Arkitekti i njohur danez, Bjorke Ingles ka vlerësuar përpjekjet e Tiranës për tu transformuar në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet.
Në nisjen e prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjorke Ingels është shprehur i surprizuar për ndryshimin që ka pësuar Tirana në raport me disa vite më parë, ndërsa theksoi se edhe ai ndihej i frymëzuar nga ndryshimi ka pësuar Tirana.
“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformimet por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shof një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Ingels.
Më tej ai theksoi se ishte gjithashtu nder për të që do të kontribuonte edhe më tej me projektin e Teatrit Kombëtar në këtë transformim të Tiranës.
“Është një nder i jashtëzakonshëm që të jem pjesë e këtij transformimi në kuadrin e Teatrit Kombëtar”, tha Ingels. Arkitekti Ingels u shpreh me nota pozitive edhe për atë që ofron sot sheshi “Skëndërbej”. “Sot sheshi “Skëndërbej” është bërë i mrekullueshëm dhe i ka dhënë gjallëri jetës”, shtoi arkitekti danez.
Danezi ka gjetur parajsën ketu ne Shqiperi : projekt arkitekture ne zemer te kryeqytetit pa gare ???!!!!
Ashtu si dikur Hoxha ja jepte dhendrit K.Kolanci projektet e Tiranes !
After 2014 BIG unscrupulously is sharking for job everywhere outside Denmark (China is most beloved context) …….when it comes to political corruptive deals-grabbing proposals, Bjarke Ingels and BIG are becoming increasingly hard to beat – and ever more divisive and disruptive, among peripatetic professionals…. Many of the most “show- nightmare style” BIG’ s buildings are just computer generated unfeasible proposals.
Pas 2014-s, BIG pa skrupuj po “peshkaqenojne” për punë kudo jashtë Danimarkës ……. kur bëhet fjalë për te grabitur pune nepermjet propozimeve korruptive dhe influences politike, Bjarke Ingels dhe BIG po bëhen gjithnjë e më të vështirë për tu “mundur” – dhe gjithnjë e më shumë përçarës, në mesin e profesionistëve ambulante …. Shumë nga ndertesat me stilin “show-nightmare” BIG janë thjesht propozime të jo ekonomike te gjeneruara me kompjuter.