Ecuri perfekte në 5 javët e fundit, por Kukësi stonon në mbrojtje

12 Mars 2018, 19:01Sport TEMA

4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit, një ecuri në kufijtë e perfeksionit që vlen pronësimin e vendit të dytë, duke lënë pas me një distancë prej 6 pikësh ndjekësit, Flamurtarin dhe Laçin, por pavarësisht ecurisë pozitive në skuadrën e Pakult ka edhe një detaj që stonon, shifra e golave të pësuar.

Kukësi pëson thuajse gjithmonë të paktën një gol për ndeshje, ka ruajtur portën të paprekur në këto 5 takimet e fundit vetëm përballë Laçit, dhe në fakt janë të gjitha fitore të vuajtura.

Në 3 ndeshjet e fundit verilindorët kanë pësuar në total 5 gola, e madje janë ndëshkuar edhe nga skuadrat e fundit të tabelës, Lushnja apo Teuta që kanë vënë seriozisht në vështirësi Kukësin deri në momentet e fundit të lojës.

Në sfidën e fundjavës së shkuar madje ishin bregdetarët ata që kaluan të parët në avantazh me Kukësin që më pas u zgjua dhe shënoi 3 gola por pësoi sërish duke e vënë në rrezik deri në fund rezultatin e ndeshjes.

Kohët e fundit Pakult është detyruar të improvizojë disa herë repartin e mbrojtjes si pasojë e mungesave të Allës apo Shametit megjithatë numri i golave mbetet shqetësues, një handikap për tu rregulluar sa më shpejt për të mos kompromentuar rrugën drejt një vendi të dytë tejet të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje