Një delegacion i UEFA-s ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”.
Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve, në kantier.
Në prononcimin e tij për mediat, Favre u shpreh se më në fund në Tiranë do të ketë një stadium të nivelit të lartë, ndërsa sa i përket zhvillimit të mundshëm të Superkupës së Europës, ai tha se konkurenca është mjaft e fortë.
“Është kënaqësi që jam këtu në emër të UEFA-s. Kam patur edhe fatin që isha këtu personalisht përpara dy vjetëve kur u bë edhe anonçimi i projkektit. Takohem sërish me arkitektin dhe federatën për të parë ecurinë e punimeve. Është një projekt tejet i rëndësishëm për futbollin shqiptar, pas ndëtimeve pozitive në Elbasan dhe Shkodër.
Më në fund do të shohim këtu në kryeqytet një stadium të nivelit të lartë. E dimë që pritet të përfundojë mes shkurtit dhe marsit të vitit tjetër, për ne është një periudhë shumë e mirë dhe urojmë që të jetë një projekt i bukur.
Finalja e Superkupës së Europës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë”, deklaroi , Thierry Favre. (TemA)
Bobo! Kushedi sa do jene nevrikosur Berishe me Bashen!? Do pesojn ndonje gje,emoragji cerebrale.Eshte pune e shkelqyer e Rames.Pse ta beje ai dhe jo keta myteberet e pd-ke.