Kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim artistët për t’u prezantuar planin e ri mbi ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Rama shprehet se salla ekzistuese do të shembet dhe do të nisë ndërtimi i godinës së re.
“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët.
Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë.
Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.
Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje.
Teatri është pjesë e një propozimi për një partneritet publik privat. Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur”, u shpreh Rama.(TemA)
I mblodhe delet?
Eshte teper vogelsi te merret kryeministri i Shqiperise me tatrin e Tiranes. Fundja nje teater eshte.
I mblodhe delet.?
Jepi Rama.
Bej me te miren
Shume mire.Me ne fund edhe shqiperia do kete nje teater modern si bota.Ky teater duhet dhe te behet,duan ata te opozites apo jo.Tatri i ri behet per popullin e Tiranes dhe gjithe shqiperise,dhe jo per inatçoret e pd-ke.A ju kujtohet kur Jozefina Topalli,per tekat e saja,dhe per ti dhene emer vehtes donte te bente parlamentin e ri gjoja modern? Por ja qe ideja e saj nuk ishte e mire dhe u hodhe poshte.Po ky tater qe i sheben shqipeatreve,a i duhet? Patjeter i duhet dhe te behet.Kundershtareve nuk ju vjen mire,se jane pune te mira te qeverise Rama,dhe me lloje e lloje shpifjesh,duan te denigrojne ate vete dhe ps-ste.Kete e kupton populli dhe u ve festen sipas kokes.
E di se cfare me kujton kjo? Nje teme hartimi qe e ka pas realizuar Heroi Qemal Stafa: “E vjetra po shembet, nje bote e re po lind germadhash”. Ndermarrje e bukur, pafundesisht e bukur. Nje shoku im shkrimtar ka thene “Kush nuk e don te bukuren, mos e gezofte kurre!” Ky teater kombetar kam bindjen e plote se do jete nje tjeter perle e kryeqytetit tone ku do aktrojne ata qe e meritojne te ngjiten ne skenat e tij. Urime!
Jo ore, jo! Nuk duam ndertime moderne, duam ndertesa me mure prej balte. ?
Tani, sa per dijeni artin nuk e ben ndertesa por aktoret te cilet i kemi nen nivelin e aktoreve te Kosoves. Kete, nivelin, ka per detyre te ngreje Kryeministri. Sa per delet , mblidhini ju qe nuk din cfare don me thane teater kombetar.