"Gjoksi i Ilda Bejlerit po ma thyen ekranin", Mustafa Nano sqaron deklaratën e bujshme: Kjo lakuriqësi mund të…

10 Mars 2018, 11:10Lifestyle TEMA

Gazetari Mustafa Nano ka sqaruar monologun për zhveshjen e ekzagjeruar në ekran, duke marrë si shembuj dy gazetare të sportit, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin.

Për këtë të fundit ai tha se “gjinjtë” e saj po i dilnin nga ekrani i televizorit.

Ai sot ka thënë në Panorama se ky “Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore”.

“Shikoni, doni ta dini si e shoh unë këtë punë? Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore.

Kjo e fundit është një mufkë kolosale. Lakuriqësia nuk është shenjë afirmimi, nuk ka të bëjë me betejën e grave për barazi, të drejta e oportunitete. Sikur feministet e famshme të historisë së botës, prej atje ku janë, të shihnin në skena të mëdha koncertesh këngëtaret; Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna, apo edhe vajzat “tona”; Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa, që këndojnë pothuaj të zhveshura me synimin për të afirmuar kauzën e grave në botë ato do të ktheheshin përmbys në varret e tyre. Lëre pastaj të shihnin sojin e Kardashianëve.

Dhe nuk kuptohet një gjë në këtë mes: Kur lakuriqësia femërore pushton rrugët, hapësirën publike, televizionet e në përgjithësi jetët tona, me këtë nuk bëhet gjë tjetër, veçse ushqehet maskilizmi, seksizmi, etj., e në përgjithësi u shkohet pas midesë, rregullave të një bote burrash. Frika ime është që kjo lakuriqë- si, nëse thellohet (deri ku mund të shkohet?), mund të shkaktojë një çmagjepsje të burrave prej grave dhe kjo do të ishte, për mua, një nga ngjarjet më të rëndësishme, domethënë dramatike, në historinë e botës.

Nuk arrij dot ta përfytyroj një ditë, në të cilën një vajzë e zhveshur t’u shndërrohet djemve në një gjë të zakonshme, në një pamje rutinore. Kjo është një betejë e imja, pra, për të mbrojtur magjinë e nuditetit femëror, e cila për shumë burra, përfshirë mua, mund të shihet si një nga arsyet që ia vlen të jesh në këtë botë(TemA)

18 komente në ““Gjoksi i Ilda Bejlerit po ma thyen ekranin”, Mustafa Nano sqaron deklaratën e bujshme: Kjo lakuriqësi mund të…”

  1. Futja kot says:

    Shko re pirllu?si kanë harruar me te pyet ty madona dhe lady gaga per jeten nje fshatar me mendime otomane ,qe edhe skenderbeun e bët gjysem serbi ti, dhe nje princ fshatar qe luftonte per tokat e tij lubonja.Jo se dua te mbroj ilda leshin se kto dihet qe prezantuese 2 lekshe jan,por po permend artiste globale qe nuk kan krahasim

    1. I.Hoti says:

      Une kam ‘shqetesimin’ per lakurq-sine……., jo njelloj si Z.Nano ,kurse per problemet historike jam kundra , kuptohet. Por nuk kuptoj sulmet qe i behen pa baza Z.Nano ! Komentatoret sportiv ne UK psh kurre nuk dalin ashtu.Ndryshe ne festime(parti) festivale…….! Njerzit mendojne ndryshe dhe nuk ka pse sulmohen si ‘fshatare’ , por me fakte e argumente. Ata qe argumentin e gjejne tek ‘fshati…’ per mendimin tim vuajne nga komplesi i iferioritetit, padituria, mungese shkollimi e intelekti…..jane fshatare ose vec te lindur ne qytet….u ‘shkon gjuha tek dhembi………’

      1. petriti says:

        Pergjigja e duhur.

      2. Flm says:

        Respekte z.Nano
        Gabimi yt i madhe eshte se debaton me “kurva” katunare, kurse ne temat historike me “katunar” Injorant.

  2. Ajaxi says:

    Ch’barazi pretendohet nepermjet paraqitjes se vajzave, bile edhe grave, ne mjedise pune, sikur te ishin ne mjedise argetuese? Shoqerine njerezore e ka orientuar drejt zhvillimit pikerosht disiplina ne pune dhe veshja estetike jashte pune dhe perjashta shtepise apo ne shtepi me mysafire si dhe ne ceremoni fesrtive e argetuese. Nuk mund te imitohet plazhi ne mjedise urbane, prej femrash ndryshe.

  3. ferdi says:

    TI tamom ja FUT KOT ,muçi nuk ka ndermend te veshi Rita Oren dhe Rihanen Aas Kardashianit nuk do ti heqi as nje cop byth te jesh i sigurt , kto le te rrin si te dun , por tema qe ngre Muçi esht shum e gjer ,se ka 25 vjet qe ka humbur ndjenja e meshkujve karshi femrave ,se e vetmja gje qe i ben meshkujt qe ti rrahi zemra ndryshe kur esht me nje femer esht ai kurioziteti qe ka mashkulli karshi femres ,kur femra i nxier te tera deri tek gopi ajo nuk ta ngref me ta themi shqip ,tek ajo nuk ka me kuriozitet le te jet e bukur sa te doj ,por kur nje femer esht e veshur normal dhe zbulon pak kofshen te jesh i sigurt ti qe ja fut kot qe te ter meshkujt do terhiqen shum nga sbulimi i ri qoft me e shetuar se kto qe rrin lakuriq ,ne kohen e PPSHse nje mashkull sa do gangster te ishte per para nje femre i mbahej fryma se ishte drejt nje zbulimi qe ai i kishte dhen rrug imagjinates vet prej kohesh edhe duke menduar para gjumit per te ,sot femra perdoret si manekin jepi leket te le breket ,ka qen dhe nje rreklam angleze per te qeshur me kte tem ,ishte nje mashkull tek plazhi nudo i cili ishte ndar me gardh me plazhin normal ,kur shkon tek gardhi tek ndarja shikon njerin nga plazhi nudo qe shikonte tek plashi normal nga te çarat e gardhit ,çfar shikon i thot ky ktu i shef dhe vrimen ,kjo esht arsyeja qe shof ktej i thot ai se ktu nuk kam çfar te shikoj me teper i kam par tashme te tera dhe nuk po na punon ai miku i pergjigjet pergjusi ,e kuptove ti qe ja fut kot.

    1. Futja kot says:

      Per ate pjes ka te drejtë se nuk kemi arritur ne si shoqeri aty,por ke parë ti ne botë për pak audience si ky nano te meren me atlete me kembe në tavolinë?apo ska halle tjera populli ?po si lubonja qe do te bej kontraversin duke fol budalliqe.27 vjet analista te blerë nga kjo politikë e hajduteve

  4. Taras Bulba says:

    Cveshja nuk eshte barazi por joshje

  5. ILIRET says:

    Po keto vajza nuk afrohen ne ekrane se kane tru e ze melodioz por sepse “kane bythen e mire”. Dhe kjo bythe ka dhene disa prova se eshte vertet e mire. Derisa te jete e mire. Pastaj. Dhe vajzat behen plaka, rinia, nuk vjen me. Motrat Vjollca. Me trupate nuk gjen. Derisa te kene bythen e mire.

  6. GAZETA VLORA says:

    KUR DIKUSH KA TE DREJTE , MOS NGATRRONI TEMAT DHE MOS I HANI HAKUN.
    NANO KA TE DREJTE , SE NE ASNJE TV TE EUROPES, TV SERIOZE NUK KA NGA KETO FENOMENE .KJO VETEM NE SHQIPERI.
    THUA SE FLASIN E PARAQITEN PER KANLET “ROZ” ME +0090 XXXXXXX ME SEKS , NDERKOHE QE JANE NE ORERE DHE KANALE QE PARAQESIN TEMATIKE DHE PROBLEMATIKA QE SKANE ASNJE LLOJ LIDHJE ME PARAQITJEN. KUR FLASIM PER PUNE , MOS NGATROJME KOFSHET ME GJOKSET.

  7. Ferdi says:

    O moderator botojë dhe komentin tim boj pak sevap

  8. mirel says:

    Parimisht Muci ka te drejte. Komentatoret sportive ne Angli e Amerike ndonjehere dalin dhe me bluza sportive. Po kjo e ben sikur po paraqet shkuma party. Arroganca e injorancise. Eshte bruto vulgarizem.

  9. Haka Tekizoti says:

    Muçi edhe sipas meje ka të drejtë, por duke parë pakëz më ndryshe, lakuriqësia e përdorur si “mjet” televiziv, nuk është më një çēshtje tepër vetjake, që lidhet ngushtësisht me parapëlqimet se si dëshiron ta shfaqësh apo shesësh veten para të tjerëve. Televizioni dhe mediet e tjera ndër të tjera kanë edhe qëllime e synime sociale dhe shoqëria ashtu siç pret të përfitojë prej tyre të renë e dobishme ka kërkesa edhe të natyrës etike. Ç’të mira mund t’i vijnë një emisioni nga sallata që krijohet me përzierjen e këngës, bie fjala, me bythët e sisat e mbushur me silikon (qoftë edhe jo)??!! Nga ana tjetër, si mund të mendohet se femrat, duke u zhveshur pothuajse krejtësisht arrijnë barazinë me meshkujt, kur meshkujt nuk është se maskilizmin e tyre e shfaqin me anë të lakuriqësisë. Madje, lakuriqësia e femrave të ekraneve tregon nënshtrimin e femrave ndaj maskilizmit, sepse pronarë të medieve janë meshkujt dhe ata, për të shtuar shikueshmërinë me çdo kusht e me çdo mjet, të paaftë për t’i dhënë shikuesit programe vërtet të dobishme e tërheqëse, si mjet të shpejt për të tërhequr injorancën drejt ekranit përdorin femrat, më saktë silikonin e buzëve, bythëve e sisave të tyre, të cilat janë shpëlarë aq shumë saqë do të ndiheshin krenarë nëse do fitonin në ndonjë konkurrim me lopët…

  10. Nje durrsak says:

    Ske faj o bujk i gezuar nga reforma,Se nuk je mesuar me cilesi,po ec e mbush barkun e shfry bolet…

  11. vjola says:

    Te lumte Z.Nano

  12. Bujku says:

    Respekt Muci! Te mbrohet magjia e nuditetit femeror! Vetem per kete fjali duhet te heshtin te gjithe ata qe kundershtojne pasi ste kane kuptuar! Inpotenca ne shtim pervec shume faktoreve ka dhe kete shkak!

  13. selvia says:

    KETO MOSTRA TE TIPIT BEJLERI JANE TE PA AFTA DHE NUK JANE GAZETARE NGA QE NUK KANE CTE THONE SE SDINE NXJERIN GJOKSIN SHALET BYTHET DHE TE GJITHA I KANE TE BERA POR ME E KEQJA ESHTE SE SI KJO BUNDER KA PLOT QE SLENE GJO PA BO.I HONGERT MORTJA…..

  14. Kasandra says:

    Shqetësim apo humor?
    Z. Mustafa Nano shqetësohet apo bën humor kur thotë se lakuriqësia me përmasa botërore mund të errësojë “magjinë e nuditetit femëror” dhe një takëm burrash do të përfundojnë në vetëflijim nga mërzia. Deri sot asnjë burrë nuk ka tentuar të largohet nga kjo botë për një arsye të tillë megjithëse shumë jetojnë në shfaqje nudo në skenë, në ballo me maska, në plazhe të njohura dhe në rrugë kur turma të mëdha grashë e burrash marshojnë lakuriq për të protestuar për një çështje të dobishme dhe kthehen në shfaqje nudo reale (reality show) etj. As tamam humor nuk është shqetësimi i Nanos se do të ishte shumë e hidhur për tragjedinë ku ka degjeneruar një pjesë e shoqërisë. Atëhere mbetet të jetë temë e hedhur për diskutim e shprehur allaNano si një kambanë ndërgjegjësuese veçanërisht për ata dhe ato që ndjekin vullnetarisht atë modë me teprime në jetë, në rrugë e kudo se në punë shpesh nuk varet prej tyre ndonëse kanë të drejtë të kërkojnë veshje profesionale pa rrezikuar vendin e punës, se mund të vishesh bukur edhe pa treguar lakuriqësi.
    Në shoqërinë moderne njerëzit e artit e të kulturës shesin atë që kanë më të lavdërueshme, dikush ka trurin, dikush ka pamjen dhe trupin e bukur, dikush ka zërin që merr vlerë edhe më të madhe kur shoqërohet edhe me kercim e bukuri origjinale trupore. Teprimet në shfaqjet e tyre nga vetë fjala tregojnë se edhe ato këgëtaret e mëdha të përmendura në këtë artikull i bëjnë yzmet biznesit të tyre për sa më shumë famë dhe fitime, pavarësisht si i gjykon opinioni publik.
    Kambana e Nanos bie në radhë të parë për punëdhënësit, biznesmenët dhe bizneset që i përdorin lakuriqësinë, pamjet seksi dhe dhunën për të tërhequr sa më shumë interesin e njerëzve për shfaqjet dhe mallrat e tyre për të shtuar të ardhurat e tyre pavarësisht nga dëmi që i shkaktojnë shoqërisë dhe personalitetit njerëzor, traditës, moralit dhe etikës së shëndoshë. Z. Nano e bëri të vetën në një mënyrë që të mbahet mend. Kush nuk e pëlqen le ta bëj më mirë. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje