Investigimi amerikan, PS "ultimatum" Bashës: Nuk do shpëtosh si për "Rrugën e Kombit" dhe "21 janarin", një orë e më parë në Prokurori

10 Mars 2018, 12:31Politika TEMA

Partia Socialiste ka folur sërish lidhur me investigimin amerikan për aferën e kryedemokratit Lulzim Basha me lob

Në një dalje për media, drejtuesja e qarkut Tiranë, Blerina Gjylameti, thotë se “Lulëzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulëzim Bashën”.

Gjylameti shprehet se kjo histori nuk ka të bëjë veç me pastrimin e parave por me të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë.

“Sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë, po në radhë të parë me domosdoshmërinë për të ditur të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë.

E cila, do të ishte një krim politik i pashoq në dëm të interesit tonë kombëtar dhe kundër ëndrrës europiane të Shqipërisë!” tha Gjylameti. (TemA)

3 komente në “Investigimi amerikan, PS “ultimatum” Bashës: Nuk do shpëtosh si për “Rrugën e Kombit” dhe “21 janarin”, një orë e më parë në Prokurori”

  1. shqip says:

    Po ça te sqaroje moj vajze . Akoma nuk jeni sqaruar ju ? Pd lindi si organizate anti kombetare . Punoi , inskenii , planifikoi , rrenimin e Shqiperise . I Kenii syte ne balle , apo ju Kane zene syte privilegjet e pushtetit . Nuk ju mjaftojne 27 vjete , Po duhet t’jua sqaroje Basha .

  2. ua mami says:

    Sa te jete ne fuqi marrveshja e majit, nuk e gjen gje gjene e keqe.

  3. Ardi says:

    Qekan shqetsuar shume. Nese Lul Basha eshte 1person. E gjithe partia socialiste eshte krijuar Serbia. Dhe kjo u vertetua per 50 vite per krimet qe bene kunder shqiptareve. E kane ndryshuar emrin disa here si parti. Si ato kriminelat qe ndrrojne indetitetin. Per ti shpetuar drejtesise.Fare e qelbur serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje