Ja shifra marramendëse që u shit super diamanti 910 karatësh

13 Mars 2018, 16:03Lifestyle TEMA

Një nga diamantet më të mëdhenj në botë është shitur për 40 milionë dollarë, njoftoi sot kompania përpunimit të mineraleve “Gem Diamonds Limited”.

“Diamanti 910 karatësh, i madh se një top golfi, iu shit dje një blerësi të panjohur, në qytetin belg në Antwerp”, sipas një njoftimi, raporton ata.

“Guri i ngjyrës D, tipi II, u zbulua në muajin janar në minierat e Lesotos”, njoftoi  “Gem Diamonds Limited”.

Një diamant i papërpunuar nga Botsvana, që mendohet të jetë diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë gjatë një shekulli, u shit për 53 milionë dollarë në muajin shtator.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje