull të Durrësit, nga ku është edhe origjina e zonjës Gashi. Më saktësisht, zyrat gjenden në Apartamentin 42, shkalla e parë kati i tretë.
E treta mbajeni mirë mend objektin: “Bleart” tek Shkembi i Kavajës.
Kjo është një firmë ndërtimi për investime dhe menaxhim në fushën e veprimtarisë ndërtimore.
Pyetja që kemi tani për zonjën Gashi është: A keni ndonjë lidhje Ju ose ndonjë familjari Juaj shumë i afërt që është pjesë e procesit të vettingut sipas detyrimit që përcakton ligji (jo bashkëshorti, sigurisht), me këtë firmë? Një lidhje kjo që mund të jetë ose direkte ose indirekte, ose e drejtëdrejtë ose e tërthortë me këtë subjekt? Çfarë ju lidh me të? A janë gjërat që ju lidhin objekt i deklarimit të pasurisë nga ana Juaj? A i keni pasqyruar ato në formularët e deklarimit të pasurisë dhe në ato të vettingut?
Këto dhe shumë pyetjeve të tjera, do duhet që zonja Gashi tu japë përgjigjen sot e tutje. Ne po presim. Nëse ajo nuk do ta bëjë brenda 24 orëve, ne do jemi të detyruar që të bëjmë transparencën e plotë vetëm nëpërmjet ekspozimit të provave dhe fakteve tona.
POR KUJDES! Këto prova dhe fakte nuk i disponon vetëm Alpenews.al tashmë. Ato janë depozituar në kohën e duhur, në vendin e duhur.
Shtet qe nuk ekziston ligji fare pasi te gjithe duan te vjedhin dhe vetem te vjedhin
Rovena Gashi e ka vendin ne burg.Atje do gjejne rehatine bashke me Adriatik LLallen,do jene me ngrohet.
Kjo eshte pjesa e dukshme e aizbergut . Po Shqiperia eshte e gjitha nje aizberg . Dua vetem te bej nje paranteze . Kush e mban mend Shqiperine e peruidhes 45-90 , e percakton ate si periudha e diktatures . Po ç’ishte ne vetvete kjo ” diktature ” ? Eshte e qarte si drita qe , ligjet nuk te lejonin qe ti katunaromalokari , te mos e konsideroje vendin tok e xanun . Keta e konsideronin veten si kolonet irlandez ne fushat e Texas-it , apo ne pyjet e Alaskes . Ku i pari qe arrinte , shkulte nje dege peme , e ngulte aty , dhe behej zoti i terrenit . Pra Amerik ( Ha-mer-ik ) . Tani keta moren me Golem , e me Lalez , e me Dhermi , Dajt , e ku ta di tjeter . Dhe nuk mjafton . Po keta beheshin gardiane te “ligjit “, dmth Maliqit . E kuptoni pse i fryjne ne te njejten vrime ? Diktatura , komunizmi , Enveri , bunkeri . Ja pikerisht per keto kompani fantazem . Qe Jane lavatriçe per pastrim parashe . Mund te bejne edhe ironi disa personazhe prane Shqupit buze Lanes . Po eshte e njejta situate si ne fund te 44es . Ku alabaket si puna e Tik – takut Llalles , apo kjo goca e Neredinit , bashke me Full(h)ajnet , kishin bere kerdine Duke vene pasuri nga kaosi i luftes . Dhe pastaj shajne Enverin . Po asnje nuk i pergjigjej konkretisht ku i beri napolonat . Si ka mundesi mor horr qe na ben per budallenj , si ka mundesi qe ne nje vend me stadin me te ulet te jeteses , ku s’kishte as rruge , as shina ‘ as sptale , e vetem dy tri shkolla te mesme . As energji , e as bujqesi . Si u bekerkan milionere bota . Ku eshte fuqia blerese ? Po te pakten ai brez pa qe ti vihej ne vend drejtesia . Po ne sot na ben karshillek pallati Lylit , ndertuar mbi prone private , mbi det privat . Ose ecomostro e Nuredinit mbi reren e Golemit . Burgu do ishte kapak floriri per keta . Apo s’kane edhe tv , frigorifer , dush , e mbase edhe air conditioned . Spaçi , atje mund te ndryshonin sadopak . Pa ne keto burgjet e luksit , bejne ca muaj denim , e pastaj dalin edhe me te motivuar per te vazhduar karrieren ( vjedhjen ) .
SHUME E SAKTE.
Keta si rovena, llalla por edhe te tjere jane oficere te shtetit, pra duhej te ishin mbrojtes te tij, te prones dhe parave publike, dhe vecanerisht mbrojtesit e te drejtave te njeriut dhe te demokracise. Ja ku jane sot; Keta duhen denuar per tradheti te larte ndaj atdheut. Shkerdhata!